“Burimet e pastra të ujit të pijshëm janë një resurs i madh i Bullgarisë, i cili për fat të keq nënvlerësohet. Uji është ai, i cili do t’u japë shtytje të paktën tri degëve të ekonomisë sonë – industrisë ushqimore, bujqësisë dhe turizmit” – këtë e tha Veselin Penev – njeri prej organizatorëve të Konferencës së XII-të Shkencore i kushtuar Ujit. Bullgaria herën e radhës u bë organizatore e forumit, i cili mbledh në një vend një bashkësi të madhe shkencore, qëllimi i së cilës është analizimi i thelluar i diturive më të reja për ujin.
“Atë, të cilën e dimë për ujin është, se sipas strukturës ai i ngjan trurit të njeriut dhe mënyrës në të cilën funksionon ai” – thekson profesori Anton Antonov, specialist i biofizikës së ujit. – Uji përbëhet nga molekula të lidhura me njëra tjetrën. Çdo molekulë lidhet me katër molekula fqinje dhe për nga ato lidhje i përngjan trurit të njeriut. Ashtu si në truri një qelizë neuronale lidhet me të gjithë të tjerët dhe formojnë një rrjetë, kështu edhe në ujë një molekulë lidhet me të gjithë të tjerët në sistemin e lidhjeve hidrogjene. Ato janë kuante mekanike dhe ka shumë pikëpyetje rreth tyre. Si rezultat uji mund të regjistrojë informacion në mënyrë analogjike, siç ndodh kjo në trurin e njeriut. Ai është një rruzull i pafundmë më i ndërlikuar se sa një universi makroskopik. Prandaj tani para studimit të ujit hapet një të ardhme të gjerë. Bullgaria është ndër vendet më të pasura në Evropë për nga numri i burimeve minerale me cilësi kuruese të ujit. Është interesante, se uji mban mend shtresat dhe vendet përmes të cilëve kalon. Për shembull uji mineral buron nga manteli i Tokës. Ky ujë mban mend kontaktin me shkëmbinjtë. Prandaj ujërat e ndryshëm mineralë kanë cilësi të ndryshme kuruese. Më i fuqishëm është ndikimi kur ata shfrytëzohen kur janë afër burimit. Kjo për arsye të kujtesës së ujit. Krahas kësaj uji ka aftësinë të ndryshojë strukturën. Gjatë vitit 2003 bëmë një eksperiment. Mbushëm një shishe me ujë dhe i dhamë një njeriu me fusha të forta biofizike. Kjo shishe u furnizua nga Gjermania në Bullgari. Nëpërmjet këtij eksperimenti vërtetuam, se pasi u eliminuan të gjitha ndikimet elektromagnetike nga jashtë, në vazhdim të dhjetë ditëve uji ruajti strukturën e ndryshuar si rezultat i ndikimit njerëzor.”
Vëmendja e shkencëtarëve gjatë konferencës iu përqendrua mbi ndikimin e faktorëve të jashtëm të ambientit rrethues mbi ujin. Ndër ta janë fusha magnetike, presioni atmosferik i tokës, dridhjet me frekuencë të ulët, të cilat linden në korin e Tokës. Në një kumtesë shkencore “Biografia e ujit” profesori Anton Antonov kujtoi, se uji mund të transferojë një informacion të koduar, dhe shtoi:
“Ka një fenomen interesant, kur formohet embrioni njerëzor gjatë javës së parë. Atëherë ai përmban dy qelizat – atë të burrit dhe atë të gruas. Me bashkimin e tyre veçoritë gjenetike kodohen. Në këtë proces uji është 98 për qind prej përmbajtjes së qelizave. Kjo vjen të tregojë se uji ruan tërë kujtesën, kështu që nga ky embrion të rritet një organizëm, në të cilin të diferencohen endet e ndryshme dhe në fund të formohet një organizëm njerëzor, i cili trashëgon tiparet e të dy prindërve.”
Për studimin e veçorive fenomenale të ujit u krijua një shkencë e re. Qëllimi është që nëpërmjet dritës të matet struktura e ujit. Themeluese e kësaj shkence të re – akvafotomika është profesoresha bullgare Rumjana Cenkova. Ajo punon në Universitetin Kobe në Japoni. Sipas saj uji është një mjedis kolektiv dhe është në një raport të njëjtë me këtë që përmbahet në qelizat tona, në trupin tonë, në tokë, ndoshta edhe në kozmos. Dhe diçka tjetër nga profesoresha Cenkova:
“Duhet të kemi të qartë, se molekulat e ujit nuk ekzistojnë vet vetiu, por formojnë një grup. Molekulat e ujit janë si ushtarë, të cilët rigrupohen sipas punës, të cilën duhet të bëjnë. Kur detyra plotësohet molekulat ndryshojnë lidhjet dhe riorganizohen. Në këtë kuptim një nga gjërat më inteligjente në tokë është uji. Akvafotonika shfrytëzon dritën si një vegël për leximin e informacionit, të cilën e mban në vet veten struktura e ujit. Uji është sistemi më inteligjent, sepse ndryshohet pa u ndërprerë dhe shumë shpejtë riorganizohet vet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..