Shkupi: Maqedonia është përpara derës, Borisovi e hap
Pozita e re e Bullgarisë mund të jetë kyçe për të ardhmen e Maqedonisë dhe një mundësi e re për integrimin e saj euroatlantik, i cili më në fund do ta nxjerrë vendin përpara dyerve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Këtë e shkruan gazeta maqedonase “Slloboden peçat” në lidhje me Presidencën e filluar Bullgare në një artikull të titulluar “Maqedonia është përpara derës, Borisovi e hap”. Zëvendës Kryeministri maqedonas mbi çështjet evropiane Bujar Osmani parashikon që vendi të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian gjatë muajit qershor.
Turqia dhe Gjermania do të provojnë të shkëpusin tensionin midis tyre
Ditën e shtunë/ me 6 janar/ ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushogllu do të takohet me homologun e tij gjerman Zigmar Gabriel. Qëllimi i takimit është ulja e tensionit të grumbulluar midis tyre gjatë vitit 2017. Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Gjermanisë arritën deri në pikën më të ulët gjatë vitit të kaluar, pasi Berlini i kritikoi veprimet e autoriteteve në Ankara kundra individëve potencialisht të ndjeshëm ndaj provës së dështuar për grusht shteti nga korriku i vitit 2016. Masat e jashtëzakonshme të autoriteteve turke dërguan në arrest mbi 50 000 veta. Ankaraja e sulmoi Berlinin dhe akuzoi Gjermaninë për ndërhyrje në punët e brendshme. Mevlut Çavushogllu deklaroi se, pret gjatë vitit 2018 që marrëdhëniet me Gjermaninë të përmirësohen. Sipas tij, Gjermania duhet të kuptojë se në qoftë se lëviz edhe një hap përpara drejt nesh, Turqia do të lëvizë me dy hapa drejt saj.
Aleksis Cipras: viti 2018 do të jetë viti i Greqisë
Kryeministri grek Aleksis Cipras mendon se viti 2018 do të jetë viti i Greqisë. Këtë vlerësim ai e bëri në një intervistë në radio, në të cilën foli për periudhën pas daljes së Greqisë nga programi i tanishëm shpëtimtar gjatë muajit gusht, për problemin me emrin e Maqedonisë dhe për marrëdhëniet me Turqinë. Për lidhjet me Turqinë , Cipras thotë se “më e keqja, të cilën mund ta bëjë njeriu, është të mos të bisedojë, të mos të ketë kanale për komunikim, të mos të mundohet të zgjidhë problemet ekzistuese”. Cipras shënon se, qeveria e tij nuk e ndjek këtë logjikë. Ai shpreh një optimizëm dhe rreth çështjes për emrin e Maqedonisë: “Mundim me efikasitet dhe me përgjegjësi të përballojmë një problem, të cilin e trashëguam nga qeveritë e mëparshme”.
Këshilli i Evropës mund të imponojë sanksione për Bosnjë dhe Hercegovinën
Këshilli i Evropës mund të aplikojë sanksione kundra Bosnjë dhe Hercegovinës për shkak të moskryerjes së vendimit të Gjykatës Evropian të Drejtësisë për të drejtat e njeriut mbi rastin “Sejdiç dhe Finci”. Gjatë vitit 2006 qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës Dervo Sejdiç dhe Jakob Finci veçmas kanë parashtruar ankesa për shkak të pamundësisë si përfaqësues të pakicës rome dhe izraelite të kandidojnë për anëtarë në Shtëpinë e nacionaliteteve në parlament dhe presidencën e Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo është e pamundur në bazë të forcës së kushtetutës së Bosnjës, sipas së cilës, mund të anëtarësojnë vetëm përfaqësues të popullit serb, boshnjak dhe kroat. Pas kërkesave të Sejdiçit dhe Fincit, gjatë vitit 2009, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u imponoi Bosnjë dhe Hercegovinës të heqin nga kushtetuta dhe nga ligji zgjedhor klauzolat kontradiktore. Bosnja premtoi se, deri në vitin 2013 do të bëjë ndryshimet, por akoma nuk e ka kryer këtë.
Serbia do ta pres Krishtlindjen me temperatura pranverore
Me temperatura pranverore pritet që të presin Krishtlindjen në Serbi. Vendi e feston festën e ndritshme më 6 dhe 7 janar. Meteorologët presin që Krishtlindja e ardhshme të jetë një nga më të ngrohtat në Beograd për 100 vjetët e fundit. Nuk përjashtohet rasti që temperaturat të kalojnë ato nga 7 janari i vitit 2001, kur kanë qenë 18,7 gradë.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..