Ushtria dhe Policia u ndihmojnë njerëzve në fatkeqësi në Shqipëri
Afro pesë mijë policë dhe ushtarë u dislokuan në rajonet e përmbytura në Shqipëri, për të ndihmuar shpëtimin e njerëzve të prekur. Kryeministri Edi Rama tha se situata “është jashtëzakonisht kritike”. Mbrojtja Civile njoftoi për 1500 veta të shpëtuara, disa mijë shtëpi pa rrymë elektrike dhe afro 8 mijë hektarë sipërfaqe të punueshme nën ujë, disa rrugë të pakalueshme në pjesën jugore të vendit.
Ramush Haradinaj tashmë nuk kërkohet nga Interpoli
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk figuron në listën e Interpolit me persona të cilët kërkohen për krime ushtarake të kryera prej tyre. Nga lista e urdhër arrestit u larguan 18 shtetas të Kosovës, vetëm një ditë pas vizitës së ministrit kosovar të punëve të brendshme Flamur Sefaj dhe të drejtorit të policisë Shpend Manxhuni në selinë e Interpolit në Lion. Sipas portalit “Indeksonlajn” vendimi u mor me kërkesë të autoriteteve të Beogradit, të cilët hoqën dorë nga kërkimi ndërkombëtar i këtyre personave.
Diantei turk ndaloi që burrat të ngjyrosin flokët me bojë të zezë
Udhëheqja e çështjeve fetare e Turqisë (Dianet) ditën e premte lëshoi një urdhëresë fetare (Fetva) me të cilën u ndalohet burrave të shfrytëzojnë bojën e zezë për flokët. Ngjyrosja e flokëve, mjekrës dhe mustaqeve është e lejueshme në se nuk ka për qëllim të mashtrojë njerëzit. Ngjyrosja me bojën e zezë nuk u lejohet burrave për shkak të normave islamike. Ndalohet muzika e cila shërben “për përhapjen e gjynahut” dhe ndalohet puna aty, ku shitet alkool, vetëm në rast se “nuk ka ndonjë mundësi tjetër të punohet për nxjerrjen e bukës së gojës”. Para pak kohe Udhëheqja e çështjeve fetare e Turqisë (Dianet) caktoi si të papërshtatshme operacionet me valutën virtuale bitcoin, kujton Agjencia RIA-Novosti.
Qindra njerëz u arrestuan për armë dhe narkotikë në Serbi
Ministria e Punëve të Brendshme në Serbi zhvilloi gjatë disa ditëve të fundit disa operacione, gjatë të cilave u kapën 139 veta për tregti me armë dhe posedim të paligjshëm arme. U zbuluan 129 kg narkotikë, 56 pushkë dhe automate, 36 pistoleta, granata dore dhe disa minahedhës, 14.5 kg eksploziva. Të arrestuarit për shitje dhe posedim narkotikësh janë gjithsej 96, kurse për ata për ruajtjen e paligjshme të armëve – gjithsej 43.
Gruevski po përgatit për trashëgimtar të vet një përkrahës të flaktë të “antikuizimit”
Tri ditë pasi lideri i VMRO – DPMNE-s bëri të ditur se ka në plan të tërhiqet nga posti i liderit të partisë u bë e qartë se formacioni do të zhvillojë një kongres të jashtëzakonshëm më 23 dhjetor. Zakonisht si trashëgimtar i liderit të partisë përmendet Ilia Dimovski, i cili është ndër personat më besnikë të udhëheqësit të deritanishëm të Komitetit Ekzekutiv. Dimovski është gjithashtu ndër mbrojtësit më të flaktë të projektit tashmë të ndaluar “Shkupi 2014” dhe të politikës së të ashtuquajturit “Antikuizim i Maqedonisë”. Ai personalisht e udhëhiqte bllokadën e Parlamentit të Maqedonisë në fillim të këtij viti, gjatë të cilit u dëmtuan mbi 100 veta, përfshi këtu edhe Kryeministrin e tanishëm Zoran Zaev.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..