Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Patriarku Neofit: Kisha Ortodokse Bullgare do të kryejë angazhimin e vet ndaj asaj maqedonase

Foto: BGNES

Në një deklaratë përpara agjencisë BGNES patriarku Neofit përshëndet vizitën e presidentit Rumen Radev në Maqedoni si një “lajm i lumtur”. Gjatë kohës së vizitës së presidentit Radev, peshkopi i Plovdivit Nikollaj dhe peshkopi i qytetit Stara Zagora, Kiprian, u pranuan nga kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase Kryepeshkopi Stefan, kurse më vizituan manastirin Bigor. Sa i përket kërkesës së fundit të Kishës Ortodokse Maqedonase që Kisha Bullgare të kontribuojë për njohjen e statusit të saj autoqefal, patriarku Neofit bindi se kur të bëhet e domosdoshme Kisha Ortodokse Bullgare do t’i ndërmarrë veprimet e domosdoshme.


Presidenti maqedonas vizitoi kishën bullgare në Stamboll

Foto: BGNES

Në kuadrin e vizitës së vet në Turqi, presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov vizitoi Kishën e Hekurt - kështu është e njohur kisha bullgare “Shën Stefani” në bregun e Bririt të Artë në Stamboll. Gjeorgje Ivanov është presidenti i parë i huaj, i cili e viziton kishën pas restaurimit të saj të plotë. Përpara vizitës së vet në Turqi, presidenti maqedonas bisedoi në Shkup me homologun e tij bullgar Rumen Radev. Në bisedimet me Radevin, Ivanovi deklaroi se do të dëshironte që marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë të jenë shembull për marrëdhënie midis vendeve nga Ballkani.


Zoran Zaev duhej të vritej në mësymjen në parlamentin në Shkup

Foto: BGNES

Revista maqedonase “Fokus” zbuloi se gjatë kohës së dhunës në parlamentin maqedonas më 27 prill 2017 duhej të vritej lideri i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë dhe kryeministër i tanishëm Zoran Zaev. Sipas revistës, hetimi i të ashtuquajturës “se enjtes së përgjakur” në parlamentin në Shkup disponon me incizime nga bisedat në telefon midis porositësit dhe kryerësit të tentativës për vrasje. Biseda telefonike mes dy personave zbulon se si personi që duhej ta vriste Zaevin me pistoletë i ka thënë bashkëbiseduesit të tij se nuk ka mundur të kryejë vrasjen sepse nuk e ka pasur objektivin e pastër. Sipas bisedës, ai ka thënë se nga turma e njerzëve që i ishin afruar Zaevit, nuk ka mundur që të shtiej me pistoletë dhe kështu ka dështuar.


Vuçiç: kompromisi me shqiptarët është me një rëndësi jetike për Serbinë

Foto: BGNES

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ripohoi informacionin se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë më 26 shkurt në Bruksel , kurse në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit tjetër do të takohet me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Sipas fjalëve të presidentit Vuçiç, kompromisi me shqiptarët është me një rëndësi jetike për Serbinë dhe ata, të cilët janë kundër tij nuk e kuptojnë se me këtë pozitë të tyre i humbasin që të gjithë.


Hashim Thaçi pret sivjet një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë

Foto: president-ksgov.net

Në lidhje me 10 vjetorin nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, presidenti i shtetit Hashim Thaçi deklaroi se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe Serbia vetëm e humb kohën duke u munduar ta bllokojë. Njëkohësisht Thaçi edhe njëherë shprehu pritjen që viti 2018 të jetë viti i marrëveshjes historike midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili të normalizojë marrëdhëniet bilaterale dhe t'i garantojë Ballkanit Perëndimor paqe dhe kushte për evropianizim.


Edi Rama: Shqipëria dhe Kosova të kenë një president të përbashkët

Foto: BGNES

Në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Shqipërisë Edi Rama tha se një president i përbashkët Kosovë – Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një uniteti të të dyja vendeve. Duke informuar për këtë deklaratë, agjencia AFP komentoi se Serbia me siguri nuk do ta pëlqejë atë. Aq më shumë se liderët serbë rregullisht e akuzojnë Tiranën për përpjekjet e saj të krijojë “Shqipërinë e Madhe” – gjë, të cilën ajo e mohon.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD