Ekonomia digjitale, zhvillimi i tregut të vetëm digjital dhe zhvillimi i “aftësive të së ardhmes” janë një nga 4 sferat me prioritet për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Shpesh themi se në Evropë s’ka shumë kompani inovative “start-up”, të cilat zhvillohen dhe punojnë. Është fakt se në momentin, në të cilin bëhem të mëdha, ato dalin nga BE-ja – më shpesh vendosen në SHBA – i tillë është rasti me Skype. Arsyeja, për të cilën nuk mund t’i mbajmë këtu, është mungesa e një kornize të vetme, e cila do t’u lejojë të zhvillohen lirisht. – shpjegoi Ministrja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian Liljana Pavllova. Ajo e hapi konferencën „GDPR Sofia“.
Tema kryesore e forumit ishte hyrja në fuqi e Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale /General Data Protection Regulation (GDPR)/, që është reforma më e madhe në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale prej 20 vjetëve e këtej. Organizatori kryesor ishte Koalicioni Digjital Kombëtar në partneritet me Agjencinë shtetërore për qeverisje elektronike dhe shumë institucione shtetërore dhe vendase.
“Mbrojtja e të dhënave është lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me një nga pakot legjislative, që janë më të vështira për hartim – kjo është Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave elektronike, shpjegoi Ministrja Liljana Pavllova. Shpresoj se të gjitha përpjekjet do të na ndihmojnë ta arrijmë qëllimin – gjatë vitit 2018 ta përfundojmë kornizën ligjore, e cila do të bëjë kështu që biznesi të punojë më qetë dhe më mirë në Evropë dhe tregu i vetëm elektronik të fillojë të funksionojë. Një studim sociologjik tregon se 80% prej konsumatorëve evropianë nuk janë të sigurt në se të dhënat e tyre janë ruajtur mirë. Prandaj me anë të këtij legjislacioni duhet t’u ofrojmë siguri konsumatorëve dhe nga ana tjetër të t’i ofrojmë siguri dhe qetësi biznesit. Krijimi i besimit është në duart e njerëzve, të cilët po e përgatisin këtë legjislacion.”
Sipas Komisioneres evropiane, e cila përgjigjet për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, Maria Gabriel më e rëndësishmja është besimi tek mjedisi digjital në përgjithësi. Sipas fjalëve të saj akoma më 25 maj sivjet të gjitha legjislacionet kombëtare në 28 shtetet-anëtare të BE-së do të zëvendësohen nga një kornizë e përbashkët. "Roli ynë është t’i inkurajojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat e tjera të përgatiten për këtë ndryshim – Rregullorja për mbrojtjen e të dhënave do të hyjë në fuqi pas më pak se 4 muajsh", tha në fjalinë e saj të treguar me anë të një video përpara pjesëmarrësve të konferencës në Sofje Komisionerja Maria Gabriel dhe vazhdoi:
“Me rregulloren e përgjithshme ndryshohen dhe aktualizohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave në BE – diçka, me të cilën Evropa përgatitet për erën digjitale. Bëhet fjalë për një instrument kyç për krijimin e ambientit të besimit, kështu që të sigurohen kushte të barabarta për të gjitha shoqëritë në tregun e BE-së. Të rritet besimi i konsumatorëve – kjo do të thotë të krijojmë mundësi të reja për biznes dhe inovacione. Ndërmarrjet do të kenë akses më të lehtë në tregun e tërë bashkimit, sepse legjislacionet kombëtare, të cilat tani janë në fuqi do të zëvendësohen nga vetëm një kornizë legjislative. Rregullorja e përgjithshme do të sjellë një ndryshim revolucionar. Me të do të përparojmë në fushën e mbrojtjes së të dhënave – diçka, për të cilën punojmë tashmë 20 vjet me radhë. Njëkohësisht siguria juridike bëhet më e thjesht dhe përmirësohet. Ne në Komisionin Evropian bashkëpunojmë në mënyrë të ngushtë me shtetet-anëtare për të ndihmuar procesin e adaptimit të ose ndryshimit të ligjeve të tyre. Grupi i punës, i cili i bashkon të gjitha organet kombëtare për mbrojtjen e të dhënave në nivelin e BE-së, tashmë ka përpunuar udhëzime, që do t’i ndihmojnë ndërmarrjet për zbatimin e legjislacionit të ri.”
Programi ambicioz i Presidencës Bullgare parashikon përfundimin e reformave në disa sfera, të lidhura me mbrojtjen e të dhënave elektronike. Bëhet fjalë për të drejtat e autorit, pranimin e kodit elektronik, rregulloren për lëvizje të lire të të dhënave jo-personale. “Qëllimi është ta përfundojmë punën mbi portalin e vetëm digjital, i cili do të lehtësojë aksesin e biznesit tek kërkesat administrative në shtetet e ndryshme”, saktësoi Ministrja Pavllova.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..