Po afron 1 marsi, një nga festat më të bukura bullgare, kur që të gjithë zbukurohemi me fije të bardha dhe të kuqe për shëndet në pritje të pranverës. Këtë ditë venë verore që të gjithë bullgarët, të cilët gjenden kudo nëpër botë. Shumë fëmijë bullgarë, punojnë verore dhe ua dhurojnë shokëve të vet, duke i njohur me traditat e bukura bullgare. Organizojnë dhe shumë aktivitete bamirëse, duke shitur veroret në përkrahje të nevojtarëve. Ju prezantojmë një “punishte veroresh” në qytetin e vogël Popovo, në Bullgarinë Verilindore. Popullsia e qytetit është mezi 15 mijë veta, por zemrat e tyre janë të mëdha dhe bujare. Për iniciativën bamirëse tregon Rosica Hristova , sekretare e vatrës së kulturës “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” në qytet.
“Punishtja jonë para së gjithësh është një mesazh për mirësi, për një ndjeshmëri ndaj fëmijëve në qytetin tonë, të cilët kanë probleme shëndetësore. Sivjet filluam që më 15 shkurt dhe do të vazhdojmë deri më 3 mars. Iniciativa është krejtësisht e vatrës së kulturës në qytetin Popovo. Kauza jonë “Fëmijët u ndihmojnë fëmijëve” arrin të bashkojë tanimë për vit të 13 të radhës që të gjithë fëmijët nga të gjitha shkollat fillore në qytet, në ndihmë të nevojtarëve. Gjatë viteve të fundit përfshihen dhe fëmijë nga kopshtet, që të mund të tregojnë dhe ata mjeshtëritë e veta gjatë punimit të këtij simboli bullgar. Po shtohet dhe numri i vullnetarëve, të cilët i mësojnë pjesëmarrësit në punishte.
Në vazhdim të dy javëve në orët e mëngjesit dhe në orët e pasdites, fëmijët punojnë verore dhe fusin shumë mjeshtëri dhe talent si dhe origjinalitet në punimet e veta. Ata njihen në këtë mënyrë me legjendat lidhur me veroret, me traditat dhe zakonet. Mësojnë dhe shumë vjersha dhe këngë kushtuar kësaj feste. Në punishte një mike e posaçme është mbesa e Gjyshe Martës ose vetë Gjyshe Marta. Në prag të 1 marsit në vatrën kulturore hapet një ekspozitë shumë w bukur, kurse banuesit e qytetit kanë mundësi të blejnë verore, të punuara nga fëmijët. Materialet janë të siguruara krejtësisht nga vatra e kulturës. Leshi, si dhe sendet e ndryshme zbukuruese, janë nga ne të moshuarit, kurse fëmijët fusin të gjithë krijimtarinë e vet. Në fund bashkë me vullnetarët nga Kryqi i Kuq Bullgar i Rinisë nga gjimnazi me patron Hristo Botev nisemi dhe shpërndajmë verore nëpër të gjithë qytetin. I shesim në 3 pika të qytetit. Çdo vit mbledhim rreth 800-1200 leva dhe që të gjitha paratë janë për fëmijët me probleme shëndetësore ose të dobët për nga ana sociale. Bashkë me Komunën vendosim se ku ti dhurojmë paratë. Sivjet paratë të cilat i kemi mbledhur do t’u drejtohen dy fëmijëve – Viki dhe Peshi, binjakë dy vjeç të cilët kanë probleme shëndetësore.”
Gjithnjë e më shumë njerëz i përgjigjen kësaj pune dhe nisme vullnetare. Në këtë mënyrë ndihmohen familjet në nevojë, por jo më e pakët është dhe kënaqësia nga kauza e mirë për mjeshtrit e vegjël.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: pgss-popovo.com
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..