Shërbimi i detyrueshëm i rekrutimit në Bullgari u hoq plotësisht nga data 1 janar i vitit 2008, kur parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për mbrojtjen dhe forcat e armatosura. Që nga kjo datë ushtria u bë profesionale. Që atëherë filluan edhe polemikat për gjendjen e ushtrisë bullgare dhe për pamjaftueshmërinë sistematike të kuadrove ushtarake.
Presidenti dhe kryekomandat i forcave të armatosura Rumen Radev formuloi problemet aktuale në ushtri kështu: mungesë të teknikës moderne dhe armatime, mungesë të mjeteve për përgatitje të plotë vlefshme ushtarake, status të ulët social të ushtarakëve dhe largim kërcënues të stafit. Duke evidentuar punën e vet gjatë vitit të parë pasi u zgjodh në postin presidencial, zoti Radev theksoi, se do të ndjekë për hartimin e programit për zhvillimin e aftësisë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për aktualizimin e planit kombëtar për shtimin e të ardhurve për mbrojtje deri në 2 për qind nga produkti i brendshëm bruto deri në vitin 2024.
Financimi i pamjaftueshëm i ushtrisë gjatë viteve të fundit u bë shkak për mungesën e kuadrove. Nga 25 deri në 30 për qind janë ushtarakët të cilët nuk u mjaftojnë mbrojtjes dhe forcave të armatosura. Rroga fillestare nga afro 650-700 leva, 325-350 euro, për ushtar profesional nuk provokon interesin e të rinjve. Qeveria shikon seriozisht mbi këtë situatë. Zëvendës kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov bëri propozim për rekrutim vullnetar të të rinjve në Bullgari. Ai është kategorik, se nuk ka hequr dorë nga qëndrimi për rikthimin e kazermës. Aplikimi i rekrutimit vullnetar është hapi i parë në këtë drejtim sipas tij. Vendet e lira në sistemin e mbrojtjes në përmasë kombëtare janë 5500. Për përballimin e problemit me kuadrot u caktuan 30 milion leva. Ministri ofron aplikimin e sistemit zviceran, në të cilin të gjithë kalojnë stërvitje ushtarake në kuadrin e gjashtë muajve, ndërsa pas kësaj hyjnë në rezervën dhe herë pas here freskojnë dituritë dhe përgatitjen. Në këtë sfond ofron edhe shtimin e orëve të mësimit ushtarak në shkollat. Pesë orë të stërvitjes ushtarake nuk janë të mjaftueshme për të formuar te të rinjtë një përfytyrim të qartë se çfarë është kjo shërbimi ushtarak, çfarë duhet të dinë në rast konflikte ushtarake, se si shfrytëzohet arma, se si jepet ndihma e parë mjekësore e kështu me radhë. Sipas ministrit orët e mësimit ushtarak në shkollë duhet të jenë më shumë dhe të kenë më tepër një orientim praktik. Mësimi ushtarak formon patriotizëm te të rinjtë. Që nga viti i ri shkollor ky projekt do të realizohet, sidomos në qytetet, ku ka shkolla ushtarake ose garnizone të mëdha me oficerë të përgatitur, të cilët mund të hyjnë në rolin e pedagogëve.
Përsa i përket idesë për rekrut vullnetar ushtarak ministri Karakaçanov thekson, se “në shoqëri zhvillohet një debat rreth rekrutimit. Në etapën e tanishme është më realiste të propozojmë atë që ekziston në programet e qeverisjes së koalicionit GERB – Fronti Patriotik, e pikërisht rivendosja e rekrutimit mbi parimin vullnetar, domethënë, të gjithë shtetasit bullgarë në moshë 18 vjet, të cilët kanë dëshirë do të kalojnë mësimin ushtarak nga 6 deri në 9 muaj, gjë pas së cilës do të kthehen te jeta normale.”
Të gjitha shtetet, në të cilët rekrutimi i detyrueshëm u hoq dhe ekziston vetëm ushtri profesionale, kanë probleme me personelin, është kategorik ministri Karakaçanov. Ky problem nuk mund të zgjidhet, në se nuk do të rivendoset rekrutimi i detyrueshëm. Ka shumë vende në Ballkan, si Greqia dhe Turqia, në të cilët rekrutimi i detyrueshëm funksionon. Ka edhe shtete të tjera në Evropë, si Austria, në të cilët gjithashtu kazerma është e detyrueshme, ndërsa në Suedi dhe Finlandë që nga viti i kaluar e rikthyen rekrutimin si një proces i detyrueshëm, i cili sipas ministrit bullgar, është i pakthyeshëm.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dega e Universitetit të qytetit bullgar Ruse në qytetin Taraklia të Moldavisë do të jetë në gjendje të pranojë deri në 150 të rinj me origjinë bullgare për trajnim në diplomat arsimore dhe kualifikuese "bachelor" dhe "master", si dhe 5 persona për..
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
27 vjet e ndajnë Benoît Garbolino-n nga vendimi për të ndjekur zërin e zemrës dhe për të lënë Francën, për të jetuar në Bullgari. Arsyeja, siç i ka hije..