Ne nuk përkthejmë vetëm fjalë, por interpretojmë nocione, tha Zdravka Mihajllova – përkthyese e përsosur, njohëse e mrekullueshme e gjuhës bullgare dhe asaj greke. Ajo është edhe ndër themeluesit e rrethit intelektual “Aristotell”, qëllimi i të cilit është të transmetojë njohuri dhe mesazhe dhe të lidhë njerëzit.
Shoqata “Aristotel” hedh ura kulturore midis Bullgarisë dhe Greqisë dhe njëra prej tyre është dhënia e dallimit nderi për përkthyes të letërsisë. Ky aktivitet është nën kujdestarinë e Ambasadës së Greqisë në Bullgari. Çmimi mban emrin e përkthyesit të njohur të veprave të shkrimtarit grek Nikos Kazanxhakis, bullgari Georgi Kufov. Mbajtësja e parë e këtij çmimi u bë Dragomira Vëllçeva, pedagoge e filologjisë së re greke dhe e teorisë së përkthimit në Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Kohët e fundit ajo përktheu “Asketiku” të Kazanxhakisit:
“Romanet e Kazanxhakisit janë plotë probleme për përkthyesin – komentoi ajo. – Mirëpo, “Asketiku” nga njëra anë është një vepër e shkurtër, ndërsa nga ana tjetër për arsye se e zotëroj si gjuha e lashtë greke dhe ajo mesjetare, nga pikëpamja leksikologjike nuk më vështirësoi. Sfida ishte që të rikrijoj ritmin – këtë “britmë të çjerrë”, siç e quan vet shkrimtari, e cila ndjek ritmin e zemrës së tij dhe pasqyron emocionet e tij.”
Aktiviteti kaloi nën shenjen e përvjetorit të 60-të të vdekjes së tij, për më tepër se viti 2017 u shpall vit kushtuar atij shkrimtari më të përkthyer grek. Të pranishmit e aktivitetit u përshëndetën nga Nikollaos Vllahakis – sekretar i përgjithshëm i informacionit dhe komunikacionit të Greqisë. Ai ka mbaruar filozofi në Universitetin e Sofjes, ka punuar në Ambasadën e Greqisë në Bullgari. Ky njeri i njoh përkthimet e Kazanxhakisit edhe në gjuhët e tjera, por vlerëson tepër lartë përkthimet e bullgarit Georgi Kufov. Në sajë të lidhjeve të tij farefisnore greke arrin të rikrijojë aromën e tokës së Kretës dhe shprehjes specifike të autorit.
"Afërsia midis gjuhës bullgare dhe asaj greke i detyrohet mënyrës së përngjashme të mendimit të të dy popujve – komentoi Vllahakisi. – Sonte nëpërmjet veprave të shkrimtarit grek Nikos Kazanxhakis u përpoqëm të dërgojmë një mesazh mbarënjerëzor. Tema me refugjatët është aktuale edhe më sot, dhe cakton politikat në Evropë. Kazanxhakisi e pranon refugjatin si “një person i shenjtë” (e ka parasysh fjalën e lashtë greke iketis – lutës për strehim). Imigrantët kanë nevojë për ndihmën tonë dhe duhet që me veprat tona t’u tregojmë përkrahje dhe solidaritet.”
Në frymën e shkëmbimit kulturor bullgaro-grek do të theksojmë, se numri i fundit i Gazetës Letrare ia kushtohet letërsisë greke. Më 18 dhjetor në amfiteatrin “Melina Merkurij” në Selanimk do të prezantohet përkthimi i tregimeve të njërit prej autorëve më të respektuar bullgarë nga fillimi i shekullit të kaluar Jordan Jovkov “Legjenda e malit Stara Pllanina”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Ambasada e Greqisë në Bullgari
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..
Edicioni i dhjetë i festivalit “Master of Art”, i cili hapet më 7 shkurt në kinemanë “Lumiere”, përfshin mbi 50 filma me tema të ndryshme të lidhura me artin. Programi i konkursit ndërkombëtar është i ndarë në kategori të ndryshme - "Arkitektura", "Dizajni..
Maria Bakallova do të luajë një rol kryesor në filmin e ri të Sylvester Stallone "My Masterpiece" (“Kryevepra ime”), njofton faqja e kinemasë profesionale..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për..
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në..