Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një forum në Sofje i thotë “JO” gjuhës së urrejtjes dhe ekstremizmit

БНР Новини

Pas debatit të madh rreth Konventës së Stambollit (e cila ka të bëjë me mbrojtjen nga dhuna në shtëpi), që e polarizoi shoqërinë tonë në dy anë ekstreme – “pro” dhe “kundër”, tani opinioni publik është përqendruar te një problem tjetër i pazgjidhur. Aktualisht në rendin e ditës është çështja e gjuhës së urrejtjes, të cilën e dëgjojmë si në rrugë, ashtu dhe në tribunën e Parlamentit. Ajo i përket drejtpërsëdrejti dhe tërthorazi çdo një prej nesh, por më e keqja është se shumica e bullgarëve u bënë tolerantë ndaj shfaqjeve të agresionit verbal dhe madje e pranojnë si një mënyrë e shfaqjes së të menduarit dhe si element i lirisë së fjalës.

Rastësisht apo jo, pas Ditës së Dashurisë më 14 shkurt, në Universitetin e Sofjes u zhvillua forumi i parë ndërkombëtar i këtij lloji “Sofja i thotë “JO” gjuhës së urrejtjes dhe ekstremizmit”. Qëllimi i konferencës, e cila u zhvillua në fillim të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, ishte të tregojë qartë se vendi ynë u kundërvihet në nivelin më të lartë të gjitha shfaqjeve të mungesës së tolerancës dhe provave për cenimin dhe kufizimin e dinjitetit dhe lirisë. Ndër organizatorët e takimit ishte shoqata për të drejtat e njeriut “Marginalia”, “Shoqëria e Internetit – Bullgaria” dhe Bashkia e Kryeqytetit, në partneritet me organizatën e hebrenjve në Bullgari “Shalom” dhe “Goethe-Institut”. Ndër pjesëmarrësit ishin Ambasadori amerikan Shkëlqesia e Tij Erik Rubin, Ambasadori i Izraelit Shkëlqesia e Tij Irit Lilijan, Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova, përfaqësues të organizatave të ndryshme joqeveritare.

Para pak kohe vendi ynë mori statusin e palës – Liaison në Aleancën ndërkombëtare për kujtimin e Holokaustit, kurse së shpejti do të bëhemi anëtar zyrtar i organizatës” – deklaroi në fjalimin e vet Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Georg Georgiev. Nga deklarata e Zëvendësministres së Arsimit Denica Saçeva u bë e qartë se po parashikohen më shumë orë të arsimit civil në shkollën bullgare, si një prej masave preventive kundër përhapjes së gjuhës së urrejtjes.

СнимкаKryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova hodhi poshtë që autoritetet e bashkisë të kenë dhënë lejë për marshime, me pjesëmarrjen e përkrahësve të ideve neonaziste dhe e falënderoi organizatën “Shalom” për partneritetin e tyre në aksionet për pastrimin e fasadave të qytetit nga mbishkrimet dhe shenjat, të cilat janë simbol i urrejtjes.

E vetmja mënyrë që një bashkësi të ecë përpara dhe të zhvillohet është që të gjenden qëllime rreth të cilave ajo të bashkohet. Bashkimi në raste të tilla mund të fitojë shumë shpejt përkrahës, mund të arrijë rezultate të larta brenda afateve të shkurtra, por nuk mund të sigurojë një zhvillim stabil për të ardhmen. Po, urrejtja dhe agresioni përhapen ndër ne shumë shpejt, shpeshherë ato janë përgjigja më e lehtë, por gjithmonë çojnë në një drejtim të gabuar” - thotë Jordanka Fandëkova.

Nga pikëpamja e mediave gjuha e urrejtjes shndërrohet nga një problem publik në një çështje morale dhe estetike, me të cilën jo një herë janë ndeshur gazetarët me përvojë. Në kuadrin e Forumit të Sofjes gazetarja nga programi “Horizont” i Radios Kombëtare Bullgare Irina Nedeva na tregoi për përshtypjet e saj të drejtpërdrejta për rrezikun që urrejtja të përhapet direkt në media.

СнимкаNë qoftë se gjatë vitit 2013 kemi alarmuar për dukuri të rrezikshme në mjedisin e mediave, sepse kanë qenë sporadike, sot ne shikojmë shumë shfaqje të tilla agresive në media” – tha Nedeva she shtoi:

Urrejtja ndaj atyre që janë më të ndryshëm nga pikëpamja etnike, seksuale, fetare, u përhap në media dhe duhet të mendojmë se si kjo dukuri u bë fakt dhe në cilin kontekst – social, apo politik, kjo ndodhi. Mendojmë se kjo është me rëndësi, sepse gjuha e urrejtjes praktikisht është një njollë e turpit për gazetarinë profesionale. Kjo është një prej shkaqeve të shumta për pakësimin e besimit në media, gjë që e vëzhgojmë prej shumë kohe, mungesa e përhapjes profesionale të informacionit të besueshëm dhe cilësor për proceset politike dhe dukuritë sociale dhe gjithçka që ndodh në jetën tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD