Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Ankaraja nuk e pranon statusin e një “Partneri me privilegj” të Bashkimit Evropian

Foto: omer-celik.com

Ministri turk mbi çështjet evropiane Jomer Çelik deklaroi se, Ankaraja është kategorikisht kundra statusit të një “partneri me privilegj” të Bashkimit Evropian. Ai vuri në dukje se, debatet rreth  “partneritetit të propozuar me privilegj” janë aktualizuar pas bisedimeve të zhvilluara midis Rexhep Erdoganit dhe Emanuell Makronit më 5 janar të këtij viti në Paris. Ministri e argumentoi pozitën e Ankarasë mbi çështjen me tezën se ,Turqia nuk mundet të ndërmerret vetëm si një kamp për refugjatët, me të cilin është e domosdoshme që të bashkëpunohet mbi çështjen për evitimin e migracionit ilegal, ose si një shtab ushtarak për lidhje me luftën me terrorizmin, por duhet të ndërmerret në cilësinë e saj të një shteti.


68% nga grekët janë kundra përdorimit të termit “Maqedoni”

Foto: protothema.gr

Sipas një studimi të agjencisë “Mark” të botuar në gazetën “Proto tema”, 68% nga grekët nuk pranojnë, kurse 23.6% pranojnë në emrin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë të përdoret termi “Maqedonia”. Mes zgjedhësve  të partisë drejtuese “Siriza” kundërshtarët e termit janë 63.8%, kurse mes zgjedhësve të partisë opozitare “Demokracia e Re” kjo përqindje është 67%.


Po vazhdojnë grevat e transportit në Greqi

Foto: BGNES

Pasi gjatë ditës së premte në Greqi dolën në grevë nëpunësit në transportin publik, marinarët dhe mjekët, sot pritet një grevë dhe në metronë, të shoferëve të autobusëve  dhe të trolejbusëve, makinistët. Për shkak të grevës së dispeçerëve të aviacionit, kompanitë e aviacionit Aegean dhe Olympic Air e ndryshuan orarin e 28 fluturimeve ndërkombëtare dhe 20 të brendshme. Veprimet e protestës gjatë ditës së hënë përkojnë me një votim në parlament të një pakete prej masave ligjvënëse për ekonomi, të vendosura nga kreditorët e Bashkimit Evropian dhe nga Fondi Ndërkombëtar Monetar. Krahas me të tjerat masat supozojnë kufizimin e së drejtës së grevave dhe mundësi më të shumta për shitjen e shtëpive të debitorëve.


Hashim Taçi jep 1 milionë dollarë për përmirësimin e imazhit të vet në Shtetet e Bashkuara

Foto: BGNES

Presidenti i Kosovës Hashim Taçi jep 1 milionë dollarë për përmirësimin e imazhit të vet në Shtetet e Bashkuara, pohon gazeta “Ekspres” e cila del në Prishtinë. Duke pasur parasysh këtë ai ka nënshkruar marrëveshje me një kompani lobuese amerikane të Brajën Ballërd më 22 dhjetor vitin e kaluar-pikërisht në ditën, kur u mundua të ndalojë Gjykatën Speciale për hetimin e krimeve të kryera ushtarake në territorin e vendit. E njëjta kompani tanimë ka punuar për përmirësimin e imazhit të presidentit turk Rexhep Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama”, shkruan gazeta “Ekspres”.


Kinezë do të ndërtojnë në Kroaci një urë të sfiduar nga Sarajeva

Foto: total-croatia-news.com

Konsorciumi kinez China Road and Bridge Corporation qe i zgjedhur për ndërtimin e një ure të diskutueshme, të konsideruar me një rëndësi jetike për industrinë turistike të Kroacisë. Personat zyrtar komentuan se ky është investimi i parë i konsiderueshëm kinez në Bashkimin Evropian. Ura, e cila do të lidh dy pjesë të bregdetit Adriatik të Kroacisë , ka për qellim të pakësojë kohën për udhëtimin e turistëve, por krijojë debate me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ura do tu japë mundësi shoferëve tu shmangen një pjese prej 10 kilometrave, e cila i përket Bosnjës, duke kursyer në këtë mënyrë kohë nga pikat kufitare. Por, Sarajeva pohon se, ura do të pengojë praninë e Bosnjës deri në det dhe ngul këmbë që Kroacia  të shtojë lartësinë e saj deri më 55 metra.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD