“Natyra për ujin” është motoja e ditës së sotme botërore të ujit. Theksi është mbi kërkimin e zgjidhjeve të përshtatura me natyrën të sfidave të shekullit të 21, të lidhura me resursin e vlefshëm natyror – ujin. Dhe ato janë shumë, sepse në botë 2,1 miliardë veta jetojnë pa ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, gjë e cila prek shëndetin e tyre. Ndryshimet klimatike japin bazë të prognozohet se numri i njerëzve, në rrezik për shkak të përmbytjeve do të rritet nga 1,2 miliardë deri më rreth 1,6 miliardë deri në vitin 2050, që është pothuajse 20% nga popullsia botërore. Njëkohësisht si rezultat i veprimtarisë njerëzore, 64-71% nga zonat e lagështa kanë qenë të humbura gjatë 100 vjetëve të fundit. Këto janë vetëm një pjesë nga të dhënat shqetësuese, të treguara në sajtin e iniciativës “Ura Ndërkombëtare e ujit”-një ngjarje ndërkombëtare me mikpritëse Sofjen.
Në lidhje me ditën Botërore të ujit, Asociacioni Bullgar i ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin” organizuan një foto-konkurs kombëtar me temë “Burimet në Bullgari”. Qëllimi i tij është të paraqesë kuadro interesante me objekt ujin - nga burimet nëntokësore ose mbitokësore, përfshi dhe burimet minerale, çezmat, banjat. Fotot më interesante dhe më të bukura janë ndodhen në një ekspozitë.
Antoaneta Sallfidxh nga shoqata “Unë e dua ujin” shton:
“Fotot të cilat mbërritën nga i gjithë vendi, janë shumë të bukura. Sivjet kemi temat janë “Burimet në Bullgari” dhe “Ujëvarat”, prandaj do të paraqesim kuadro interesante. Mblodhëm rreth 200 fotografi. 10 prej tyre, të cilat fituan më shumë zëra online, automatikisht u bënë pjesë e ekspozitës. Fotografitë janë kureshtare dhe të bukura. Shumë prej tyre janë bërë lart në male, në vende, të cilat janë mjaft të vështira për tu arritur por meriton që të shikohen. Ekspozita sipas traditës përfshin 50 kuadro. Dhjetë prej tyre, siç ju thashë, janë të zgjedhura përmes votimit elektronik, kurse 40 të tjerat janë të treguara nga juria eksperte. Çmimet akoma nuk janë përcaktuar, sepse do të ketë një votim suplementar për fotot e printuar mbi letër. Pikërisht në këtë mënyrë do të zgjidhet dhe fituesi. Dua që të nënvizoj se fondi i dekorimit është mjaft serioz dhe sigurohet nga Ministria e Mjedisit dhe Ujërat.”
Një nga temat e diskutuara, të cilat e shoqërojnë ekspozitën do të jetë menaxhimi i ujërave minerale. Në Bullgari ka përgjithësisht 225 burime të ujërave minerale. Në pjesën jugore të vendit ato janë 148, ku aty dominojnë burimet e natyrshme. Në pjesën veriore janë 77, pjesa më e madhe të nxjerra përmes sondazhit. Vetit shëruese të ujërave minerale bullgare janë të njohura nga lashtësia deri në ditët tona dhe në rajonet me burime janë ndërtuar klinika-spa dhe banja publike.
“Njerëz të shumtë nga i gjithë vendi do të vizitojnë ekspozitën, interesi është i madh. Sivjet ajo do të jetë në Muzeun për historinë e Sofjes, i cili gjendet në godinën e shkëlqyer të Banjës Qendrore minerale. Kështu që nga data 22 mars deri në fund të muajit , ekspozita do të pozicionohet aty dhe do të mund të shikohet. Jo rastësisht e kemi zgjedhur këtë vend-më 26 mars do të mbledhim përfaqësues të ministrive , të cilët drejtojnë burimet minerale në Bullgari, organizata të shumta joqeveritare dhe biznesi, që të diskutojmë temën serioze lidhur me ujërat minerale. Ekspozita “Burimet në Bullgari” do të mund të shikohet dhe online në sajtin e konkursit, e pikërisht waterbridge.info. Tanimë është bërë traditë që këto ekspozita të udhëtojnë, prandaj ekspozita e sivjetshme do të prezantohet në ekspozitën “Uji”, që fillon në fund të muajit mars në Inter Ekspo Qendrën në Sofje, kurse pas kësaj do të udhëtojë nëpër të gjithë vendin.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: waterbridge.info
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..