Një nëntori është një festë e të gjithë bullgarëve për kujtimin e bullgarëve largpamës, të cilët janë kthyer në liderë shpirtëror të kombit. Në këtë datë nderojmë veprimtarinë e letrarëve, edukatorëve dhe luftëtarëve për çlirimin kombëtar, të cilët kanë mundur të ruajnë gjatë shekujve vlerat, moralin dhe besimin e popullit tonë. Festa quhet Dita e Iluministëve të popullit, kurse fjala “buditell” (iluminist) ka një rrënjë sanskrite – “buda” që do të thotë i zgjuar, që shikon. Dita e iluministëve popullor ka një histori pothuajse 110 vjeçare. Iniciativa për shpalljen e kësaj feste ka qenë e mësuesve nga qyteti Plovdiv, të cilët janë mbledhur dhe kanë vendosur se në ditën e Shën Ivan Rillskit Çudibërës, do ta kremtojnë Ditën e Iluministëve Rilindës. Akti i tyre ka qenë një farë proteste kundër harresës së personaliteteve të mëdhenj nga Bullgaria e kohës përpara çlirimit. Ministria e atëhershme e arsimit e ka ndërmarrë iniciativën nga Plovdivi dhe e ka imponuar në të gjithë vendin. Duhet të shënohet se, dita e iluministëve ka lindur në një kohë të rëndë të shkatërrimit shpirtëror dhe dëshpërimit kombëtar pas Luftës së Parë Botërore. Ëndrra për bashkimin e të gjithë bullgarëve në një shtet të lirë dhe të begatë sapo ka dështuar dhe kjo ka shkaktuar ndarje në kombin tonë. Në një moment të tillë prijësit e popullit kanë kërkuar një mbështetje tek shembulli i personave më të nderuar nga e kaluara, të cilët me forcën e mençurisë, pjekurisë dhe fjalës, e kanë nxjerrë popullin nga errësira e kohërave pa arsim në kushtet e sundimit të huaj.
Sot jetojmë në një botë teknologjike dhe shumë lehtë mund të humbemi në detin pa fund të informacionit. Prandaj përsëri kërkojmë shembullin e njerëzve, të cilët mund t’i quajmë iluministët e kohës së sotme. Ata janë personalitete me shqisa për gjërat e vlefshme në jetën tonë. Janë njerëz të cilët nuk joshen nga paratë dhe nga lavdia, por tregojnë një lidhje dhe dashuri ndaj fisit dhe atdheut. Iluministët modern nuk do t’i gjeni në turmën e zhurmët nëpër rrugë apo sheshe. Ata flasin qartë dhe në mënyrë kuptimplotë, në sytë e tyre mund të vini re lot kur recitojnë vjersha patriotike. Një përvojë më të madhe marrin nga librat. Duan që t’ua transmetojnë interesin e vet ndaj dijes të tjerëve.
Një iluminist të tillë nga koha jonë, e gjejmë në vatrën e kulturës në fshatin e vogël Kërnare në rrethin e qytetit Karllovo. Më shumë se 30 vjet Ana Vëllkova e kalon kohën e vet në bibliotekë. Pjesa më e madhe e fëmijëve aty janë rritur me përrallat, të cilat ajo iu ka lexuar çdo ditë. Vetë Ana Vëllkova thotë se fshati Kërnare është një fshat evropian, sepse ka çdo gjë dhe për më tepër mësues të shkëlqyer.
“Mjerisht tani gjithnjë e më pak njerëz lexojnë dhe bile dhe fëmijët e mëdhenj nuk lexojnë rrjedhshëm. Kjo është një dukuri në masë, sepse preferojnë të merren me telefonat dhe tabletat. Unë çdo ditë, më në veçanti gjatë ditëve të pushimit, i mbledh fëmijët në sallën e leximit të bibliotekës. Gjithmonë gjej kohë t’u lexoj libra. I shtyj që ata vet të lexojnë me zë, u bëj diktime dhe pas kësaj u shikoj gabimet. Disave kjo iu duket e vështirë, por kur e shikojnë se unë nuk qortoj asnjë ata qetësohen dhe vijnë tek unë me dëshirë. Po kështu bëjmë ushtrime bashkë, mësomë tabelën e shumëzimit. Shpesh organizoj shëtitje deri tek vendet kureshtare në rajonin tonë. U tregoj për historinë dhe për personat e njohur nga krahina jonë. Kështu dhe për mua koha nuk është e humbur, sepse jam mes fëmijëve.Të gjithë më presin në orën 1 përpara bibliotekës, që të mund të fillojmë me punën tonë. Nuk mund të përfytyroj se fëmijët mund të vijnë, kurse vatra e kulturës do të jetë e mbyllur, prandaj nuk dal në pushim bile gjatë periudhës së verës. Ne, veprimtarët e vatrave të kulturës jemi njerëz, të cilët jemi të përkushtuar në punë dhe bëjmë kështu që të mund të ketë jetë kulturore në bashkësi, që të mund të ngremë frymën e këtij populli të fjetur”, thotë Ana Vëllkova nga fshati Kërnare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..