„Buxheti 2018“ u pranua në lexim të parë në Kuvend. Hapi tjetër ishte votimi i propozimit të qeverisë për ministër të ri të shëndetësisë. Partia në pushtet GERB zgjodhi jo një person nga qarqet mjekësore, por financierin Kirill Ananiev. Debati për këtë a duhet të ketë në këtë pozitë një mjek apo një specialist në financë është i vjetër. Dhe në se qeveria ke zgjedhur një ekonomist, kjo do të thotë se ajo nuk beson në mjekët – këto janë shqetësimet e administratorëve të lartë në fushën e mjekësisë.
„Shëndetësia në Bullgari po shpërbëhet“ – është përfundimi i Doc. Dr. Zdravka Tonevës nga Akademia Bullgare e Shkencave. Ajo i referohet një studimi kombëtar të zhvilluar gjatë tri viteve të fundit. Tema e projektit, në të cilin morën pjesë shkencëtarë, sociologë dhe analizues, është “Shëndeti, cilësia e jetës, pabarazitë”. Të dhënat e mbledhura befasuan ekipin e docentes Toneva. Ata tregojnë se një e katërta e popullsisë së shtetit në fakt s’ka akses tek shërbimet mjekësore. Shumë njerëz, që jetojnë në fshatra nuk frekuentojë mjekë, bile nuk mund të blejnë ilaçe. Dhe problemi është se në shumë vende s’ka doktorë dhe farmaci dhe shpeshherë njerëzit s’kanë qasje në transportin urban – posaçërisht pensionistët. Analizat e studimit tregojnë se shkaku kryesor për shpërbërjen e sistemit të shëndetësisë është se shumë institucione shëndetësore shtetërore janë kthyer në shoqëri tregtare me qëllim rritjen e të ardhurave të tyre. Paradoksal është fakti se aktualisht shumë spitale grumbullojnë borxhe, kurse mjekët në to punojnë pa pagesa në vazhdim të disa muajve.
Studimi i Akademisë Bullgare të Shkencave për cilësinë e jetës së bullgarëve nga pikëpamja e çështjeve të shëndetësisë ka filluar më 2014-ën dhe në të janë përfshirë 2340 të anketuar nga rajone të ndryshme të shtetit. Të dhënat e mbledhura tregojnë se shteti gjithnjë e më shpesh i ngarkon tatimpaguesit me shpenzimet për shëndetin e tyre.
„Po zhvillohet diskutim për reformën e dështuar të shëndetësisë. Gjatë saj mjekët dhe spitalet u bënë shoqëri tregtare dhe fitimi doli në vend të parë. Më e keqe është situata për njerëzit nga qytetet e vogla dhe fshatrat. 24% prej popullsisë është lënë pa shërbime mjekësore. Shpenzimet për shëndet të bullgarëve janë të konsiderueshme. Më shumë paguajnë ata për ndihmën mjekësore paraspitalore dhe për materiale të konsumueshme. Mjekimi jashtëspitalor, ekzaminimet dhe rehabilitimi gjithashtu nuk financohen plotësisht nga shteti. Kështu diferenca sociale mes bullgarëve thellohet akoma më shumë. Për njerëzit me të ardhura të ulëta shpenzimet për mjekim mund të arrijnë 50-90 për qind prej pagës apo pensionit të tyre. Sipas të dhënave të raportit ka raste, kur shpenzimet për mjekim i tejkalojnë të ardhurat e pacientëve dhe ata janë detyruar të marrin borxhe. E keqja është kjo se shumica e politikanëve nuk interesohen për të dhëna dhe studime të tilla të përgatitura nga shkencëtarët” – tha dr. Toneva.
„Me docenten Toneva prej shumë kohësh vëzhgojmë këto probleme, i studiojmë dhe analizojmë. Ky projekt na ndihmoi t’i mbledhim informacionet e domosdoshme empirike për sistemin e shëndetësisë dhe cilësinë e jetës së bullgarëve” – tha Doc. Bozhidar Jovkov, udhëheqësi i studimit. Dhe vazhdoi:
„Ky proces në sistemin e shëndetësisë, në të cilin pak nga pak mbizotërojnë parimet tregtare, nuk është në favor të njerëzve. Në këtë fushë ka shumë interesa ekonomike, shëndetin e konsiderojmë mall, fitimi është para së gjithësh dhe prandaj aktualisht gjërat duken sikur janë në një ngërç. Gjatë studimit konstatuam një diferencë shumë të madhe mes shpenzimeve për shëndet të pacientëve në spitalet publike dhe në ato private. Shpenzimet për taksa dhe produkte të konsumueshme janë të mëdha. Pabarazia sociale duket më qartë kur i krahasojmë mundësitë e pacientëve në kryeqytet me ato të banorëve të fshatrave. Ajo duket edhe mes grupmoshave të ndryshme. Situata është më e keqe për pensionistët që nuk kanë të ardhura alternative. Shpesh ata tërheqin borxhe për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore. Në fakt me kalimin e kohës këto probleme nuk zgjidhjen – përkundrazi, thellohen akoma më shumë” – është i mendimit Doc. Dr. Bozhidar Jovkov.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..