Me 7 janar kisha e restauruar bullgare “Shën Stefani” në Stamboll, e njohur si Kisha e Hekurt, do të bekohet solemnisht. Në inaugurimin zyrtar do të kryhet nga Patriku Ikumenik Vartolomej I dhe nga Patriku Bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Neofit. Në ceremoninë e rastit do të asistojnë kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ministra të të dy vendeve, klerikë dhe më se 1000 mysafirë.
Restaurimi i këtij monumenti unik i trashëgimisë historike bullgare vazhdoi gjashtë vjet. Meremetimi kushtoi 15 milion lira turke (përafërsisht 4 milion euro) të siguruara nga Bashkia e Madhe e Stambollit. Për kishën dhe për jetën shpirtërore të bullgarëve në Stamboll tregon prifti Angell, i cili më se 13 është në shërbim të bashkisë ortodokse në këtë qytet.
“Meremetimi i kishës filloi në vitin 2011 dhe duhej të përfundonte për një vit, por restaurimi për shkak të korrozionit të madh u zgjat dhe përfundoi gjatë këtij viti. Gjithçka në tempull u restaurua dhe u meremetua. Ornamentet e vjetra u hoqën dhe ata që kishte mundësi të shfrytëzohen u restauruan. Ata që ishin të dëmtuar u punuan prapë në përputhje të planeve të ruajtura të firmës austriake të Rudollf fon Vaagnerit në Vjenë.”
Kisha “Shën Stefani” sivjet shënon 120 vjet nga ndërtimi. Ajo ka rëndësi të madhe historike për vendin tonë, sepse luajti një rol të rëndësishëm në shpalljen e autoqefalisë së kishës bullgare. princi Stefan Bogoridi ia dhuroi bashkisë bullgare vendin në Stamboll për ndërtimin e kishës. Që nga ndërtimi dhe nga bekimi i kishës kaloi më se një shekulli. Tani ajo prapë është gati për shërbesat dhe liturgjitë fetare. Kjo kishë unike, do të tërheqë edhe shumë turistë, që vijnë në qytet.
“Në territorin e Stambollit ka shumë objekte turistike, të cilët përbëjnë interes për çdo njeri. Krahas monumenteve të vjetra historike, kisha “Shën Stefani” gjithashtu është një fenomen, i cili meriton vëmendjen e secilit që vjen në qytet – shpjegon prifti Angell. – Nuk duhet të harrojmë, se në vitin 2007 afro 100 arkitektë turq studiuan kishën. Megjithëqë atëherë ajo ishte shumë e dëmtuar, ata shpallën, se ky është tempulli më i bukur në territorin e Republikës së Turqisë. Tani pas restaurimit, ajo do të jetë një margaritar i mrekullueshëm në kurorën e këtij qyteti.”
Në vitet e ndërtimit të kishës në shekullin XIX bullgarët ortodoks në Stamboll numëronin përafërsisht 50 mijë veta. Sot ata janë afërsisht 1000 veta. Vallë a vijnë ata në kishë për kremtet kishtare, a frekuentojnë shkollën e porsakrijuar bullgare aty, shpjegon prifti Angell:
“Besimtarët me prejardhje bullgare për fat të keq nuk janë shumë dhe janë në moshë të thyer. Prandaj shërbimet fetare i bëjmë kryesisht në kishën e vogël “Shën Ivan Rillski” në lagjen Shishli. Në kishën “Shën Stefani” për shkak të korrozionit, kryheshin liturgji vetëm disa herë në vit – Ditën e Ignat Hyjmbajtësit, që bie më 21 dhjetor, Pashkën e Madhe, Ditën e Shën Stefanit më 27 dhjetor, kur shënohet festa e kishës. Mirëpo, njerëzit e frekuentoheshin kishën me kënaqësi, megjithëqë ishte në një gjendje të mjerë. Ata ndizeshin qiri, i drejtoheshin lutje Zotit dhe kështu ruanin shkëndijën bullgare në familjet. Në shkollën, e cila u krijua para dy vitesh me iniciativë të Konsullatës së Përgjithshme Bullgare në Stamboll, ka tri grupe të ndara sipas moshës. Fëmijët nga klasa e parë deri në të të katërt formojnë shkollën fillestare. Shkolla e mesme përfshin klasat e pestë deri në të të tetë. Shkollën e frekuentojnë kryesisht fëmijë të të shpërngulurve bullgarë dhe ardhës nga Bullgaria. Grupi i tretë formohet nga njerëzit në moshë mbi 35 vjet të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën bullgare. Ndër ta ka edhe njerëz nga enoria ime.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..
Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..