Pritet që më 13 nëntor ministrat e mbrojtjes dhe ministrat e punëve të jashtme të BE-së të shpallin në Bruksel nëse shtetet e tyre dëshirojnë të bashkohen me projektin për Bashkëpunim të përhershëm të strukturuar (PESCO) në mbrojtjen evropiane. Në interes të projektit Gjermania dhe Franca i harruan disa prej kundërshtimeve të tyre tradicionale, kurse me marrëveshjet paraprake mes tyre ndoshta do të bashkohen edhe Italia dhe Spanja. Mendohet se gjithsej rreth 2/3 prej shteteve anëtare kanë dëshirë për t’u përfshirë në bashkim. Në Bullgari që prej disa muajsh tema është sidomos aktuale edhe për shkak të faktit se nga data 1 janar i vitit tjetër ajo e merr kryesinë e Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Mund të thuhet se debati i brendshëm për mbrojtjen e përbashkët evropiane kohët e fundit u përparua shumë dhe tashmë përvijoi disa pikëpamje konkrete.
Debati me emrin “Bashkë në siguri, roli i Bullgarisë në mbrojtjen e përbashkët evropiane”, që u zhvillua muajin e kaluar në Sofje, tregoi se tani për tani aderimi me mbrojtjen e përbashkët evropiane nuk ka oponent ndër forcat politike në vend. Sipas Presidentit të Republikës Rumen Radev, i cili është gjithashtu Kryekomandant i Forcave të Armatosura, në botën e sotme, në të cilën lojtarët e tjerë globalë e zhvillojnë kapacitetin e tyre ushtarak, BE-ja nuk mund të vazhdojë të shpresojë vetëm te “forca e butë”. Duke u shpallur kundër përballimit të fragmentacionit në mbrojtjen evropiane, Radev citoi të dhëna, sipas të cilave BE disponon 176 platforma ushtarake dhe 17 lloje tankesh luftarake, derisa SHBA disponon vetëm 30 platforma ushtarake dhe një lloj tank luftarak. Si rezultat i kësaj shtetet evropiane humbasin nga 70 deri në 100 mlrd euro. Sipas Presidentit, BE-ja mund ta përballojë këtë situatë me krijimin e një industrie të integruar mbrojtëse, kurse si kryetar i Këshillit të BE-së gjatë gjysmës së parë të vitit tjetër vendi ynë jo vetëm se duhet të tregojë qëllimet e veta në këtë fushë, por edhe t’i bashkojë ndërmarrjet dhe institutet tona shkencore për forcimin e aftësive mbrojtëse evropiane. Këtë ide të Presidentit e përkrahën përfaqësues të Partisë Socialiste në opozitë. Për integrimin e industrisë mbrojtëse kombëtare dhe të komunitetit akademik në këtë proces u shpall edhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, por paralajmëroi se deri në krijimin e strukturave të përbashkëta mbrojtëse do të arrihet në qoftë se në “Bruksel flitet më pak” për Evropën me shpejtësi të ndryshme.
Një rol të konsiderueshëm në debatet kushtuar kësaj teme kishin edhe ekspertët e mbrojtjes. Si Ministri i Mbrojtjes, ata u shpallën kundër mbrojtjes eventuale evropiane me dy shpejtësi, sepse nuk duhet lejuar që të ketë shkalla të ndryshme sigurie për shtetasit e shteteve të ndryshme evropiane. Sipas ekspertëve, Bullgaria duhet të përfshihet aktivisht në kërkimin e vendimeve, duke zgjedhur mes variantit për pjesëmarrje vullnetare në mbrojtjen e përbashkët evropiane pa angazhimin politik dhe juridik, dhe variantit për sinkronizimin e planifikimit mbrojtës dhe realizimin e programeve të përbashkëta. Sa i përket variantit të dytë BE-ja mund të ketë një rol më të konsiderueshëm për sigurinë e brendshme dhe reagimin ndaj rreziqeve si terrorizmi dhe kiber-sulmet dhe pikërisht për këtë shkak ky variant është i preferuar. Disa ekspertë mendojnë se është më mirë që Bullgaria të përqendrohet në angazhimet e saj të lidhura me NATO-n . Tani për tani është herët të mendohet se si mendimet e paraqitura deri tani në Bullgari sa i përket mbrojtjes evropiane do të përfshihen në debatin evropian. Mirëpo, mendimet janë kategorikisht për ndarjen e përgjegjësive për sigurinë e BE-së.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Autoritetet rumune largojnë Calin Georgescu nga zgjedhjet presidenciale Calin Georgescu nuk do të lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rumani në maj. Kandidatura e tij u anulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pas këtij..
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..
Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i..
Rumania përgatitet të marrë hua për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes Pavarësisht rezultatit të paqartë të zgjedhjeve të ardhshme..