“Viti 2018 shënon 104 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe 25-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë. Këto fakte dëshmojnë për një rrugëtim që dy vendet e popujt tanë kanë bërë përkrahë njëri tjetrit, duke kaluar nëpërmjet sfidave të ngjashme.” Këto janë fjalët e Shkëlqesisë së Tij z. Qirjako Kureta – ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bullgar në intervistën e dhënë posaçërisht për Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë.
“Bullgaria konsiderohet një partner tradicional ekonomik i Shqipërisë dhe tre shtyllat e bashkëpunimit dypalësh janë bashkëpunimi tregtar, investimet direkte dhe pjesëmarrja në projekte dhe iniciativa rajonale. Por duhet vënë në dukje se niveli aktual i bashkëpunimit ekonomik edhe i shkëmbimeve tregtare, edhe pse ato kanë njojtur rritje, është larg mundësive dhe hapësirave që ofrojnë potencialet e të dyja vendet” – është i mendimit Ambasadori shqiptar.
Pasi ofroi shifra konkrete për volumin e shkëmbimit tregtar ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Kureta nënvizoi se:
“Në aspektin legjislativ investimet e ndërsjella midis dy vendeve, tregtia midis tyre është plotësisht e siguruar dhe e mbrojtur. Ka garanci të investimeve, ka eliminim të taksimit të dyfishtë, ka dhe një klimë shumë pozitive besimi dhe miqësie, e cila duhet të kishte garantuar edhe një volum më të madh shkëmbimesh midis dy vendeve. Unë përfitoj nga rasti të ftoj investitorët bullgarë për të marrë pjesë në procedura ndërkombëtare të tenderimit për projekte të infrastrukturës, projekte të ndërtimit të rrugëve në partneritetin publik-privat, apo për të marrë pjesë në procedurat e tenderimit si nënkontraktorë në projektet e financuara nga BE-ja.”
E njëjta është situata në fushën e turizmit. Para 3 vitesh 14 mijë qytetarë bullgarë kanë vizituar Shqipërinë. Për vitin e kaluar ky numër arriti shifrën 40 500. Në të njëjtën periudhë Bullgarinë e kanë vizituar 34 000 shqiptarë, numri i të cilëve renditet në venin e 27 të vizitorëve të huaj në Bullgari. Por, në se krahasojmë me numrin e bullgarëve që vizitojnë vendet e tjera fqinje si Turqinë dhe Greqinë, ky është një numër i vogël. Arsyet kryesore për këtë numër të vogël turistësh bullgarë, të cilët kanë frekuentuar Shqipërinë deri tani, sipas zotit Qirjako Kureta, janë: “mungesa e një linjeje direkte ajrore midis Sofjes dhe Tiranës, infrastruktura jo e mirë rrugore që lidh dy vendet tona nëpërmjet Maqedonisë, mungesa e promovimit si duhet të kushteve, të bukurive, që i ofron vendy ynë, mosnjohja apo njohja shumë pak e vendit tonë nga popullsia bullgare si dhe nga operatorët turistikë”.
Tema tjetër e madhe e marrëdhënieve dypalëshe është konektiviteti i të dyja vendeve dhe i tërë Ballkanit. Këtu Ambasadori Kureta nënvizoi angazhimin e fortë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov me realizimin e projekteve në këtë sferë, sipas të cilit do të alokojë një fond prej 1 mild. eurosh për përmirësimin e konektivitetit regjional. Realizimi i projekteve në kuadër të Korridorit numër tetë për shembull, do të krijojë rreth 200 vende të reja pune.
“Ne vlerësojmë shumë autoritetet bullgare për objektivat reale të përcaktuara në strategjinë e 6 muajve të Presidencës së Këshillit të BE-së, ku Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë evidentuar objektivat kryesore” – tha Ambasadori Kureta, duke folur për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe për gjërat, me të cilat Bullgaria mund të ndihmojë proceset e saj integruese.
Ju ofrojmë të dëgjoni tërë intervistën e hollësishme të Shkëlqesisë së Tij Qirjako Kureta për të gjitha temat me rëndësi për dy shtetet tona.
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..