Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja do të bëhet kryeqyteti digjital i Evropës gjatë qershorit të vitit 2018

БНР Новини
Marija Gabriel dhe Jоrdanka Fandëkova
Foto: BGNES

Nga 25 deri më 29 qershor në kuadrin e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Sofja do të jetë mikpritëse e Javës Evropiane të digjitalizimit dhe inovacioneve dhe të Asamblesë digjitale evropiane. Për këtë ngjarje në kryeqytetin tonë do të mblidhet tërë elita politike dhe ajo e teknologjive informative – më se 6 mijë veta – politikanë, specialistë, afaristë dhe menaxherë të kompanive të njohura, të cilët do të përcaktojnë drejtimet e së ardhmes digjitale të Kontinentit të Vjetër. Ata të gjithë do të bashkojnë përpjekjet e tyre për një sistem më efektiv, të qëndrueshëm dhe të sigurt të zhvillimit të teknologjive informative dhe të komunikacioneve. Sesionet plenare do t’i kryesojë komisionerja evropiane për çështjet e ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Marija Gabriel.

Për shkak të rasteve në rritje të sulmeve kibernetike, të cilat i kërcënojnë kompanitë në tërë botën, që nga viti 2018 Komisioni Evropian do të implementojë rregulla të reja sigurie. Sulmet e tilla nuk i njohin kufijtë fizike dhe prekin jo vetëm të dhënat tona personale, por sektorët si energjetika, shëndetësia, transporti etj. Prandaj, sipas fjalëve të komisioneres evropiane Marija Gabriel, është me rëndësi që Bullgaria të renditet ndër shtetet që do të pohojnë se ka nevojë për më shumë specialistë në fushën e sigurisë kibernetike, se vetëm së bashku mund t’i bëjmë ballë këtij problemi. Në lidhje me këtë zgjerimi i kompetencave kompjuterike të sa më shumë njerëzve do të jetë tema tjetër e diskutimeve në Sofje. Pritet se pas vitit 2020 njohuritë kompjuterike do të jenë kërkesa kryesore për 90% prej vendeve të punës, tha eurokomisionerja Marija Gabriel.

Kjo është Asambleja digjitale – një ngjarje, që nuk qëllon të flasim në një rreth të mbyllur në praninë vetëm të specialistëve të teknologjisë informative. Përkundrazi – mesazhet tona duhet të arrijnë sa më shumë njerëz dhe ata të kuptojnë se teknologjitë japin mundësi, kompetenca dhe dije. Ndër temat kryesore të diskutimeve në kuadrin e Asamblesë do të jenë rreziqet gjatë procesit të zhvillimit të teknologjive digjitale. Dëshirojmë të sqarojmë sa e rëndësishme është pjesëmarrja e të gjitha institucioneve, e sektorit privat dhe e nivelit të menaxhimit në debatin për mungesën e kuadrove  dhe se si mund ta kthejmë mungesën nga një prapambetje në mundësi. Sot kemi nevojë për 300 mijë specialistë më shumë në Evropë. Deri në vitin 2020 numri i tyre do të jetë 500 mijë. Këto tendenca fshehin edhe rreziqe të tjera – mungesa e kompetencave digjitale mund të jetë një rrezik nga izolimi social i grupeve të tëra të popullsisë. Kjo do të thotë se të dhënat e tanishme për 37% prej popullsisë me dije bazë në fushën digjitale është një shifër tepër e pamjaftueshme. Evropa tashmë ka nevojë për tërheqjen e specialistëve të sigurisë kibernetike dhe ky problem do të jetë ndër temat për diskutim në Sofje.

Bullgaria krenohet me këtë se është në vend të parë për nga numri i grave në sektorin e teknologjive të larta. Tek ne ato janë pothuaj 28%, kurse për Evropë përqindja e mesme është 16%. Sipas Kryebashkiakes Jоrdanka Fandëkova çështja më e rëndësishme në nivel lokal është se çfarë mund t’u japin teknologjitë e larta qytetarëve. Për Sofjen, e cila do të jetë Kryeqyteti digjital i Evropës, do të jetë një sfidë që të tregojë se si qyteti i ndihmon qytetarët, duke përdorur teknologjitë digjitale. Kryeqyteti bullgar ofron mundësi të mira për arsim në fushën digjitale. Aktualisht 24 shkolla të mesme ofrojnë vende për më se 1000 nxënës. Atje ata mund të përvetësojnë dije në specialitetet kryesore si rrjete kompjuterike, programim, teknikë kompjuterike dhe teknologji. Në Sofje ka gjithashtu mjaft universitete, të cilat thellojnë kompetencat e të rinjve në këto specialitete. Në to studiojnë 11 mijë studentë. Ja se çfarë tjetër tha Kryebashkiakja e Sofjes:

Gjatë viteve të fundit Sofja zhvillohet me sukses si qendër e industrisë së teknologjive të larta dhe industrisë së outsourcingut – shpjegoi zonja Fandëkova. Për ne këto janë lënda shumë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë. Kryeqyteti bullgar është ndër tre qytetet e parë në Evropë për nga numri i kompanive “start-up”, kryesisht në fushën e teknologjive të larta. Pjesa e biznesit që vepron në degën e teknologjive të larta në ekonominë vendase është duke u rritur gjatë viteve të fundit. Në vitin 2015 ajo përbënte 3,8% prej prodhimit të realizuar në qytet, derisa sot ajo arrin 5,8%. Të dhënat zyrtare për të punësuarit tregojnë, se në të punojnë më shumë se 40 mijë veta.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD