Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozimi për ratifikimin e Konventës së Stambollit provokoi një debat të ashpër në shoqërinë tonë

БНР Новини
Foto: BTA

Aktualisht në Bullgari nuk ka statistikë të saktë për numrin e grave dhe vajzave, që janë viktima të dhunës në familje. Barazia gjinore është një temë, e cila diskutohet shumë vite me radhë, mirëpo sipas mendimit të njerëzve të angazhuar me këtë problem legjislacioni në Bullgari i lidhur me këtë dukuri nuk zbatohet në mënyrë efektive. Sipas studimeve të Eurobarometer Bullgaria ndodhet në vendin e parë në BE për nga stereotipat. 81% prej bullgarëve mendojnë se roli më i rëndësishëm i gruas është kujdesi për shtëpinë dhe familjen, derisa evropianët e tjerë nuk mendojnë se ky është roli i saj kryesor.

Deri tani Bullgaria ka nënshkruar shumë konventa dhe dokumente ndërkombëtare për barazi dhe qëndrim tolerant ndërmjet gjinive, mirëpo dhuna në familje mbetet një problem tepër serioz, mendojnë ekspertet. Gjatë ditëve të fundit bisedimet rreth Ligjit për Ratifikimin e Konventës së Stambollit  provokoi shumë emocione të zjarrta. U bë e qartë se çështja nuk është vetëm politike, por është më shumë morale dhe secili e ka pozitën e tij. Në interes të së drejtës  dhe pluralizmit të mendimeve qeveritarët organizuan në Sofje një diskutim të madh me pjesëmarrjen e 200 përfaqësuesve të organizatave të ndryshme të qytetarëve dhe joqeveritare. Gjatë takimit që vazhdoi më se dy orë përkrahësit e tezave të ndryshme parashtruan pikëpamjet e tyre për sa u përket aspekteve të ndryshme të problemit, të lidhura me moralin, gjininë, fenë, pikëpamjet politike dhe patriotike.

Pengesa kryesore në ecurinë e debatit u bë një nen i konventës së Stambollit, në të cilin flitet për edukim “xhendër” në frymën e tolerancës ndaj njerëzve me orientim të ndryshëm gjinor. Një nga arsyet për mosmarrëveshje për sa i përket ratifikimit të Konvetës është fjala angleze “gender” (xhendër), në kuptimin e së cilës figuron e drejta e çdo qytetari për vetëvendosje sipas gjinisë.

Снимка

Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva sqaroi argumentet, me të cilat shteti ynë e ka nënshkruar këtë konventë në prillin e vitit 2016. “Konventa e Stambollit është dokumenti i parë, me të cilin krijohet një kornizë gjithëpërfshirëse ligjore për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga të gjitha format e dhunës, përfshi këtu dhe nga dhuna në familje” – shpjegoi Ministrja Caçeva: “Mesazhi kryesor i Konventës së Stambollit është se askush nuk mund të jetë objekt i dhunës për shkak të përkatësisë së vet gjinore dhe nuk mund të jetë viktimë e dhunës fizike apo morale për shkak të gjinisë. Më shumë janë komentet e lidhura me konceptin e përdorur në Konventë – gender (“xhendër”), që në gjuhën bullgare mund të përkthehet si “gjini” apo “seks”. Nuk duhet të ketë spekulime apo interpretime të padrejta se po bëhet diçka e fshehtë, se mbas barazisë mes mashkullit dhe gruas qëndron diçka tjetër.

Снимка

Avokatja e Popullit Maja Manollova tha se dhuna ndaj grave është një shkelje drastike dhe e rëndë e të drejtave të njeriut. “Çdo grua e katërt në Bullgari ka qenë viktimë e dhunës në familje dhe ky krim ka ndikim mbi 1 milion gra bullgare” – tha Maja Maniollova dhe vazhdoi: "Duke pasur parasysh këtë statistikë të ofruar nga organizatat joqeveritare, nuk mund të pajtohem me pohimin se në Bullgari legjislacioni në fuqi është efektiv dhe parandalon dhunën. Dhe diçka që është akoma më e keqe – ekzistojnë forma të dhunës, kundër të cilave legjislacioni në fjalë nuk parashikon sanksione. Dhe kjo nuk është aspak e çuditshme. Unë personalisht kam kërkuar të dhëna dhe statistika zyrtare kombëtare tregon se viktimat e dhunës në familje në shumë rajone bullgare është zero.

Mirëpo duket se argumentet në përkrahje të Konventës së Stambollit nuk ekzistojnë, po të zgjedhim pikëpamjen religjioze dhe filozofike. Teksti i konventës nuk pranohet as nga Kisha Ortodokse Bullgare, as nga denominacionet e tjera të krishtera në Bullgari. Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse shpalli deklaratën e vet, në të cilën insiston se dokumenti ndërkombëtar nuk duhet ratifikuar. Argumenti kryesor është se pranimi i vetëvendosjes së lirë sipas gjinisë është në kundërshtim të ashpër me parimet e fesë së krishtere dhe kjo do të thotë “vdekje shpirtërore e njerëzimit”. Më shumë argumente në përkrahje të pikëpamjes së Sinodit lexoi Mitropoliti i qytetit Stara Zagora Kiprijan:

Снимка

Konventa e Stambollit ofron një kuptim të ri për njeriun – ai është sundimtar i pakufizuar, pa Zot, i cili interesohet vetëm për epshet dhe pasionet e tij, kështu që bile mund të përcaktojë gjininë e vet.  Ky kuptim për gjërat i hap dyert për prishjen morale, e cila do të shkaktojë asgjësimin tonë psikik dhe fizik” – tha Mitropoliti Kiprijan.

Dyert për diskutim të gjerë mbi këtë temë mbeten të hapura dhe me siguri pjesëmarrësit në të do të bëhen akoma më shumë. E mira në këtë situatë është se pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme debati vazhdon të jetë në rendin e ditës të shoqërisë bullgare. Dhe ai është një debat i rëndësishëm, sepse nuk mund të mbetemi të qetë para këtij problemi të madh, sepse heshtja do të thotë se jemi dakord, se nuk na prek fati i këtyre 1 milion bullgareve që vuajnë nga dhuna në familje.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BTA dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD