Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani
Marcel Ciolacu dhe Nicolae Ciuka
Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për shkak të një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila dominohet nga magjistratë të emëruar nga socialdemokratët, për të mos lejuar eurodeputeten e ekstremit të djathtë Diana Șoșoacă në votimin presidencial. Ashtu si kryeministri dhe kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Marcel Ciolacu, ashtu edhe kreu i Partisë Nacional Liberale (PNL) dhe Presidenti i Senatit, Nicolae Ciuka, janë kandidatë për president. PSD dhe PNL, dy partitë më të mëdha parlamentare, kanë qeverisur së bashku që nga nëntori 2021. Sipas PNL, largimi i Șoșoacă do të lehtësojë Ciolacu në zgjedhjet presidenciale. Sondazhet sociologjike të shtatorit i japin Ciolacut vendin e parë, të ndjekur nga Ciuka dhe Mircea Geoana me prirje të majtë, raporton DiGi-24.

Shqipëria dhe Turqia po thellojnë partneritetin e tyre
Rexhep Erdogan dhe Bajram Begaj
Turqia dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi, arsim dhe komunikim, raporton Anadolu Ajansi. Në Tiranë, presidenti turk Rexhep Erdogan foli me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. U mbajt takimi i dytë i Këshillit të Bashkëpunimit Turko-Shqiptar “ Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli”, theksoi Erdogani. " Ne do të ofrojmë gjithashtu mbështetjen e nevojshme për të plotësuar nevojat e forcave të armatosura të partnerit tonë strategjik dhe aleatit të NATO-s, Shqipërisë, në fushën e pajisjeve ushtarake dhe trajnimit", shtoi presidenti turk. Rama dhe Erdogan hapën në Tiranë Xhaminë e Madhe të quajtur “Namazgyah”, e cila konsiderohet më e madhja në Ballkan.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të ndërtojnë gjithashtu një marrëveshje për gazi përgjatë rrugës së Korridorit 10

Lidhja e energjisë dhe transportit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe vizioni i përbashkët se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, ishin temat e bisedës gjatë vizitës së kryeministrit serb Millosh Vuçeviç në Shkup. Është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim në energji, miniera dhe resurse minerale. Në Nish u organizua një takim i përbashkët i dy qeverive dhe Mickoski mori ftesë për vizitë zyrtare në Serbi. Kryeministri maqedonas theksoi se është biseduar për ndërtimin e linjës hekurudhore të shpejtë përgjatë Korridorit 10 të Transportit, "që është prioritet strategjik" për Shkupin. U diskutua edhe për ndërtimin e një interkonjektori me gaz, i cili do të lidhë dy vendet me një tjetër konektor gazi me Greqinë, për të furnizuar me gaz edhe Evropën Qendrore, transmeton BTA.

Në Greqi janë rritur gjobat për transportin e mallrave të ndaluar me makina

Policia greke po kontrollon dhe gjobit masivisht për transport mallrash të ndaluara. Organet e rendit raportojnë se janë shtuar gjobat për mbajtjen e sendeve të ndaluara në bagazhin e makinave. Në Greqi nuk lejohet mbajtja e bombolave të benzinës, objekteve të rënda të përmasave të mëdha, si dhe objekteve që dalin jashtë makinës. Kafshët shtëpiake nuk mund të transportohen as në bagazh. Ndër aksesorët e ndaluar nga rregullat e qarkullimit rrugor janë xhamat e lyer, mbulimi i targave, si dhe sistemet audio që shkaktojnë ndotje akustike. Policia rekomandon që të gjitha sendet e ndaluara të hiqen nga makina përpara se të udhëtoni, raporton korrespondentja e BNR-së në Greqi, Katja Peeva.

Vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur pas përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë

Të paktën 23 janë viktimat në Bosnje dhe Hercegovinë pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në disa bashki të vendit. Fshatrat jugore të Bosnjës, Donja Jabllanicës, Konjcës dhe Fojnicës ishin më të prekurat nga fatkeqësia. Tre persona janë ende në kërkim atje, njoftoi seksioni boshnjak i Radio Evropa e Lirë. Qeveria e Kantonit Hercegovinë-Neretva krijoi një grup pune për të vlerësuar dëmet, për të identifikuar dhe rikuperuar zonat e prekura. Lidhur me përgjegjësinë për katastrofën Ministria e Ekonomisë është ngarkuar me detyrën për të nxjerrë të gjithë dokumentacionin nga arkivat dhe t'i paraqitur një raport qeverisë. Fshati Donja Jabllanica u gropos pothuajse plotësisht nga gurët dhe mbeturinat pas reshjeve intensive më 4 tetor.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Foto: ziaruldeiasi.ro, mre.gov.rs, aa.com.tr, sport24.gr, Reuters

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..

botuar më 25-09-26 7.05.MD
Sh. e Tij Haxhi Bajraktari (djathtas) dhe Ministri Daniell Mitov

Bullgaria shprehu mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..

botuar më 25-09-26 5.47.MD

Bullgaria iu bashkua deklaratës së përbashkët të OKB-së të 35 vendeve mbi Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..

botuar më 25-09-24 11.42.PD