Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aleksandra Veleva-Tushi rikrijon jetën e re me qelqin dhe gurin

БНР Новини

Një ekspozitë unikale bamirëse zhvillohet deri në fund të nëntorit në Sofje. Cikli prej 14 veprash i piktores së re Aleksandra Veleva-Tushi e ka emrin “Prej qelqi – në jetë”, ose “IN VITRO – IN VIVO”. Nëpërmjet formave figurative të bëra prej qelqi, guri dhe metali, autorja interpreton krijimin e jetës së re. “Fillimi Hyjnor”, “Shpresa e re”, “Shkëndijat” – këta janë vetëm disa prej titujve të përshirë në ekspozitën tematike. Mjetet e grumbulluara që ditën e hapjes së ekspozitës iu dhuruan fondacionit “Dua të kem foshnjë”, i cili punon në ndihmë të çifteve me probleme reproduktive.

Tushi filloi të punojë me qelqin dhe gurin që prej disa vitesh. Që si studente ajo u përqendrua te tema e krijimit të jetës dhe vendosi të krijojë vepra prej guri dhe qelqi, të cilat të gjallërohen në kuptimin e vërtetë të fjalës. 

Снимка

Në atelienë e mësuesve të saj Aleksandra gjeti një copë mermeri, nga e cila sipas fjalëve të saj shihej drita. Pranë tij ajo shtoi qelq, që ta forcojë efektin e reflektimit. Këtë vepër të saj piktorja e quajti “Agape”, që sipas grekëve të lashtë do të thotë “dashuria e lartë që e mbajmë brenda vetes”. Pikërisht kjo vepër është pjesë e ciklit “Prej qelqi – në jetë”, mbi të cilin Aleksandra Veleva është duke punuar disa vjet. Materialet e përdorua janë kristal çek prej plumbi, qelq i sheshtë, mermer, qeramikë dhe dru. Veprat janë bërë me ndihmën e atelieve të ndryshme në Bullgari dhe Çeki. Më shumë hollësi na solli vetë Aleksandra Veleva: 

СнимкаNganjëherë bëj shaka se kjo është In vitroja ime krijuese dhe jam e lumtur se arritëm përveç procedurës in vitro, të ndihmojmë për mjekimin e një djali të vogël, që vuan nga diabeti. Për fat të mirë arritëm të grumbullojmë 6500 leva, 5 mijë prej të cilave do të mjaftojnë për një procedurë in vitro. Tani do të arrijmë ta realizojmë dëshirën e një vajze për të pasur foshnjë, shpresoj se së shpejti ajo do të na njoftojë lajmin e bukur. Kështu po ndiej se puna ime ka kuptim. Lidhur mе organizimin e këtij aktiviteti u bëra pjesë e fondacionit “Dua të kem foshnjë”, i cili i ndihmon çiftet me probleme reproduktive. Që nga ata mësova se më e rëndësishmja është dhurimi, të mësohesh të presësh. Disa gjëra ndodhin ngadalë dhe nuk varen nga dëshira jonë, por kur të vijë koha. Mendoj se kjo mbrëmje bamirëse, në qoftë se kishte ndodhur para 4 vitesh, do të ishte më e ndryshme.”

Tërë jeta jonë, që nga veti krijimi, është depërtim i materialit në material”, kështu Tushi e trajton idenë e projektit të vet. Së pari i formon gurët, kurse hapi tjetër është krijimi i qelqeve. Mirëpo, në fund të fundit gjithçka varet nga njerëzit, të cilët i pëlqejnë dhe i blejnë veprat e saj.

Organizatorët e ankandit bamirës “Dua të kem foshnjë”

Gjithmonë jam përpjekur ta mbushë botën me energji pozitive dhe t’i ndryshojë gjërat për diçka më të re. Qelqi vetvetiu është transparent, prandaj është vështirë të mbajë në vetvete diçka negative. Ai është një material i shkëlqyeshëm për punë dhe e pasqyron jetën tonë. Në qoftë se është rrethuar nga e mira, atëherë ai do të reflektojë të mirën në jetën tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD