Deri më 11 mars në Sofje mund të shikohet ekspozita e piktorit bullgar i cili punon në Shtetet e Bashkuara Huben Çerkellov. Ajo është prezantimi i tij i parë në tokën bullgare prej 18 vjetëve e këtej nën patronazhin e Ekaterina Zaharievës, zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë. Mikpritës i ekspozitës është Muzeu i artit modern – Arsenali i Sofjes pranë Galerisë Kombëtare Artistike.
Emërtimi i ekspozitës “Imane” është i pasur për nga nënteksti – piktori ka parasysh kuptimin e ndryshëm të kësaj fjale, në varësi nga theksi – si “pronësi, përmbajtje” dhe si “thesar”. Por çdo një kuptim përputhet me përmbajtjen e saj. Huben Çerkellov prezanton piktura të mjeshtërve të mëdhenj bullgar si Mëkviçka, Anton Mitov, Jarosllav Veshin, Ivan Milev, të pikturuar mbi kartëmonedhat e vjetra. Është më se e logjikshme pyetja drejtuar piktorit nëse e frymëzojnë paratë prej letre si art.
“Jo kaq si art, sesa si simbol i besimit në vlerë. Njeriu duhet të besojë në vlerën e vet dhe atëherë do të ketë sukses” – thotë Çerkellov dhe shton : “Ata janë të vënë mbi kartëmonedhat bullgare. Kjo qe e rëndësishme për mua, jo vetë krijimet. Në fillim të shekullit të 20 kanë vendosur për të vënë krijime të tyre mbi kartëmonedha. Unë i mora këto imazhe nga kartëmonedhat...dhe i riktheva mbrapsht në variantin e pikturave.”
Sllava Ivanova, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare, rikujtoi se viti 2018 është shpallur Vit Evropian i trashëgimisë kulturore.
“Natyrisht që “Imane” ka të bëjë dhe me këtë aspekt të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Në një mënyrë individuale Huben vazhdimisht e studion rrugën e vet të zhvillimit dhe unë gëzohem se na befason me një ekspozitë, e cila sjell imazhe dhe ka qëndrim ndaj trashëgimisë kulturore bullgare. Një pjesë nga imazhet, të cilat do ti shikoni, janë jo vetëm imazhe të kartëmonedhave, por janë dhe të krijimeve, pronë e Galerisë Kombëtare. Kështu që konteksti i kësaj ekspozite është shumë i pasur, shumë i gjerë.”
Në përshëndetjen në emër të ministres Zaharieva thuhet: “Është me rëndësi se kjo ekspozitë rastis pikërisht në kohën e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse me ngjarje të këtij lloji, mund të tregojmë fytyrën e ndryshme të Bullgarisë, atë fytyrë e cila na bën të krenohemi dhe jo vetëm se ruan por dhe shpërndan mesazhet më të rëndësishme të vendit tonë, se bullgarët janë të talentuar, punëdashës dhe japin kontributin e vet për kulturën dhe artin në Evropë dhe në botë.”
“Huben Çerkellov drejton një vështrim drejt së kaluarës, duke përdorur kartëmonedhat, mbi të cilat janë ilustruar krijime të artit, të cilët gjatë asaj kohe – gjatë viteve 20 të shekullit të 20 kanë qenë art modern – tha kritikja e artit Nadezhda Xhakova, kuratore e ekspozitës. Ato kanë qenë të vlefshme për bashkëkohësit e vet dhe shikojmë se po vazhdojnë të marrin pjesë dhe sot në historinë e artit. Kështu që ai ve një çështje shumë të rëndësishme: ku është arti modern, nëse ai është një pjesë nga historia jonë dhe cila është e ardhmja e tij.”
Huben Çerkellov ka lindur në vitin 1970 në qytetin Kërxhali. Pas vitit 2000 jeton dhe punon në Nju Jork. Sipas kritikëve të artit, krijimet e tij gërshetojnë në një mënyrë origjinale traditat bullgare dhe pop artin amerikan. Sipas fjalëve të tij, ai është shumë i zënë, por tanimë synon më shpesh të kthehet në Bullgari: “Tani fillova të vij më shpesh, të paktën një herë në vit. Mundohem, ja tani me ekspozita...Këto janë shkaqe të mira. Shpresoj që gjatë ardhjes sime tjetër të mund të kem më shumë kohë për të udhëtuar.”
Projekti tjetër i piktorit quhet “120 fytyra” por Huben Çerkellovi akoma nuk po jep hollësira për të.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: sofiaarsenal-mca.org
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..