Në sajë të përparimit në mjekësi gjatë 30 vjetëve të fundit, sot në lidhje me Ditën Botërore për luftë me SIDËN-1 dhjetor, mund të themi se virusi fare nuk është një kërcënim i tillë për jetën e njeriut , siç ishte përpara viteve. Shërimi i ri dhe modern e kontrollon infektimin me HIV dhe lejon dhe kontakt seksual, duke e ulur seriozisht rrezikun që partneri të infektohet. Këto janë konkluzionet e reja mjekësore, të cilët i ndanë kohët e fundit konsulentët në Programin për parandalim të HIV/SIDA-s, të financuar nga fondi Global për luftë kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries. Sipas fjalëve të specialistëve, në qoftë se njeriu e zbulon herët infeksionin dhe fillon menjëherë terapinë, ajo ndikon mbi shumëzimit të virusit. Kur nuk përhapet, virusi “fshihet” në nyjet limfatike. Kjo e ul deri në minimum transmetimin e tij në rrugë seksuale. Sipas mjekëve çdo gjë varet nga gjendja e sistemit imun të pacientit dhe se në çfarë niveli është infeksioni, kurse shërimi zakonisht zgjat 3-4 muaj.
“Për mjekimin e SIDA-s tanimë është i mjaftueshëm pranimi vetëm i një tablete të kombinuar”, thotë profesoresha Tatjana Çervenjakova. Ajo sqaron, se aktualisht ka sëmundje të ndryshme serioze, nga të cilat njeriu mund të arrijë deri në probleme më të rënda shëndetësore. Për HIV-in gjatë viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. “Gjatë zbulimit të virusit në fillim të viteve 80 sëmundja konsiderohej si një sëmundje e mprehtë dhe vdekjeprurëse. Tani ne po e përballojmë këtë infeksion për një periudhë të gjatë kohe. Njeriu mund të jetojë me këtë sëmundje, mjafton që t'i përmbahet mjekimit të caktuar”– shton profesoresha Çervenjakova.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja të zbuluara këtë vit janë 220 HIV-sero pozitivë, tek mbi 260 000 personave të testuar. Po ruhet tendenca nga vitet e fundit që numri i meshkujve të regjistruar të jetë më i madh nga ky i grave të infektuara, kurse 12% janë infektuar gjatë përdorimit të narkotikëve me injeksion. Për periudhën 1986-2017 në Bullgari janë regjistruar përgjithësisht 2 694 persona me HIV infeksion, që është rreth 1% nga popullsia dhe nuk zgjon shqetësime për një shpërndarje në masë. “Njerëzit, të cilët janë infektuar janë vetë-diskriminues dhe shumë vështirë kthehen drejt një specialisti” - thotë psikologu klinik nga spitali me shumë profile universitar për një trajtim aktiv “Shën Marina” doktor Kallojan Kukov. Nga praktika e tij ai konstaton se, kthimi i këtyre pacientëve drejt jetës normale është një proces mjaft i gjatë. “Tek ai nevojitet një qëndrim kompleks, i cili përfshin funksionimin biopsikosocial të njeriut”– sqaron doktori Kukov.
Edhe sivjet 1 dhjetori është shkas që të mund të ndryshohen masat preventive me të cilat njeriu të mund të mbrohet nga infeksioni me HIV. Në vend të parë mbetet këshilla për seks të parrezikshëm, të mos të ketë shpërdorim me injektimin në vena me narkotikë, pacientët të njoftojnë për çdo një dyshim të vet, se diçka nuk është në rregull përpara mjekut personal. Dhe në fund le të rikujtojmë fjalët e doktorit Kukov, se “jeta me HIV sot nuk dallohet nga ajo që njeriu të mund të jetojë me diabet, astmë ose ndonjë sëmundje tjetër kronike.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..