Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projekti “Çudia ushtarake bullgare” provokon interes ndaj historisë

БНР Новини

“Stresi më i madh në front është pamja e shokëve të vrarë, ose të plagosur, që të kërkojnë ndihmë. Kurse ti nuk e ke të drejtën të ndalosh dhe të ndihmosh, por duhet të vazhdosh përpara dhe ta lësh njeriun për të vdekur. Ne ishim njerëz të rinj të moshës 20-21 vjeç dhe u ndeshëm dirket me vdekjen!” – Këtë na tregoi një ushtar, që ka mbetur i gjallë pas betejës heroike afër lumit Drava në vitin 1945, kur Ushtria e Parë Bullgare arriti t’i dëbojë trupat armiqësore gjermane, duke u shkaktuar dëme të mëdha. Një gjeneral gjerman, i cili është gjithashtu historian, komentoi për betejën te Drava: “Ushtria bullgare ishte një “kockë” e fortë, megjithë armët e saj të prodhuara gjatë vitit 1893.”

Shumë fakte të tilla të rëndësishme për fitoret bullgare që nga fillimi i shekullit XX janë grumbulluar dhe paraqitur në një mënyrë të përshtatshme në serinë dokumentare “Çudia ushtarake bullgare”. Videot e saj i rikrijojnë me detaje faktet historike sa u përket arritjeve të mëdha të ushtarëve bullgarë dhe komandantëve të tyre në periudhën pas Çlirimit – 1878, deri në mes të shekullit XX. Këto video kushtuar temës ushtarake janë përgatitur nga njerëz të rinj me interesa dhe dituri të thelluara në lëmin e historisë bullgare dhe janë destinuar për auditorin e gjerë. Informacioni është paraqitur në një mënyrë të përshtatshme, kështu qe të mund të kuptohet nga të gjithë. Qëllimi është të rikujtohet për fuqinë e madhe të popullit bullgar në rastet kur ai është bashkuar rreth një kauze dhe ka para vetes një udhëheqës largpamës. Situata është e ndryshme në fushën e diplomacisë bullgare, por kjo tematikë mbetet jashtë serisë “Çudia ushtarake bullgare”, e cila mund të shihet në gjuhën bullgare në sajtin “Historia bullgare”.

"Sajti gëzon një besim të madh dhe tërheq vëmendjen e shumë vizituesve" – thotë Mario Mishev, një prej krijuesve të portalit arsimor me tematikë patriotike.

СнимкаNe e krijuam sajtin “Historia bullgare” para 5 vitesh, kur ishim nxënës. Ideja jonë ishte që ta shndërrojmë në një vend virtual për përgatitje historike. Atëherë ne vetë kishim nevojë për një informacion të tillë, duke u përgatitur për provimet në universitet. Kështu lindi ideja për krijimin e sajtit dhe tani ai është platforma më e vizituar arsimore për histori bullgare. Kemi publikuar shumë spote, artikuj, intervista, reportazhe, të lidhura me tema të ndryshme historike. Ky është informacion, për të cilin vetë unë kam pasur nevojë si nxënës. Problemi është se prej shumë kohësh ka një distancë të madhe midis njeriut të zakonshëm, i cili shfaq interes ndaj historisë, dhe rretheve akademike. Historia, që studiohet dhe diskutohet nga shkencëtarët, shumë rrallë arin te lexuesi i zakonshëm. Kjo deri në një shkallë të madhe i detyrohet konservatorizmit të këtyre rretheve të mbyllura. Ideja është që të përdoren teknologjitë e reja, të cilat i shfrytëzojnë të rinjtë, si dhe njerëzit e moshës mesatare. Kjo mungon shumë në mësimdhënien në shkollën bullgare dhe prandaj ne përpiqemi të marrim pjesë personalisht në orët e mësimit. Deri tani kemi vizituar mbi 150 shkolla. Ne i shikojmë bashkë me nxënësit seritë dokumentare dhe i shqyrtojmë me ta faktet. Kështu komunikojmë drejtpërsëdrejti me ta për gjithçka që i intereson.”



"Ideja jonë është që t’u tregojmë mësuesve dhe nxënësve se si një projekt multimedial mund të përdoret falas në arsim. Ne e respektojmë shumë profesionin e mësuesit, por preferojmë të komunikojmë në klasë, si miq, madje tregojmë për përvojën tonë në shkollë dhe në orët e historisë” – na tregoi Mario Mishev dhe vazhdoi:

Në qoftë se mësuesi nuk është motivuar, atëherë edhe puna jonë do të mbetet në hije. E kemi pasuruar tematikën e sajtit tonë me disa tema të tjera në fushën e natyrës, gjeografisë dhe arritjeve shkencore. Duam që ta përfshijmë pjesën më të madhe të materialit mësimor, kurse videot nuk janë më të gjata sesa 5 minuta. Kjo është koha, brenda së cilës mund ta mbajmë vëmendjen e nxënësit. Prandaj përmbajtja dhe materialet janë seleksionuar me një kujdes të madh. Ato janë montuar shumë mirë dhe e mirëmbajnë interesin vazhdimisht. Deri tani nuk ka shkollë, ku të mos ketë pasur interes të madh. Para pak kohe ishim në Smoljan, ku projektuam një film kushtuar një prej fitoreve më të mëdha bullgare gjatë Luftës Ballkanike. Na bën përshtypje se nxënësit kanë një respekt shumë të madh ndaj heronjve dhe ngjarjeve të rëndësishme historike të asaj periudhe. Prandaj përpiqemi t’i përgjigjemi gjithmonë interesit të tyre me materiale interesante.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: bulgarianhistory.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD