Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata “Nga dashuria ndaj jetës” mban në vet veten shpresë për jetë

БНР Новини
Ekipi “Ambasadorë të Humanizmit”, frymëzues dhe organizator i fushatës
Foto: arkiv personal

Kordelja bojë roze – është simboli i cili lidhet me fushatën e luftimit të sëmundjes më të tmerrshme të grave – kancerit të gjirit. Ky simbol u sjell shpresë qindra bullgareve të prekura nga kjo sëmundje, se ajo mund të mjekohet, në se do të zbulohet me kohë. Kontrollimet profilaktike për këtë sëmundje në Bullgari janë falas dhe kryhen gjatë tërë vitit në kabinetet e specializuara pranë klinikave të mëdha. Tetori është muaji, në të cilin një nga kompanitë e mëdha kozmetike na sugjeron, se shëndeti është dhurata më e çmueshme, për të cilën duhet të kujdesemi. Kjo është periudha gjatë së cilës zhvillohet edhe një fushatë informative.

Për 16 vitet, që pas realizimit të veprimtarisë së parë, në kuadrin e fushatës “Nga dashuria ndaj jetës” u dhuruan përafërsisht 1 500 000 leva, u bënë kontrollime mjekësore të më se 30 000 bullgareve në mbarë vendin dhe u siguruan ekografë për 7 spitale. Për fat të keq çdo vit regjistrohen përafërsisht 3 800 raste të reja të kësaj sëmundjeje. Aktualisht të sëmurët tek ne janë më se 46 000 veta.

СнимкаPërpjekjet e fushatës bamirëse për Bullgarinë deri tashti drejtoheshin te profilaksia” – shpjegon Cvetelina Goçeva – menaxhere e firmës kozmetike nismëtare. Sivjet organizohet një koncert të madh bamirës me pjesëmarrjen e interpretuesve në zë bullgarë pop. Radioja Kombëtare Bullgare sivjet është partnere mediatike e nismës.

Mendoj, se fushata jonë ka popullaritet në shoqëri. Gëzohem gjithashtu, se arrijmë të gjejmë një përkrahje të gjerë si ndër njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe ndër partnerët tanë biznes” – thekson Cvetelina Goçeva dhe vazhdon: “Kemi dëshirë, që gratë të ndjejnë veten më të lumtur, më të sigurt, më të shëndosh, më të bukur me përkrahjen tonë. Gratë e prekura nga kanceri i gjirit kanë shumë frika, edhe të shkojnë në kontrollimet profilaktike. Mirëpo, njerëzit duhet të jenë të informuar, se kanceri mjekohet. Gjatë të gjitha këtyre viteve, brenda të cilëve zhvillojmë fushatën tonë, bëjmë përpjekje të shpjegojmë me sa rëndësi është profilaksia. Zbulimi i problemit me kohë mund të shpëtojë jetën e njeriut. Prandaj ne u drejtohemi jo vetëm grave, por edhe burrave, sepse ata kanë nënë, bashkëshorte, vajza... Mesazhi ynë është ndaj mbarë shoqërisë, se të gjithë t’i kushtojmë vëmendje këtij problemi, të sillemi me përgjegjësi në radhë të parë ndaj shëndetit tonë, ndërsa kjo do të thotë edhe përgjegjësi ndaj të afërmve tanë.

Sivjet u krijua edhe sajti special – thankyou.bg, në të cilin secili mund të mësojë se si të përkrahë fushatën, të lexojë këshilla dhe rekomandime për parandalimin dhe profilaksinë. Edhe sivjet mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen Fondacionit “Njëra prej 8”, themeluese e të cilit është drejtuesja televizive Nana Glladuish. Ajo qëndroj sy më sy me këtë sëmundje të tmerrshme dhe zhvillon luftën e vet me kancerin. Nëpërmjet këtij fondacioni mijëra gra në Bullgari kanë shansin të përfitojnë nga ndihma falas praktike, juridike dhe morale, gjë që do të lehtësojë vuajtjet dhe do t’u ndihmojë të vazhdojnë jetën e tyre me dinjitet.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD