Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja u vlerësua si një qytet me ekonomi në rritje dhe perspektivë për investime të reja

БНР Новини
Foto: BGNES

Në qoftë se i pyesim banorët e Sofjes se çfarë është ndryshimi i qytetit të tyre gjatë vitit të kaluar ndoshta do të marrim përgjigje më të ndryshme. Për ata, të cilët e përdorin transportin urban, me siguri ndryshimi më i rëndësishëm gjatë vitit janë autobusët dhe tramvajet e reja, të cilët lëvizin rregullisht në orët më të ngarkuara. Ata i zëvendësuan automjetet e vjetra të transportit urban të kryeqytetit. Sipas disa qytetarëve të tjerë, ndryshimi më i madh është zgjerimi i zonës së parkimit me pagesë në qendër, që liroi vend në trotuare. Hapësira për veturat, që parkojnë në bulevardet qendrore në kryeqytet, u ngushtua edhe për shkak të shtigjeve të reja për çiklistët. Do ta mbajmë mend vitin edhe me ndërtimin e madh të segmentit të tretë të metrosë së kryeqytetit, që imponoi një riorganizim të zhdërvjelltë të lëvizjes rreth ndërtimit të linjës së re.

Tërë buxheti i Sofjes i është orientuar përmirësimit të cilësisë së ajrit”, saktësoi Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, pasi shtroi planet financiare të bashkisë për vitin 2018. Buxheti i Sofjes gjatë vitit të ri do të jetë gjithsej 1.43 mln leva, ose me rreth 100 mln leva më shumë sesa mjetet e parashikuara për vitin 2017. Një pjesë e konsiderueshme e rritjes nuk është nga të ardhurat e tatimeve të rritura dhe taksat e bashkisë, por nga rritja e mjetete shtetërore, të livruara për pagat e mësuesve, të punonjësve socialë dhe infermiereve në kopshtet e fëmijëve. Tatimet në Sofje nuk kanë ndryshuar që nga viti 2009 e këtej. Në të njëjtën kohë ka ndryshim të çmimeve të disa prej shërbimeve administrative gjatë 2017-ës, na rikujtoi administrata e bashkisë.

Lajmi i mirë për Sofjen erdhi para një jave nga Agjencia Ndërkombëtare e Normimit Standard & Poor's, e cila bëri të ditur se është rritur norma afatgjatë e kreditit e Sofjes nga BB+ në BBB me perspektivë stabile. Si kryeqyteti do të përfitojë nga kjo, ja se çfarë na shpjegoi Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova:

Në vetë raportin e Agjencisë së Normimit thuhet se disiplina e rreptë financiare dhe tërheqja e investimeve mbeten një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e Sofjes dhe të Bashkisë së Kryeqytetit në përgjithësi. Më e rëndësishmja në rastin konkret është se Sofja tani për herë të parë merr një vlerësim të tillë, kurse kjo do të thotë shumë dobi për Bashkinë e Kryeqytetit, si dhe për kompanitë dhe biznesin në Sofje në përgjithësi. Kjo do të thotë se mund të tërheqim një resurs më të lirë financiar, kurse kjo do të çojë më shumë investime në qytet. Vlerësimi i Agjencisë së Normimit na tregon se po ecim në rrugën e drejtë – me një politikë shumë konservatore dhe marrje borxhesh vetëm me qëllim investimi, ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë qytetin tonë edhe në të ardhmen.”

Përmirësimi i infrastrukturës së qytetit, ekologjia dhe arsimi – këto janë prioritetet e punës, të cilat zakonisht theksohen nga Kryetarja e Bashkisë Jordanka Fandëkova. “Ia kemi orientuar veprimtarinë tonë përmirësimit të mjedisit në Sofje. Shumë prej masave kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së ajrit. Kemi parashikuar më shumë mjete të buxhetit për pastrimin e rrugëve, gjë që gjithashtu është një faktor i rëndësishëm për pakësimin e emisioneve të dëmshme në ajër”, thotë Jordanka Fandëkova dhe shton:

Projekti më i madh strategjik për vitin 2018 do të vazhdojë të jetë metroja. Ky do të jetë viti kyç për ndërtimin e saj. Le të rikujtoj se vetëm me këtë masë - përfshirja e linjës së tretë të metrosë, presim që të kursehen 90 mijë tonë emisione të dëmshme në vit. Përveç kësaj gjatë 2018-ës parashikojmë blerjen e 144 autobusëve të rinj, do të porositen 20 autobusë elektrikë. Pritet rinovimi i linjave kryesore të tramvajit, si ato në bulevardin “Car Boris III”, në rrugën “Graf Ignatiev”, rrugën “Kamenodellska”. Parashikojmë rinovimin e tërësishëm të rrugës “Graf Ignatiev” dhe të sheshit “Sllavejkov”.”

Përveç remonteve të pajisjeve të ndryshme, të rrugëve, shesheve dhe trotuareve në qytetin e madh, do të ndërtohet edhe rikonstruksioni shpëtimtar i godinës së banjës me ujë mineral në lagjen “Bankja”. Ajo është ndërtuar në vetë fillimin e shekullit të kaluar dhe është shpallur monument i kulturës. “Tashmë është zgjedhur zbatuesi, kështu qe gjatë 2018-ës fillon rinovimi i kësaj godine të bukur – emblemë e pasurisë së madhe ujore të kryeqytetit”, është kategorike Jordanka Fandëkova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD