Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Socialdemokratët fitojnë zgjedhjet në Maqedoni

Foto: BGNES

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informoi se kandidatët e LSDM-së udhëheqin në 50 bashki në Maqedoni, kurse VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit – vetëm në 9 bashki. Për herë të parë Bashkimi Demokratik për Intergrim i Ali Ahmetit e tejkalon VMRO-DPMNE-në dhe fiton në 12 bashki. Dita zgjedhore kaloi në mënyrë të qetë dhe pa shkelje të konsiderueshme, pohojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë Zoran Zaev komentoi se dita e zgjedhjeve është një ditë e madhe për demokracinë dhe liritë në Maqedoni sepse e pohon ndryshimin në vend. Në zgjedhjet e mëparshme lokale partia VMRO-DPMNE-ja (e cila sot është opozitare) kishte përparësi të konsiderueshme në 58 bashki, kur Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë fitoi në vetëm 4 prej të gjitha 81 bashkive në shtet.


Sipas Presidentit Thaçi BE-ja ka qasje diskriminuese ndaj Kosovës

Foto: BGNES

Në një intervistë për Deutsche Welle Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se qëndrimi i Bashkimit Evropian është absurd dhe i turpshëm në raport me qytetarët e Kosovës dhe institucionet e Kosovës. Presidenti theksoi ne nuk kemi kërkuar as më pak e as më shumë sesa të trajtohemi barabartë sikurse vendet e tjera të rajonit e jo të dyfishohen kriteret”. Pyetjes se çfarë pret nga faza e fundit e dialogut me Serbinë, duke pasur parasysh këtë qasje nga ana e Bashkimit Evropian, Thaçi tha se qëllimi është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe me shtetet e tjera të rajonit, kështu edhe orientimi euroatlantik i Prishtinës. Prandaj Kosova nuk do të lejojë që Serbia të lëvizë drejt BE-së, kurse Kosova të mbetet në pozicionin zero.


Vuçiç: Me shqiptarët na duhet një marrëveshje 200 vjeçare

Foto: BGNES

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç komentoi në një intervistë për Associated Press se derisa zgjidhja e problemit me Kosovën është një nga pengesat e Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, Beogradi dhe Prishtina kanë nevojë për marrëveshje të afatgjate të paqes për 200 vitet e ardhshme. Sipas Presidentit për të arritur një gjë të tillë, secila nga dy palët duhet të bëjë kompromise.


Turqia zuri pozita në provincën siriane Idlib

Foto: BGNES

Ushtria turke zuri pozita në provincën siriane Idlib dhe duket se ky operacion qëllon kufizimin e veprimtarisë së milicive kurdë në rajon, transmetoi Reuters. Sipas të dhënave të televizionit turk NTB, në Idlib do të dislokohen 200 ushtarë, duke përfshirë në këtë numër 120 ushtarë të trupave të zbarkimit, 8 tanke, 50 transportues të blinduar. Ankaraja pohon se operacioni është organizuar në bashkëpunim me grupazhet siriane, të përkrahura nga Turqia dhe është bashkërenduar me Rusinë dhe Iranin. Qëllimi paska qenë pakësimi i përleshjeve  mes rebelëve, të dominuar nga ish-dega e Al Kaidës në Siri, dhe forcave të regjimit.


Rumania i paguan qytetarët e saj për të drejtuar automjete të reja

Foto: BGNES

Në kuadrin e programit ekologjik Rabla, i cili filloi gjatë majit të këtij viti me buxhet 180 mln. euro dhe qëllon blerjen e më shumë makinave të reja në Rumani,  qeveria e këtij shteti lëshoi midis 1400 dhe 10 000 euro për ata, të cilët dëshirojnë blejnë vetura më të reja që u përgjigjen standardeve më të larta ekologjike. Rumunët marrin nga 1400 euro për secilin automjet më i vjetër se 8 vjet, prej të cilit heqin dorë dhe e zëvendësojnë me më një të re. Njerëzit, të cilët blejnë makina elektrike marrin nga 10 mijë euro, kurse ata që i preferojnë automjetet hibride – akoma 1000 euro. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD