Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania përgatitet të marrë hua për të financuar rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Pavarësisht rezultatit të paqartë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Rumani më 4 dhe 18 maj, kreu i përkohshëm i shtetit Ilie Bollzhan njoftoi një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes së vendit. Në një takim të Këshillit Suprem Kombëtar të Mbrojtjes, të transmetuar në televizionin rumun, Bollzhan njoftoi se u formua një grup pune që do të përgatisë kërkesën e Rumanisë për akses në një kredi të ofruar nga Komisioni Evropian për shpenzime shtesë të mbrojtjes.

Ilie Bollzhan

"Ky është një kredi e leverdishme dhe do të shlyhet gjatë 40 viteve, me një periudhë mospagimi 10-vjeçare. Në këtë mënyrë, Rumania do të jetë në gjendje të përmirësojë aftësitë e saj ushtarake deri në vitin 2030 pa ushtruar presion mbi buxhetin kombëtar", vuri në dukje Bollzhan. Ai theksoi gjithashtu se projekti për një urë të re mbi lumin Danub drejt Bullgarisë përgjatë boshtit veri-jug është gjithashtu pjesë e planeve të mbrojtjes.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Turqia integrohen në Nismën e Tri Deteve

“Formati i Bashkëpunimit Rajonal të Tri Deteve do të zgjerohet për të përfshirë Malin e Zi dhe Shqipërinë. Dy vendet e Ballkanit po bashkohen si anëtarë të asociuar, ndërsa Turqia dhe Spanja do të bashkohen si partnerë strategjikë”, njoftoi Presidenti polak Anxhej Duda në takimin e 10-të vjetor të iniciativës, të mbajtur në Varshavë, njoftoi TVP World.  Iniciativa “Tri Dete” është një platformë për bashkëpunim të vendeve midis Deteve Adriatik, Baltik dhe të Zi.

“Mali i Zi do të pranohet si anëtar i asociuar i Iniciativës së “Tri Deteve” dhe do të marrë anëtarësim të plotë pas anëtarësimit në BE”, njoftoi presidenti malazez Jakov Millatoviç në profilin e tij “X”. - “Ky është një hap tjetër përpara në rrugën tonë evropiane”, shkroi Millatoviç.

Kosova dhe Shqipëria lehtësojnë kontrollet kufitare për qytetarët e tyre

Për të dytin vit, kontrollet kufitare për kontrollin e kartave të identitetit midis Shqipërisë dhe Kosovës u hoqën për qytetarët e tyre nga 1 maji deri më 30 shtator, raportuan mediat e Kosovës dhe ato të Shqipërisë. Marrëveshja ka të bëjë me vendkalimin kufitar Morinë-Vërmicë midis Bashkisë së qytetit Kukës në Shqipëri dhe Komunës së Prizrenit në Kosovë. Atje do të ketë një regjim të përshpejtuar tranziti për 9 muaj të vitit, vëren portali i lajmeve Alfapres. Lehtësimi i procedurave të kalimit kufitar për makinat me regjistrime të Kosovës dhe Shqipërisë u bë për shkak të numrit të lartë të qytetarëve nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre verore atje. Përveç periudhës 1 maj - 30 shtator, sipas marrëveshjes, kontrolli kufitar midis dy vendeve nuk do të kryhet nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, kujton Radio Televizioni i Kosovës.

Një deputet grek është i shqetësuar se grekët po blejnë karburant masivisht në Bullgari

Illhan Ahmed

Deputeti grek nga Greqia Veriore Illhan Ahmed nga partia PASOK i paraqiti një pyetje aktuale ministrit të zhvillimit Takis Theodorikakos dhe këmbënguli në vendosjen e një "karte qytetari" për të kufizuar blerjen masive të karburantit nga Bullgaria, njofton Radio Kërxhali. Propozimi, i cili po diskutohet për herë të tretë në 5 vitet e fundit, synon të krijojë një regjim të veçantë çmimesh për rajonet e Rodopit dhe Evrosit Verior. Qëllimi është të mbrohen stacionet lokale të benzinës nga karburantet më të lira bullgare, të përmirësohen të ardhurat e thesarit të shtetit dhe të stimulohet ekonomia lokale. Për të inkurajuar blerjet lokale, Ahmedi propozon rimbursimin e një pjese të akcizës së karburantit për banorët e përhershëm përmes një sistemi digjital verifikimi me kod QR në stacionet greke të karburantit.

Komisionerja e BE-së Kos e paralajmëroi presidentin serb të mos shkojë në Moskë më 9 Maj

Marta Kos

Rruga evropiane e Serbisë do të ndalet nëse qeveria nuk punon për reforma, veçanërisht në fushat e medias së lirë dhe zgjedhjeve të lira. Kështu deklaroi Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, gjatë një vizite në Fondacionin “Dr. Zoran Xhinxhiç”, njoftoi gazeta “Danas”. “Vendimi nëse do të shkoj në Moskë varet nga presidenti serb, por nëse ai shkon, unë do të kem një detyrë shumë më të vështirë për të ndihmuar Serbinë të qëndrojë fort në rrugën e saj evropiane”, tha ajo në Beograd, njoftoi “Radio Free Europa”. Kështu reagoi komisionerja europiane ndaj deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiç se do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 Maj dhe do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin në Moskë. "9 maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera të ndryshme", theksoi Kos.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: glsa.ro, presidency.ro, prezydent.pl, aa.com.tr, Facebook/ Ilhan Ahmet, apnews.com

Më shumë nga rubrika

Po vazhdon debati midis Sofjes dhe Shkupit se kush po ndërton dhe kush nuk po ndërton Korridorin Nr. 8

Këto janë histori maqedonase për natën e mirë. Kështu komentoi për Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT) Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov fjalët e kolegut të tij nga Maqedonia e Veriut në lidhje me Korridorin Nr. 8...

botuar më 25-05-02 10.43.PD
Presidenti Rumen Radev (majtas) dhe lideri i GERB-it Bojko Borisov

Presidenti dhe udhëheqësi i GERB-it u grindën për avionët tanë të rinj F-16

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, dhe Presidenti Rumen Radev u grindën në media rreth avionëve të rinj luftarakë F-16 të vendit tonë, i pari prej të cilëve ndodhet tashmë në tokën bullgare, ndërsa i dyti është duke ardhur drejt nesh. “Ne e paguam..

botuar më 25-04-30 5.57.MD
Presidenti Rumen Radev

Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e saj në BE

Bullgaria nuk do të bëjë lëshime ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim që të fillojë negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Kjo u theksua përsëri nga Presidenti Rumen Radev në Varshavë, ku ai mori pjesë në..

botuar më 25-04-29 4.11.MD