Bullgaria, Serbia, Greqia dhe Rumania – të bashkuar për zhvillimin e Ballkanit
Në një takim katërpalësh në Beograd, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë – Bojko Borisov, Aleksis Cipras dhe Mihai Tudose shqyrtuan bashkëpunimin ekonomik, forcimin e stabilitetit regjional dhe përkrahjen për integrimin e shteteve në regjion. Në takimin e nivelit të lartë ministrat e transportit të Bullgarisë dhe të Serbisë nënshkruan Memorandum për uljen e tarifave ndërkombëtare për shërbimet e roamingut të telefonisë mobile. Pjesëmarrësit u morën vesh për zhvillimin e takimefve të tilla më të shpeshta katërpalëshe në një nivel ministrash mbi çështjet e energjetikës, çështjeve të politikës së jashtme dhe migracionit. Një samit të ri në po këtë format do të zhvillohet në Bukuresht gjatë muajit mars mot.
Bisedimet për emrin e Maqedonisë po rinovohen
Më 11 dhe 12 dhjetor ndërmjetësi ndërkombëtar i bisedimeve midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë Matju Nimic do të bisedojë në Bruksel me përfaqësuesit e të dyja vendeve në këtë dialog –Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasillaqis. Bisedimet rivendosen pas një pushimi trevjeçar në periudhën e një klime të përmirësuar politike midis të dyja shteteve fqinje. Debati për emrin midis Athinës dhe Shkupit po vazhdon që nga pavarësia e Maqedonisë gjatë vitit 1991 e deri më sot.
Lideri i VMRO-DPMNE-së dha dorëheqje
Në takimin e Komitetit Qendror të partisë VMRO-DPMNE gjatë ditës së diel Nikolla Gruevski dha dorëheqjen nga posti i liderit në parti, të cilin e zinte që nga viti 2003 e këtej. Një drejtues i ri i formacionit duhet të zgjidhet në kongresin e jashtëzakonshëm, të thirrur për 22 dhe 23 dhjetor. Si trashëgimtarë të mundshëm të Gruevskit tregohen kryesisht personat nga rrethi i tij më i afërt – Nikolla Poposki, Antonio Milloshoski, Kristijan Mickovski, Ilija Dimovski dhe Nikolla Dimitrov.
Kosova po pret një marrëveshje paqësore me Serbinë deri në fund të vitit 2018
Në një transmetim të televizionit shtetëror të Kosovës, ministri i punëve të jashtme Bexhet Pacoli shpalli se pret deri në fund të vitit 2018 të mund të ketë një marrëveshje përfundimtare paqësore me Serbinë. Sipas fjalëve të ministrit, që nga muaji janar mot dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të zhvillohet me një intensitet më të madh dhe do të përfundojë me një marrëveshje paqësore midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj dialogu, i cili zhvillohet me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, nuk do të vazhdojë në qoftë se Shtetet e Bashkuara nuk përfshihen në të. Kryeministri ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara me argumentin se në momentet më të vështira për Kosovën, Uashingtoni gjithmonë ka qenë përballë dhe ka ndihmuar për zgjidhjen e problemeve.
Opozita në Turqi alarmon se shkelja e të drejtave të njeriut në vend mbetet e pa dënuar
Në një raport të Partisë Republikane popullore për periudhën 2002-2017 ishte deklaruar se shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi mbeten të padënuara, kurse shteti nuk i kryen detyrimet e veta t’i mbrojë. Si shkelje të të drejtave të njeriut vizohen ekzekutimet jashtëgjyqësore, qitjet e rastit, vrasjet e pazbuluara, vdekjet për shkak të minave të vendosura, sulmet nga grupazhet ilegale, konfliktet civile, vrasjet e kryera nga rojet e fshatrave, incidentet me vdekje në rrugën e imigrantëve, vdekjet gjatë kohës së arresteve, krimet nga urrejtja, vrasjet e grave nga burrat, torturat në burgjet dhe vdekjet për shkak të grevave të urisë aty, vdekjet gjatë aksidenteve në punë, rrëmbimet e fëmijëve.
Evropoli e përcakton Shqipërinë si burimi kryesor i kanabisit në Bashkimin Evropian
Raporti më i ri i Evropolit përsëri e përcakton Shqipërinë si burimi bazë i tregtisë së paligjshme me kanabis në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas dokumentit, grupazhet kriminele në Evropë fitojnë 24 miliardë euro për vit nga kontrabanda e marihuanës, kokainës dhe heroinës. Autoritetet konfiskojnë vetëm 1% nga paratë e marra nga shitja e narkotikëve. Ka grupe kriminele, të cilat përveç me trafikun e narkotikëve, merren me terrorizëm, thuhet akoma në raport.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..