Për bullgarët flamuri është një nga simbolet më të rëndësishme të unitetit kombëtar, i cili është lidhur me kujtimin e mijëra ushtarëve, të cilët kanë vdekur për atdheun. Sot flamuri vazhdon të jetë një shenjë shumë e rëndësishme. Më 6 janar, Dita e Pagëzimit të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht nga Joan Pagëzori, ose Theofania, në Sofje sipas traditës mbahet bekimi zyrtar i flamujve luftarakë të Ushtrisë Bullgare.
Sipas kanuneve të kishës flamuri luftarak bekohet vetëm një herë, gjatë dhurimit të tij repartit ushtarak, kurse në festën e Theofanisë pas Bekimit të Madh të Ujit bekohen edhe flamujt. Tradita e bekimit të flamujve luftarakë ka lindur që në vitin 917, kur para betejës me ne krye mbretin bullgar Simeon i Madh te lumi Ahelloj flamujt bullgarë dhe ushtarakët tanë u bekuan me Ujin e Bekuar të lumit Jantra. Rituali është ruajtur deri në sundimin tonë nga turqit osmanë, kurse pas Çlirimit tradita u rimëkëmb nga Ministri i parë bullgar i Mbrojtjes Pjotr Parensov. Ajo vazhdoi të ruhej deri në vitin 1946. Pas shpalljes së Bullgarisë republikë ritualet e lidhura me kishën dhe bekimin e ujit u ndërprenë. “Që prej 25 vitesh e këtej tradita u rimëkëmb dhe çdo herë më 6 janar në garnizonet e vendit përfaqësuesi më i lartë i kishës në dioqezë, me një lutje të posaçme i spërkat me ujë trupat e ushtrisë bullgare dhe flamujt e saj” – thotë Daniella Gançeva, doktore e shkencave historike dhe Zëvendësdrejtoreshë e Muzeut Historik Ushtarak Kombëtar:
“Rëndësia e flamurit është formuar që në lashtësi, kurse njoftimet më të vjetra për flamurin bullgar janë që nga koha e princit Boris I. Në korrespondencën e tij me Papën Nikollaj I gjatë vitit 866 përmendet se bullgarët e vjetër i kanë përdorur bishtat e kalit si flamur të tyre. Në përgjigjen e Papës është shënuar se pas pranimit zyrtar të Krishterimit në flamurin e bullgarëve duhet të jetë qëndisur Kryqi i Krishtit. Ne nuk disponojmë të dhëna të sakta se si është dukur flamuri bullgar i asaj kohe, por ka informacion se bullgarët kanë pasur flamuj që gjatë udhëheqjes së mbretit Kallojan (1197 – 1207). E dimë gjithashtu se gjatë udhëheqjes së mbretit Ivan Asen II në flamur ishte vendosur kontrata e shkelur me Todor Komninin.”
Sipas fjalëve të dr. Daniella Gançevës në rregulloren e çdo një regjimenti është shënuar se po ta humbë flamurin e vet regjimenti dhe trupi ushtarak shpërbëhen. “Pikërisht për këtë shkak ushtari bullgar e ka mbrojtur flamurin e vet me përpjekje të mëdha” – vazhdon tregimin e vet Daniella Gançeva:
“Flamuri ka një rëndësi shumë të madhe në regjiment. Ne nga Muzeu Ushtarak Historik Kombëtar mund të ripohojmë se asnjë flamur bullgar nuk ka rënë në duart e armikut. Të gjithë e dimë se gjatë Luftës së Parë Botërore pas nënshkrimit të armëpushimit të Selanikut në fund të shtatorit të vitit 1918 mbi 100 mijë ushtarakë bullgarë u lënë peng. Komanda franceze përpiqej t’i merrte flamujt e regjimenteve, por oficerët dhe ushtarët arritën t’i shpëtojnë dhe asnjë flamur nuk u gjend në duart franceze. Nëntë muaj ushtarët ishin detyruar të bënin punë fizike larg atdheut. Disa prej tyre e vendosnin flamurin nën xhaketë dhe kështu u ruajtën flamurët bullgarë. Pasi i çliruan ushtarët tanë u kthyen në shtëpi, duke mbajtur me vete flamujt e fshehur. Ky është një heroizëm i madh, sepse në qoftë se flamuri ishte gjetur në rrobat e ushtarit, dënimi ishte vdekje. Në muzeun tonë janë ekspozuar flamuj të tillë të fshehur, ku mund të shihen gjurmët prej qepjeve.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: BGNES
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..