Kryeministri i Turqisë do të vizitojë SHBA
Kryeministri turk Binali Jëldërëm (Binali Yıldırım)po përgatitet për një vizitë zyrtare në Uashington nga 7 deri më 11 nëntor. Ankaraja shpreson se ai do të qetësojë tensionin mes dy shteteve dhe kështu do të kapërcehet kriza e vizave. Tensioni nëpërmjet tyre është për shkak të arrestimit gjatë tetorit të këtij viti të një nëpunësi të Konsullatës së Përgjithshme amerikane në Stamboll, i cili u akuzua për shkeljen e Kushtetutës dhe tentativë për rrëzimin e qeverisë. Ankaraja supozon se nëpunësi është lidhur me organizatën terroriste të predikuesit islamik Fethullah Gylen (FETO) që jeton në SHBA. Pas arrestimit të tij Uashingtoni pezulloi përkohësisht lëshimin e vizave jomigratore për shtetasit turk në Turqi, kurse Ankaraja u përgjigj me masa reciproke.
NATO-ja do të kontrollojë hapësirën ajrore të Malit të Zi
Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Predrag Boshkoviç informoi se hapësira ajrore e Malit të Zi do të kontrollohet nga Greqia dhe Italia si anëtare e NATO-së dhe aktualisht po zhvillohet një procedurë e përgatitjes dhe nënshkrimit të marrëveshjeve teknike. “Kjo nuk na kushton asgjë. Detyra jonë është ta mbrojmë me helikopterë qiellin tonë në lartësinë më të vogël”, tha Ministri. Ai shpjegoi se për anëtarësinë e vet në NATO Mali i Zi paguan 475 mijë euro për vit dhe kjo është detyra e vetme e shtetit ndaj Aleancës që prej qershorit të këtij viti, kur vendi u bë anëtar i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Bukureshti hodhi poshtë pohimet se Rumania do të bëhet pjesë e Grupit të Vishegradit
Ministri rumun i punëve të jashtme Teodor Meleshkanu i cilësoi si “lajme të rreme” pohimet se Rumania planifikon të përfshihet në Grupin e Vishegradit. “Grupi është një strukturë konsultative mes katër shteteve – Çekisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë dhe tani për tani s’ka plane për zgjerimin e kësaj strukture”, shpjegoi Meleshkanu në një intervistë për RFI Rumani. Fjalët e tij vijnë pas ftesës së Kryeministrit hungarez Viktor Orban, drejtuar gjatë tetorit rumunëve që të përfshihen në Grupin e Vishegradit, kështu edhe pas konsultimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë me homologun e tij hungarez, të cilat provokuan supozime për një aderim eventual ndaj grupit të skeptikëve evropianë.
Bullgarët janë turistët nga rajoni që më shumë vizitojnë Greqinë
Më se 275 mijë shtetas të Maqedonisë kanë vizituar Greqinë që nga fillimi i vitit deri në fundin e shtatorit – apo 7% më shumë krahas së njëjtës periudhe të vitit 2016. Nga shtetet e rajonit më shumë janë vizitat nga Bullgaria – 858 000, që është një rritje 27,5%. Për të njëjtën periudhë turqit që e kanë vizituar Greqinë janë 142 000, ose 19,5% më shumë krahas vitit 2016.
Është gjetur origjinali i Marrëveshjes së Dejtonit të zhdukur në mënyrë misterioze
Versioni origjinal në gjuhën angleze i Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë në vitet e 90-të të shekullit të kaluar, u gjet në shtëpinë e një polici në Pale, afër Sarajevës. Inspektorët e Drejtorisë së Kriminalitetit të Rëndë dhe të Organizuar në Republikën Srpska kanë arrestuar Zhelko Kuntosh, pasi në shtëpinë e tij u gjet dokumenti origjinal të zhdukur pa asnjë gjurme. Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit Kuntosh ka qenë ish-pjesëtar i sigurimit dhe bashkëpunëtor i afërt i Dragan Kaliniqit, ish-kryetar i Kuvendit Popullor të Republikës Serpska.
149 emigrantë janë kapur afër Edrenesë duke udhëtuar për në Gullgarinë dhe Greqinë
Autoritetet doganore turke kanë kapur 149 emigrantë gjatë përpjekjes së tyre të kalojnë në territoret e Bullgarisë dhe Greqisë. Ekipet e xhandarmerisë turke, të cilët mbrojnë kufirin pas një sinjalizimi kanë filluar operacion në rajonin e vendbanimeve Bosna, Jenikadën dhe Meriç afër kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë. Të ndarë në dy grupe refugjatët ishin duke u fshehur dhe duke u përgatitur për kalimin e kufijve. Ata janë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, Algjeri, Iraku, Tunisi, Palestina dhe Siria.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..