Përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës shpalli se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua të dielën kanë votuar 750 mijë veta apo 43,71% prej personave që kanë të drejta të votojnë. Për pjesëmarrje në pushtetin vendor në 38 komuna u konkurruan 35 parti, një koalicion, 30 bashkime të qytetarëve dhe 25 kandidatë të pavarur. Sipas rezultateve paraprake dhe jozyrtare fituesi është Lidhja Demokratike e Kosovës. Pastaj renditen Partia Demokratike dhe Lëvizja “Vetëvendosje!”. Ndoshta do të ketë balotazh në shtatë komunat më të mëdha në shtet, i cili do të zhvillohet më 19 nëntor.
Prokuroria në Shqipëri kërkon arrestimin e një ish ministri me akuzë për trafik narkotikësh
Prokuroria në Tiranë kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit nga Partia Socialste Saimir Tahiri për shkak të pjesëmarrjes së tij në trafikimin e narkotikëve. Kërkesa u parashtrua në Kuvend vetëm një ditë pasi policia italiane i dërgoi dokumentet zyrtare mbi këtë çështje dhe 400 faqe me përgjimin e bisedave, prej të cilave bëhet e qartë se bashkëpunëtorë të afër të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit marrin pjesë në trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria në Iatli. Mediat në Tiranë komentojnë se akuza kundër ish ministrit të punëve të brendshme është skandali i radhës i rëndë i lidhur me qeverinë e Ramës.
Turqia nisi prodhimin masiv të dronëve ushtarakë
Turqia ka nisur prodhimin masiv të “dronëve-kamikazë”, informuan nga Sekretariati i Industrisë Mbrojtëse të shtetit. Mjetet fluturake me telekomandë kanë tri lloje të ndryshme – dy prej tyre janë ashtuquajturat “kamikaze”, lloji i tretë do të përdoret për hetim. Pritet se ato do të përdoren në operacione kundër terrorizmit. Droni i parë turk Bayraktar TB2 që nga shtatori i vitit të kaluar përdoret gjerësisht në operacione antiterroriste.
Cipras pret nga Maqedoania masa konkrete për anëtarësi në NATO
Në një takim në Athinë me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence Kryeministri Aleksis Cipras tha se Maqedonia duhet të bëjë hapa konkrete për anëtarësimin e saj në NATO, informuan mediat greke. Pence pohoi përkrahjen kategorike nga ana e SHBA-së për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe pohoi se zgjidhja e mosmarrëveshjeve të lidhura me emrin e shtetit është me rëndësi të madhe. Nga kabineti i kryeministrit grek pohuan se gjatë bisedimeve mes Ciprasit dhe Zëvendëspresidentit Pence nuk ka pasur befasi në lidhje me emrin e Maqedonisë dhe nuk është ushtruar presion.
Një kompani bullgare bëhet pronare e gjigantit metalurgjik maqedonas
Agjencia Makfax informoi se kompania bullgare “Enekod” blen ndërmarrjen metalurgjike maqedonase për prodhimin e feronikelit “Feni”. Kompania bullgare premton rimëkëmbjen e prodhimit brenda afateve të shkurtra dhe mbulimin e detyrimeve të vjetra financiare të “Feni”- t, prona dhe llogaritë e të cilit bankare janë bllokuar. Uzina është një nga kompanitë kryesore në shtet nga pikëpamja e investimeve, eksportit dhe punësimit dhe punon nga viti 1982.
Një koalicion mediatik serb kërkon transmetim në gjuhën bullgare
Koalicioni i Shoqatave Mediatike pranoi në Beograd një deklaratë, me të cilën kërkon nga RadioTelevizioni Kombëtar transmetime në të gjitha gjuhët e minoriteteve në Serbi, kështu siç parashikon ligji për mediat publike. Në dokument është shkruar se mediat publike në shtet duhet të detyrohen t’i përfshijnë në programet e tyre gjuhët shqipe, boshnjake, vllahe dhe bullgare. Në këtë koalicion mediatik marrin pjesë Bashkimi i Pavarur i Gazetarlëve në Serbi, Bashkimi i Pavarur i Gazetarëve në Vojvodinë, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike, Asociacioni i Mediave Online dhe Asociacioni Lokal Pres.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..