Në Turqi janë kthyer 900 xhihadistë islamikë
Gazeta “Xhumhuriet” njoftoi se rreth 900 janë qytetarët turk, të cilët janë bashkuar ndaj terroristëve nga Shteti Islamik dhe janë kthyer pa ndonjë pasojë në atdhe. Sipas një raporti të Soufan Center në Shtetet e Bashkuara, Turqia zë vendin e 7 në klasifikimin e 33 shteteve, të cilat janë bashkuar ndaj luftëtarëve xhihadist. Më tepër janë luftëtarët nga Rusia, Arabia Saudite, Jordania dhe Tunizia. Ndërkohë agjencia e Anadollit transmetojë se vetëm gjatë ditës së shtunë në Ankara kanë qenë arrestuar 49 të huaj për dyshim për pjesëmarrje në Shtet Islamik. Të njëjtën ditë në Stamboll trupat për siguri kanë arrestuar 4 ekstremistë nga grupazhi, të cilët kanë pasur ndërmend të kryejnë një sulm kundër qendrës tregtare në lagjen Bajrampasha.
Athina: Debatet rreth emrit të Maqedonisë janë vetëm një nga problemet me Shkupin
Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias deklaroi, se debati midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është vetëm një nga çështjet e hapura midis të dyja vendeve, të cilët po e vonojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Përveç problemit me emrin, tani diplomacia greke ka pretendime ndaj Maqedonisë rreth akoma 4 çështjeve të hapura, një nga të cilat është ajo për emërtimet tregtare. Koxias shpreson që problemi me emrin të zgjidhet gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni ripohoi suksesin e socialdemokratëve
Bashkimi drejtues Socialdemokrat në Maqedoni ripohoi suksesin e vet zgjedhor dhe gjatë ciklit të dytë të zgjedhjeve lokale, të zhvilluar gjatë kësaj të diele në 35 bashki, duke fituar më tepër vota në 17 prej tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim fitoi në 6 , Aleanca Shqiptare në 3 , kurse VMRO-DPMNE vetëm në 2 bashki. Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkoi “kthimin e demokracisë dhe të dinjitetit në vend” përmes zgjedhjeve parlamentare përpara afatit.
NATO-ja paralajmëroi se ushtria në Kosovë është e pamundur pa ndryshimin e Kushtetutës
Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rouz Gotemiler i paralajmëroi autoritetet në Prishtinë se Kosova nuk mund të krijojë forca të armatosura personale pa pasur ndryshim në Kushtetutë. Ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës mund të bëhen vetëm me 2/3 prej shumicës në Parlament, kurse tani për tani udhëheqja e tanishme nuk disponon një shumicë të tillë. Autoritetet nuk kanë përkrahje dhe nga përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë.
Opozita shqiptare premton prova të reja për lidhjet kriminale të qeverisë
Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha shpalli se gjatë këtyre ditëve do të publikojë dëshmi të reja se, disa anëtarë të qeverisë së tanishme të Edi Ramës marrin pjesë në grupe kriminale, njoftoi sat info-ja maqedonase. Gjatë javës së kaluar ish-Kryeministri shqiptar dhe President i vendit Sali Berisha po kështu e akuzoi qeverinë, se e kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë kontrabandën me narkotikë në Shqipëri. Përpara disa ditëve Parlamenti shqiptar mori imunitetin e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i dyshuar, se është i përzier në një kanal për trafik narkotikësh.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..