Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për Presidencën Bullgare Kryqi i Kuq i Bullgarisë aftëson vullnetarë për dhënien e ndihmës së parë

БНР Новини
Dr. Nadezhda Todorovska
Foto: BGNES

Që nga 1 janari i vitit 2018 vendi ynë do të tërheqë vëmendjen e mbarë Evropës. Kemi një mundësi unike të prezantojmë Bullgarinë me historinë, kulturën, traditat e saj të pasura dhe me kapitalin më të madh – njerëzit. “I falënderoj kryetarit të Kryqit të Kuq të Bullgarisë Hristo Grigorov për respektin ndaj momentin historik për Bullgarinë – Presidencën e Këshillit të BE-së, sepse prej neve varet, që ajo të jetë e suksesshme.” Këtë e tha ministrja e Presidencës Bullgare Liljana Pavllova gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me Kryqin e Kuq të Bullgarisë për aftësimin e vullnetarëve të kryesisë së rotacionit në ndihmën paramjekësore.

Pasi procesi tashmë filloi, sa vullnetarë do të përfitojnë aftësi para spitalore mjekësore, mësojmë nga doktoresha Nadezhda Todorovska, zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Bullgarisë, shefe e degës “Politikë sociale shëndetësore” pranë organizatës:

Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga Kryqi i Kuq Bullgar ne do të stërvitim 100 vullnetarë, të cilët i zgjodhëm sipas kritereve të caktuara. Ata do të grumbullojnë dituri të mira dhe aftësi se si të japin ndihmën e parë paramjekësore në situata dhe incidente të ndryshme. Kudo përreth ka sfida, të cilëve duhet t’u reagohet. Ne do t’u aftësojmë se si të japin ndihmë të parë në raste hemorragjie, plagosjeje, thyerjeje, si të bëjnë frymëmarrje artificiale dhe të gjithë gjërat e tjera të rëndësishme, të cilët duhet të bëhen për shpëtimin e jetës së njeriut në disa minutat e para, para ardhjes së ekipit të specializuar mjekësor, i cili do të japë ndihmën profesionale."

Për programet e organizimit të aftësimit dhe për kërkesat e BE-së, zonja Todorovska saktëson:

Kryqi i Kuq i Bullgarisë është i certifikuar nga Qendra Evropiane Referente e Ndihmës së Parë në Paris. Programet, sipas të cilëve realizojmë përgatitjen në Bullgari janë për kandidatë shoferë, për nëpunës, të cilët japin ndihmën e parë në vendin e punës, për nënë dhe mësues në shkollën fillore. Ato programe janë të certifikuara zyrtarisht dhe në praktikë certifikatat tona janë të vlefshme në mbarë Evropën. Në rastin konkret kjo nuk është kërkesë e BE-së. Kryqi i Kuq i Bullgarisë pa u ndërprerë shton kapacitetin e vet si në programet, ashtu edhe në përgatitjen e kuadrove. Synojmë që vullnetarët dhe ata, që dëshirojnë të bëhen të aftë të japin ndihmën e parë mjekësore, të përfitojnë edhe aftësi praktike. Kjo për arsye se sot informacion ka kudo, por praktika është me rëndësi shumë të madhe. Kështu që ky është qëllimi i trajnimeve tona, përveç njohurive teorike, njeriu të mësojë të reagojë drejtë. Ja përse i kushtojmë një vëmendje të madhe praktikës – që me ndihmën e mjeteve të ndryshme njerëzit të bëhen të aftë të lidhin plagët me fashë dhe të japin ndihmë paramjekësore. Ata duhet të jenë të aftë të bëjnë frymëmarrjen artificiale, të stabilizojnë të dëmtuarin, pra të gjitha ato gjëra elementare, të cilat shpëtojnë jetën e njeriut. Brenda 10 orëve mësimore, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme t’u japim vullnetarëve dituri maksimale, të cilët ata të shfrytëzojnë jo vetëm gjatë Presidencës së Bullgarisë, por edhe në situata të ndryshme jetike.

Çdo vit Kryqi i Kuq i Bullgarisë aftëson në ndihmën e parë mjekësore më se 80 mijë veta. Organizata bashkëpunon me policinë rrugore, me zjarrfikësit dhe me institucione të tjera kështu që t’u reagojë me kohë sfidave të ndryshme si aksidente, tërmete, përmbytje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD