Nga 22 deri më 26 nëntor qyteti bullgar Bansko (Bullgari Jugperëndimore) mbledh në një vend adhuruesit e adrenalinës, sporteve ekstreme dhe aventurave. Ata do ta ndjekin edicionin e 17-të me radhë të festivalit “Bansko Film Fest”.
Shumica e filmave janë xhiruar në kushte jashtëzakonisht të rënda, në vende të paarritshme, por tepër tërheqëse, shpesh me rrezik për jetën e autorëve. Festivali ofron përjetime të papërsëritshme dhe prandaj çdo vit fiton adhurues të rinj. Edicioni i sivjetshëm është nën patronazhin e Ministres së Turizmit Nikolina Angellkova. Radioja Kombëtare Bullgare është partner mediatik i ngjarjes. Më shumë hollësi për programin e tij mësojmë nga Petër Atanasov – kryetari i Shoqatës “Festivali Ndërkombëtar i Filmit Malor”:
“Programi është i pasur, me një numër rekord të filmave – 120 tituj, 31 vende nga 5 kontinentet. Prezantojmë më të mirën në këtë fushë, të xhiruar gjatë vitit të kaluar dhe sivjet. Aksenti i edicionit flet për një cilësi të re. Bëhet fjalë për filmin e dekoruar me “Oskar” për dokumentar për vitin 2015 – “Një vajzë në lumë: Çmimi i faljes”. Regjisorja Sharmin Obaid-Çinoi (Sharmeen Obaid-Chinoy) është fituesja e akoma një çmimi “Oskar” për filmin e saj “Saving Face”(2012). Nga pikëpamja gjeografike filmat e zgjedhur do të prezantojnë rajonet më të paarritshme dhe të egra të planetit tonë.”
Petër Atanasov përmendi gjithashtu dokumentaret bullgare të përfshira në forumin ndërkombëtar:
“Bullgaria prezantohet me 6 filma të larmishëm. Njëri prej tyre u është kushtuar arritjeve të alpinistit tonë më aktiv dhe më të dalluar gjatë viteve të fundit – Bojan Petrov. Vetë Bojan Petrovo do të jetë mysafir i festivalit. Ka dhe një film për Kirill Nikollov – Dizela dhe për rekordin e tij – kalimin e itinerarit nga maja Kom deri në kepin Emine (në malin Stara Pllanina). Dokumentari “Kirgizstani i Panjohur” tregon për ekspeditën e speleologëve bullgarë, të zhvilluar në këtë shtet të largët aziatik. Një film tjetër prezanton rekordin femëror të Antonija Grigorovës në të njëjtin itinerar nga Komi deri në Emine. Ka gjithashtu një film për projektin për ekspeditë në Akullnajën e Madhe të Patagonisë. Ndër gjashtë titujt bullgarë është dokumentari “Përtej fundit të botës” për jetën e shkencëtarëve bullgarë , të cilët në vazhdim të çerek shekulli studiojnë vendin më të ftohtë në botë – Antarktidë.”
Për mysafirët e festivalit të sivjetshëm, të cilët janë disa nga përfaqësuesit më të njohur të sporteve malore dhe ekstreme, Petër Atanasov shpjegoi:
“Është e vështirë t’i përmendë të gjitha emrat, por do të them disa prej tyre. Gerlinde Kaltenbruner (Gerlinde Kaltenbrunner) nga Austria është gruaja e parë dhe e vetme, e cila i ka ngjitur të gjitha 14 majat më të larta në botë pa aparat oksigjeni. Sara Otën (Sarah Outen) nga Britania e Madhe është gruaja e parë, e cila ka kryer udhëtim rreth botës vetëm me forcën e muskujve të saj – vrapim, çiklizëm dhe kanotazh. Vetëm falë forcave të veta, me barkë, ajo ka kaluar Okeanin Paqësor dhe Atlantikun. Një nga alpinistët më të shqyer në historinë e alpinizmit Peter Habeler (nga Austria) – partneri i Rajnhold Mesner (Reinhold Messner) në ngjitjen e parë të majës Everest pa oksigjen. Erik Maknejër-Londri (Eric McNair-Landry) nga Kanadaja është 31-vjeçar dhe ka bërë dy ekspedita deri në Polin Jugor, gjashtë herë e ka kaluar Grenlandën dhe një herë – shkretëtirën Gobi. Nga Polonia vijnë vrapuesi ekstrem Pjotër Hercog (Piotr Hercog) dhe Malgozhata Vojtaçka (Malgorzata Wojtaczka) – gruaja e pastë në botë, e cila sivjet shkeli në polin jugor, përsëri në regjim të autonomisë së plotë. Në kuadrin e prezantimit të Marokut kemi ftuar dhe marokenin e parë që e ka ngjitur Everestin Naser Ibn Abdelxhalil (Nacer Ibn Abdeljalil)."
Petër Atanasov e cilësoi programin për të rinjtë dhe për fëmijët të “Bansko Film Fest”-it si “një festival brenda festivalit”. Ai u është drejtuar publikut të ri dhe parashikon aktivitete të ndryshme për fëmijët të moshave të ndryshme – seminare, ligjërata, gara për orientim dhe prezantim të teknikave kryesore në zhytje me pajisje palombari. Festivali është lidhur gjithashtu me gjashtë ekspozitat, që mysafirët e Banskos mund t’i shikojnë – pesë fotografike dhe një me piktura. Për vizituesit do të jetë interesant projekti i institutit bullgar për studime të Antarktidës që i paraqes hartat e ndryshme të kontinentit të akullt dhe tregon për historinë e hartografimit të tij.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: banskofilmfest.com
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..