Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skiatori Nikolla Çongarov mban frymën olimpike dhe rok muzikën në zemrën e vet

БНР Новини
Foto: личен архив

Fryma olimpike ka gllabëruar krejtësisht vetëdijen e sportistit shumëvjeçar kombëtar në disiplinat ski alpine Nikolla Çongarov. Përpara olimpiadës në Pjongçang ai shpalli se, ka ambicien  të bëhet olimpisti i parë bullgar, i cili është klasifikuar për lojërat në disiplinën ski-kros, e cila po fiton popullaritet mes sportistëve shumë të rinj. Çongarov qe flamurtari i delegacionit bullgar gjatë mbylljes së lojërave dimërore olimpike në Republikën e Koresë, me qenë se përfundoi i 44 në kualifikimet për Kupën Botërore në ski-kros në Itali.

Ski-krosi është një disiplinë e re jo vetëm për Çongarovin por dhe për Bullgarinë, prandaj Federata vendase e skive nuk kishte parashikuar financimin përkatës për përgatitjen e sportistëve të tillë. Skiatori 27 vjeç i cili mbeti jashtë sportit profesional në vazhdim të 2 vjetëve, tani përsëri është në pistë dhe stërvitet me këmbëngulje dhe entuziazëm se do të mundet të klasifikohet për lojërat e ardhshme olimpike. Shpresë i jep përparimi, të cilin e ka arritur në një kohë të shkurtër për tu përgatitur, por dhe grupi i shumtë në numër të adhuruesve të sporteve dimërore në Bullgari , të cilët i besojnë dhe e përkrahin.

Снимка

Pak pas kthimit të tij nga qendra dimërore kanadeze “Panorama” ku u klasifikua në vendin e 14 në sllallomin gjigant nga kalendari i FIS (Intyernational Ski Federation), Nikolla Çongarov dha një intervistë për Radio Bullgarinë. Bëri shaka, se sivjet do të marrë pjesë si komentator i garave në ski-kros në olimpiadën e cila po fillon në Pjongçang. Tani për tani nuk ka prognozë për fituesit, sepse në këtë sport ka befasi të shumta, por si sportist i simpatizon më tepër Filip Flisërit /Filip Flisar/. "Ai është slloven për nga prejardhja dhe është si ne-me një frymë të fortë ballkanike. Pavarësisht se fati i bëri dredhi në dy olimpiadat e mëparshme, në të cilat nuk mundi të kalojë drejt finales së madhe, ai nuk hoqi dorë dhe po vazhdon tani në olimpiadën e tretë” - thotë Nikolla Çongarov. Dhe akoma:

Dy stinët e fundit në ski më mësuan në shumë gjëra. Hyra në disiplinë pa qenë i orientuar shumë në të. Duhet vet të mbledh paratë dhe të krijoj programin, të punoj gjatë një përqendrimi të plotë dhe të shkoj nëpër gara. Përveç kësaj vet e mbledh dhe e shpërndaj buxhetin. Ski-krosi nuk është i zhvilluar shumë në Bullgari, kurse tek ne ka kushte për të dhe meriton që të popullarizohet. Punova shumë dhe prandaj më përkrahën dhe shumë njerëz. Mësova shumë për veten time si sportist, por dhe për njerëzit, tek të cilët të mund të mbështetem. E kuptova sa me rëndësi është të rrethohesh me një ekip pozitiv, kurse një përkrahje mora edhe nga njerëz, të cilët nuk janë të lidhur në mënyrë profesionale me sportin. Në fund të fundit qëllimi nuk qe i arritur tani, por për llogari të kësaj arrita rreth akoma 20 të tjera, për të cilët nuk kam ëndërruar se mund të jenë kaq të rëndësishme. Tani me siguri e di se dua të merrem me sport. Diçka për të cilën kisha luhatje.”

Снимка

Nikolla Çongarov vlerëson lart përkrahjen e madhe , të cilën e merr nga qindra bullgarët e rinj, të cilët emocionohen bashkë me të gjatë kohës së garave. Përpara disa ditëve prezantoi në rrjetin social dhe bilancin e vet nga stina e garave, e cila për të qe e përmbushur me shumë shpresa, por dhe me zhgënjime. “Aty i sqaroj njerëzit për këtë se çfarë ka rastisur gjatë kohës së kualifikimeve për olimpiadën - thotë ai. Pavarësisht nga zhgënjimi im, njerëzit po vazhdojnë  të më përkrahin në mënyrë të entuziazmuar. Më thonë se rruga është më e rëndësishme dhe se krenohen me mua. Kjo ndikon mbi psikikën time, më jep krahë të vazhdoj përpara.

Asnjëherë nuk ka ardhur momenti , në të cilin të kem kërkuar të heq dorë, por vështirësi kam pasur. Vjet u rrëzova dhe vrava kokën në pistën në Suedi. Deri në këtë moment asnjëherë nuk kisha pasur ndonjë traumë serioze në ski, por pas këtij incidenti u zgjova në spital dhe dy muaj qesh “ jashtë binarëve”. Atëherë pranë meje qe e fejuara ime Margaret, e cila më ndihmojë të kthehem me makinën time nga Suedia në Bullgari. Tani u rimëkëmba plotësisht nga kjo traumë, ndihem shumë mirë dhe nga ana fizike dhe nga ana psikike. Gjëja tjetër me të cilën merrem prej kohe është kitara. Pas lojërave olimpike në Soçi, derisa pushoja, ju përkushtova plotësisht muzikës. Atëherë ndjeva një amulli tek skitë, prandaj i hodha forcat e mia tek rok grupi im, me të cilin organizojmë koncerte në klube të ndryshme. Me djemtë do të bëjmë incizim të albumit të parë në Beograd. Një shoku im ka bërë një studio incizuese në një rifuxho – aty do të incizojmë tani shpejt dhe unë jam mjaft i emocionuar dhe i entuziazmuar nga ky fakt.

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karllos Nasar

Karllos Nasar është fituesi i “Ikarit Sportiv” për vitin 2024

Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..

botuar më 24-12-06 4.21.MD

Sportistë të shquar bullgarë u dekoruan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..

botuar më 24-12-03 5.58.MD

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD