Qindra njerëz protestuan të dielën në Barcelonë kundër pavarësisë së provincës spanjolle Katalonjës nga Spanja. Para kësaj Kryeministri Mariano Rajoy paralajmëroi se Madridi nuk do të lejojë shpalljen e njëanshme eventuale të pavarësisë nga ana e autoriteteve katalane. Nga fillimi i muajit, kur në provincën spanjolle u zhvillua referendumi për pavarësi, atje ndodhen më se 4 mijë policë dhe ata do të qëndrojnë atje deri sa normalizohet situata.
Reagimet ndërkombëtare të lidhura me këtë problem janë të përmbajtura dhe duket se të gjithët presin zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Kjo është në fuqi edhe për pozitën e Bullgarisë, po të kemi parasysh se deri tani nuk ka deklaratë zyrtare, me përjashtim të një reagimi të lidhur me komentet kritike të futbollistit bullgar Hristo Stoiçkov kundër veprimeve të policisë spanjolle në ditën e referendumit. Në fakt Ministria e Punëve të jashtme ishte e detyruar të reagojë, sepse Hristo Stoiçkovi është konsull nderi i Bullgarisë në Barcelonë. Ministria u distancua nga fjalimi i tij, që prezanton një pozitë personale. “Bullgaria respekton rendin kushtetutës dhe tërësinë e Spanjës, epërsinë e ligjit dhe parimet e shtetit të së drejtës si vlera kryesore për secilin shtet-anëtar të Bashkimit Evropian” – thuhet në reagimin e Ministrisë bullgare. Në të gjithashtu shprehet shqetësimi rreth përshkallëzimit të tensionit në Katalonjë dhe bëhet thirrje për kapërcimin e tij me anë të dialogut politik në përputhje me legjislacionin e Mbretërisë së Spanjës.
Jo zyrtarisht komente bënë dhe disa politikanë. Deputeti nga Parlamentit Evropian Angall Xhambazki për shembull komentoi se skenari “Katalonja” tek ne është i pamundshëm, sepse në Kushtetutën tonë është shkruar në mënyrë të qartë se Bullgaria është një shtet i vetëm (unitar) me vetëqeverisje vendore, në të cilin nuk lejohen ndarje territoriale. Mirëpo ai komentoi gjithashtu se kazusi i Katalonjës nuk është vetëm spanjoll, por është evropian.
Dhe po ta pranojmë pohimin e fundit si të vërtetë, atëherë kazusi Katalonja na prek drejtpërsëdrejti, sepse ai vë në dyshim unitetin e Bashkimit Evropian, prej të cilit ne jemi pjesë. Shkelja e tërësisë së shteteve kudo në botë, nuk është një proces i njëhershëm, por është i vazhdueshëm, tepër serioz dhe i dhimbshëm, i cili detyrimisht ndikon rajonet përreth.
Kujtimi për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në Bullgari akoma është i gjallë. Si rezultat në hartën e Evropës u shfaqën Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia. Megjithëse nga pikëpamja juridike federata jugosllave lejonte mundësinë për daljen e secilës prej gjashtë republikave, mëvetësinë e tyre shtetet e reja e arritën pas konflikteve të rënda dhe luftërave. Dhe pavarësisht se është një shtet i pavarur, Maqedonia akoma nuk ka fituar njohje zyrtare për emrin e saj, kurse Bosnjë e Hercegovina vazhdon të jetë një protektorat ndërkombëtar. Pasi për një periudhë Kosova funksiononte si protektorat ndërkombëtar, ajo tashmë është shtet i pavarur, mirëpo edhe ajo nuk e ka njohjen e të gjitha shteteve. Lidhur me kazusin e Katalonjës Beogradi filloi të kritikojë Bashkimin Evropian për këtë se për çështjen e provincës spanjolle aplikohet një standard, i cili ndryshohet nga ai i aplikuar për rastin e Kosovës.
Në hapësirën publike në Bullgari ngjarjet në Katalonjë kanë edhe një aspekt tjetër, i cili edhe më shumë i ashpërson shqetësimet. Në Spanjë sipas të dhënave jozyrtare jetojnë rreth 300 mijë bullgarëve, një pjesë prej të cilëve jetojnë në Katalonjë. Dhe me siguri situata atje do t’i prek negativisht ata. Prandaj jo vetëm politikanët tek ne, por të gjithë qytetarët bullgar presim me shpresë zgjidhjen e favorshme të krizës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, u dëgjua nga Komisioni për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian. Ai tha se disa nga..