Ditën e diel, më 22 tetor, në Sofje përfundon salloni më i madh automobilistik, i cili zhvillohet në kryeqytet që prej 25 vitesh. Rreth 40 marka botërore treguan gjatë 2017-ës mbi 300 vetura me dhjetëra risi teknologjike. Për herë të parë vizituesit patën mundësi të testojnë një pjesë prej eksponateve dhe interesi ndaj sallonit ishte shumë i madh. Mirëpo, gjatë ditëve të zhvillimit të tij ndodhën disa ngjarje, që i bënë bullgarët për të menduar seriozisht për gjendjen e tregut automobilistik në atdhe.
Në shikim të parë, për nga shitja e automobilave të rinj gjatë 8 muajve të vitit tregu automobilistik në Bullgari është ndër ato me prosperitet më të madh në Evropë, me rritje prej 18.1 për qind dhe me perspektiva shumë të mira deri në fund të vitit, në sfondin e uljes mesatare në BE prej 2 për qind. Mirëpo, të dhënat do të bënin një përshtypje më të madhe, në qoftë se rritja prej 18.1 për qind nuk barazohej me vetëm 2542 automobila dhe në qoftë se numri i përgjithshëm i automobilave të rinj të shitur nuk ishte vetëm 18 709. Numri i ulët i automobilave të rinj të blerë nuk i detyrohet mungesës së interesit, por i aftësisë së ulët blerëse, sepse çmimet e veturave në sallonin automobilistik lëviznin nga 24 500 deri në 46 500 leva (nga 12 469 deri në 23 665 euro).
Gjatë sallonit automobilistik në Sofje nga Rumania erdhi lajmi se atje aplikohet një program ekologjik për stimulimin e rinovimit të parkut automobilistik. Rumunëve, të cilët kanë dëshirë të zëvendësojnë veturën e tyre të vjetër mbi 8 vjet, me një të re autoritetet livrojnë 1400 euro. Ata që dëshirojnë të blejnë një automobil të ri elektrik mund të marrin rreth 10 000 euro, kurse ata, të cilët e kanë zgjedhur variantin hibrid – marrin suplementarisht 1000 euro.
Pasi në një shtet fqinj, ku realitetet ekonomike dhe sociale ngjajnë shumë me ato bullgare aplikohet një politikë e tillë, atëherë kjo mund të ndodhë edhe në Bullgari. Mirëpo, idetë në Bullgari në këtë drejtim janë tepër të ndryshme. Gjatë muajit prill me urdhëresë të qeverisë eko-taksat për automobilat e rinj u pakësuan me 5 për qind, për automobila elektrikë – me 30 për qind, kurse për automobila të vjetra u rritën. Gjatë muajit qershor Ministri i Mjedisit Neno Dimov propozoi që të merren masa, të cilat ta bëjnë importin e veturave të reja të leverdishëm dhe ato të jenë në dobi jo të blerësve, por të shitësve të tyre. Mirëpo, tani për tani nuk ka ndryshim në tregun e automobilave dhe përdorimi i automobilave të rinj është tepër i kufizuar. Faktet flasin për domosdoshmërinë për një politikë më efektive.
Përgatiti në shqip: Vesella MançevaTakime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash..