Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Një pjesë nga Ballkani priti Krishtlindjen

Foto: BGNES

Të krishterët ortodoks nga Bullgaria,Greqia dhe Rumania shënuan festën e Krishtlindjes më 25 dhjetor. Në Ekzarkinë Bullgare në Stamboll, Turqi, diaspora e krishterë bullgare u mblodh për shërbesën festive në kishën “Shën Joan Rilski”. Pas shërbesës fetare lidhur me Lindjen e Krishtit qe organizuar një festë për fëmijët nga bashkësia bullgare. Festa vazhdoi me muzikë dhe valle. Katolikët në Ballkanin Perëndimor po kështu e pritën Krishtlindjen më 25 dhjetor, në ndryshim nga ortodoksët në Serbi, Maqedoni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Malin e Zi, të cilët do ta festojnë festën e ndritshme të krishterë më 7 janar.


Gjeorgje Ivanov: Bullgaria dhe Maqedonia kanë alternativë, veçse të bahskëpunojnë njëra me tjetrën

Foto: BGNES

Presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov deklaroi se, Bullgaria dhe Maqedonia janë vende fqinje dhe si të tilla nuk kanë mundësi tjetër, veçse të bahskëpunojnë njëra me tjetrën. Në fjalimin e tij vjetor në parlament ai shënoi se, Traktati i firmosur gjatë muajit gusht për fqinjësi të mirë midis të dyja vendeve është rezultat i kompromiseve të shumta, të cilat nuk mund të kënaqin të gjithë. “Që të mund të arrihet qëllimi, kjo marrëveshje duhet të shikohet nga pikëpamja e së ardhmes dhe jo nga e kaluara”, tha Ivanov dhe apeloi që qeveritë e Maqedonisë dhe të Bullgarisë të kontribuojnë për arritjen e qëllimit të traktatit.


Sem Fabriçi: Dera e Bashkimit Evropian është e hapur për Serbinë

Foto: europa.rs

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian për Serbinë Sem Fabriçi ripohoi se, dyert e Brukselit janë të hapura për Beogradin dhe vuri në dukje se, 6 muajt e ardhshëm/ në të cilat Bullgaria do të marrë presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian/ janë një mundësi e veçantë dhe shans të bëhet një hap i madh përpara në procesin e zgjerimit të Bashkimit në regjionin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për garantimin e realizimit të këtij procesi.


Privatizimi i portit në Selanik përparoi mjaft

Foto: en.wikipedia.org

Qeveria greke ka firmosur marrëveshje për shitjen e aksioneve të shumicës nga porti në Selanik. 67% nga aksionet u janë shitur një konsorciumi, në të cilin hyjnë kompani nga Kina, Franca, Gjermania dhe Greqia. Marrëveshja është për 1,1 miliardë euro. Në të janë përfshirë dhe 180 milionë euro investime për zhvillimin e portit gjatë 7 vjetëve në vijim. Miratimi i marrëveshjes nga parlamenti grek është në pritje. Rikujtojmë se, kompania kineze është investitori bazë në portin grek Pire, por realisht aty bëhet fjalë për koncesion.


Amerika do të ndërtojë një Termocentral në Kosovë

Foto: kryeministri-ks.net

Kosova nënshkroi marrëveshje me kompaninë amerikane ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit prej 500 megavatesh me qymyr, i cili do të mund të sigurojë pavarësinë energjetike të shtetit ballkanik. "Ky projekt do të jetë investimi më i madh i huaj në historinë e Kosovës”, tha gjatë nënshkrimit ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Dilauai. ContourGlobal do të sigurojë 30% nga mjetet për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, vlera e të cilit do të jetë rreth 1,3 miliardë euro. Termocentrali do të zëvendësojë termocentralin e ndërtuar përpara dekadave të tëra "Kosova" dhe do të sigurojë pothuajse gjysmën e energjisë elektrike, të konsumuar në Kosovë. Qëllimi është pakësimi i varësisë nga “çmimet e paparashikuara energjetike në tregun regjional”, sipas një deklarate të qeverisë. Ambasadori Dilauai shënoi se, sigurimi energjetik është një “pengesë e madhe” përpara rritjes ekonomike në një nga pjesët më të varfra të Evropës.


Në Turqi arrestuan 12 veta për atentate të planifikuara për Vitin e Ri

Foto: dailysabah.com

Forcat turke të sigurisë kanë arrestuar 12 anëtarë të supozuar të grupazhit radikal “Shteti islamik” të cilët kanë planifikuar të kryejnë atentate terroriste natën e vitit të Ri, njoftoi gazeta Daily Sabah. Sipas një burimi anonim nga organet e rendit publik, policia antiterroriste ka kryer disa aksione terroriste në disa adresa në Adana. Kurse mes të arrestuarve ka dy sirianë. Terroristët e supozuar kanë planifikuar të kryejnë sulme me mjete transporti dhe armë të ftohta. Sipas burimit, ata kanë grumbulluar dhe pasues për radhët e një grupimi radikal në Siri.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD