Me një ceremoni solemne në Sofje sot fillon zyrtarisht Presidenca e parë Bullgare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Dhjetë vjet pas aderimit tonë në BE Bullgaria e merr përsipër përgjegjësinë për ta koordinuar veprimtarinë e organeve dhe të institucioneve kryesore të një organizate pa analog, së cilës 28 shtete evropiane i kanë dhënë të drejta të mëdha në politikën ndërkombëtare, siguri dhe ekonomi.
Me rastin e fillimit të Presidencës në Sofje mbërriti elita politike e Evropës – Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani, Kryetari i Komisionit EvropianJean-Claude Juncker, të gjithë komisionarët evropianë. Të nesërmen Presidenca do të hyjë menjëherë në fazën e punës duke filluar bisedime midis anëtarëve të KE-së dhe ministrave bullgarë mbi prioritetet kryesore për muajit në vijim. Temat e rendit të ditës janë shumë dhe me rëndësi të madhe – Brexit, buxheti i BE-së për periudhën e re programore, ndryshimet në politikën e migracionit, integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor... Kryesia Bullgare është ngarkuar suplementarisht me pritje të larta – për përparimin në fazën kritike të bisedimeve për Brexit-in; për shpërndarjen e drejtë të peshave buxhetore lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja;për ruajtjen e interesave në politikën e kohezionit; për përparimin e integrimit evropian të vendeve fqinje të Bullgarisë – Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi; për normalizimin e dialogut mes BE-së dhe Turqisë etj.
Gjatë paraqitjes paraprake të prioriteteve të saj Bullgaria mori sigurimin e partnerëve të saj evropianë për solidaritet. Si një gjest simpatie dje Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Sofje Emma Hopkins komentoi se “bullgarët janë njerëz shumë pragmatikë, sidomos kur të bëhet fjalë për Evropën. Ata komunikojnë shumë lehtë dhe ... arrijnë lehtë deri në bisedimin, ku lindin vendimet e domosdoshme.”
Udhëheqja Bullgare është e qartë për përgjegjësitë e saj, autoritetet bullgare janë mobilizuar maksimalisht për t’i përballuar detyrat. Ata e kanë përkrahjen jo vetëm të forcave politike në pushtet, por edhe të opozitës. Madje oponenti më i ashpër i pushtetarëve – Partia Socialiste Bullgare, deklaroi se do të bashkëpunojë për suksesin e Presidencës Bullgare, sepse bëhet fjalë për një temë mbipartiake dhe kombëtare. Shoqëria në përgjithësi gjithashtu e përkrah Presidencën Bullgare. Në 93 bashki të vendit do të zhvillohen ngjarje të ndryshme kushtuar Kryesisë. Sot në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” në Sofje ka një spektakël festiv, në të cilin Kori i Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare do të interpretojë himnin e BE-së – Simfonia e nëntë e Ludwig van Beethovenit, kurse pas kësaj elita evropiane do të marrë përshëndetje me interpretime të ansambleve prestigjioze “Joan Kukzel – Zëëmbli”, “Çinari” dhe “Bëllgare”
Mirëpo, Presidenca filloi me protesta, të cilat megjithëse nuk janë kundër saj, lënë një përshtypje negative. Në kuadrin e një dite do të ketë protestë para Parlamentit në përkrahje të ratifikimit të Konventës së Stambollit, organizuar nga shoqata “Alianc për mbrojtjen kundër dhunës në bazë të seksit”; “Forumi Social i Sofjes” do të ngulë këmbë për të drejtat e pensionistëve; në udhëkryqet e Sofjes, përmes të cilave do të kalojnë mysafirët tanë nga Evropa, sindikatat policore do të kërkojnë rritje të pagave; priten mitingje të qytetarëve “pro” dhe “kundër” ndërtimit të pajisjeve sportive në Parkun Kombëtar “Pirin”. Do të ketë demonstrime edhe të përfaqësuesve të iniciativës për “Sovranitetin e Bullgarisë dhe të shteteve në botë”, ku në shfaqjet e saj të fundit u valëvit flamuri rus. Policia është shqetësuar për faktin se këto aktivitete do ta vështirësojnë trafikun në Sofje më shumë sesa masat e pashmangshme të sigurisë. Në qoftë se kemi parasysh reaksionet e mediave, qëndrimi ndaj protestave është më tepër negativ. Gazeta “Monitor” informon për masat suplementare me titullin “E fillojmë Presidencën me 9 protesta”. Gazeta “Standard” shënon se siç duket një pjesë e bullgarëve e konsiderojnë Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së si një mundësi për ankime. Në numrin e sotëm e përditshmja “24 çasa” publikoi titullin “Kudo protesta me rastin e hapjes së Presidencës në Sofje”
Në vetë fillimin Presidenca Bullgare gjendet njëkohësisht para pritjeve të mëdha dhe protestave. Mirëpo, më të rëndësishme do të jenë reaksionet pas gjashtë muajsh, kur do të dihen rezultatet e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..