Para pak kohe Eurostati pohoi se Bullgaria jo vetëm se i ka arritur, por tashmë i ka tejkaluar standardet e parashikuara në strategjinë “Evropa 2020” përsa i përket përdorimit të energjisë së prodhuar nga burime natyrore. Po të kemi parasysh se në strategji janë parashikuar 16%, tek ne përdorimi i kësaj energjie në vitin 2016 është 18,8%, kurse për 12 vitet e mëparshme pjesa e saj është dyfishuar. Më shumë është energjia e prodhuar nga mbeturina të ngurta dhe lëndë djegëse biologjike (rreth 8%), kurse më pak është ajo gjeotermike (0,2%), diellore (0,8%) dhe prej erës (0,7%).
Përveç Bullgarisë, shtetet e tjera me këtë tregues të mirë janë Çekia, Dania, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia. Më e lartë është përqindja e burimeve të ripërtëritshme energjetike në Suedi (53,5%), Finlandë (38%), Letoni (37%), Austri (33%) dhe Danimarkë (32%). Qëllimi i Bashkimit Evropian është që prodhimi i korrentit të prodhuar prej burive natyrore gjatë vitit 2020 të arrijë 20% prej përdorimit të konsumatorëve përfundimtarë dhe të paktën 27% gjatë vitit 2030.
Mirëpo përqindja e lartë e energjisë elektrike prej burimeve të ripërtëritshme nuk është në favor të konsumatorëve për shkak të çmimit të saj më të lartë. Për këtë arsye akoma vitin e kaluar qeveria shpalli se ka ndër mend të ndryshojë Ligjin për energjetikën, në mënyrë që të hiqet shtesa “Përgjegjësia ndaj Shoqërisë” që llogaritet mbi çmimin e korrentit dhe me të cilën stimulohen prodhuesit e energjisë së rinovueshme. Pasi punëdhënësit njoftuan se do të dalin në protestë për shkak të rritjes së çmimeve të korrentit në tregun e lirë, Kuvendi u angazhua me votimin e amendamenteve në Ligjin për energjetikën. Në sajë të këtyre amendamenteve pritet se që nga 1 korrik 2018 të gjitha centralet për prodhimin e energjisë së rinovueshme me kapacitet mbi 5MB tashmë do të shesin energjinë e tyre vetëm në bursën e korrentit. Diferenca mes çmimit të arritur në bursë dhe tarifave preferenciale të përcaktuara nga Enti rregullator, do të paguhen nga Fondi i Sigurisë së Sistemit Elektroenergjetik. Ideja është që konsumatorët me të ardhura të ulëta të marrin njëfarë ndihme me anë të një çmimi preferencial për sasi të konsumit të përcaktuar paraprakisht. Detyra nuk është e lehtë dhe vendimi për të akoma nuk mund të merret për shkak të domosdoshmërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, për këtë liberalizim të tregut ka nevojë për disa analiza të Bankës Botërore dhe për bashkërendimin e modelit të liberalizimit me Komisionin Evropian. Konsumatorët e energjisë elektrike me aftësi të vogla blerëse janë rreth 1.1 mln. dhe ndihma financiare për ta pas rritjes së ardhshme të çmimeve do të arrijë 70 miliona euro. Shuma që po paguhet për ta është 45 mln. euro.
Duhet thënë se për zgjidhjen e çështjes ka edhe një rrethanë të favorshme – se pjesa e energjisë prej burimeve natyrore në formimin e çmimit përfundimtar të korrentit do të bëhet më e vogël. Gjatë dy vjetëve të fundit vëzhgohet ulja e çmimit të energjisë prej burimeve të ripërtëritshme dhe tani ai është pothuaj 50% më i ulët - kjo është për shkak të shpenzimeve të pakësuara, lidhur me instalimin e pajisjeve të prodhimit. Se si pikërisht do të zhvillohen gjërat në tregun bullgar, do të kuptojmë pas ndryshimeve të parashikuara për datën 1 korrik të këtij viti.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se..