Me 5 medalje të argjendta dhe një të bronztë u kthyen nxënësit nga shkolla “Shën Patriark Evtimij” në qytetin Plovdiv nga gara e tetë botërore të matematikës në Pekin. Ata ishin pjesëmarrësit më të rinj në garë, kurse përgatitja e tyre ka zgjatur vetëm 1 muaj. Një pjesë nga ushtrimet ishin mbi një material, të cilin fëmijët akoma nuk e kanë mësuar, sepse jepet në klasat më të larta, por pavarësisht nga kjo arritën sukses. Skuadra e përbërë prej nxënësve të klasës së shtatë, e cila e përfaqëson Bullgarinë në Pekin, është e përbërë prej 5 djemve dhe një vajze. Grupi është formuar përpara 2 vjetëve dhe nuk është specializuar në matematikë.
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..