Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Regjional Historik në qytetin Sliven me dhuratë për bullgarët e Besarabisë në Moldavi dhe Ukrainë

БНР Новини

Muzeu Regjional Historik në qytetin Sliven i dhuroi Bibliotekës “Hristo Botev” në Kishinau disa botime. Biblioteka në fjalë u krijua në vitin 1992 nga diaspora bullgare në Moldavi dhe përbën një filial të Bibliotekës së Qytetit. Librat në të janë kryesisht letërsi klasike bullgare dhe botime të lidhura me historinë e atdheut të stërgjyshërve të bullgarëve të Besarabisë, pra Bullgarisë. Në këtë vatër kulturore bullgarët mblidhen për të shënuar çdo festë, organizohen kurse të gjuhës bullgare, ka një grup i valleve dhe këngëve popullore. Biblioteka është një nga vendet e respektuara nga bashkatdhetarët tanë në kryeqytetin moldavian.

Për librat më të rinj në bibliotekën e Kishinaut tregon drejtori i Muzeut Regjional Historik në qytetin Sliven Nikollaj Sirakov:

Botime tona i dhuruam jo vetëm bibliotekës “Hristo Botev” në Kishinau, por edhe Gjimnazit të Bollgardit në Ukrainë. Nuk duhet të harrojmë, se gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1828-1829, pas tërheqjes së trupave ruse, një pjesë dërmuese e popullsisë së krahinave të qyteteve Slliven dhe Jamboll, iku dhe u vendos në Besarabinë e sotme. Kështu që është një gjë normale që muzeu ynë të shfaqë një qëndrim special ndaj këtij rajoni. Në muze punojnë specialistë, të cilët merren me studimin e procesit të emigrimit të bullgarëve nga ato dy vendbanime bullgare. Disa ishin flukset e emigrantëve gjatë viteve të ndryshme. Kishte edhe riemigrim. Ideja jonë ishte që t’u japim atyre botime, të cilët pasqyrojnë këtë problematikë dhe këto procese. Dërguam kryesisht botime të Muzeut Regjional Historik – Sliven me studime dhe doemos me një theks mbi këtë temë, e cila është tepër e ndjeshme për bashkatdhetarët tanë në Besarabi. Botimet i pasuruam me materiale etnografike, arkeologjike e kështu me radhë. Qëllimi është që të popullarizojmë dhe në të njëjtën kohë të tërheqim vëmendjen e bullgarëve të Besarabisë mbi historinë e mëmëdheut të stërgjyshërve të tyre, kështu që ata të ndjejnë se ne mendojmë dhe punojmë për ta. Ata janë bashkatdhetarë tanë dhe është e domosdoshme që të rinjtë të kenë të qartë se ku e kanë rrënjët, se në trojet tona jetuan paraardhësit e tyre.”

Vallë a shfaqin interes bullgarët e Besarabisë të kërkojnë rrënjët e tyre në vendin e paraardhësve?

Mbajmë lidhje të ngushta me të gjitha organizatat, të cilat mbrojnë interesat e bullgarëve të Besarabisë në Moldavi. Punojmë aktivisht edhe me bullgarët të Besarabisë në Ukrainë. Qyteti Sliven u vëllazërua me qytetin Militopoll në Ukrainën Lindore, përreth të cilit ka më se 33 fshatra bullgare. Mbajmë lidhje të ngushta me qytetin Odes në të cilin është e përqendruar një diasporë e madhe bullgare. Tek ne pa u ndërprerë vijnë studentë nga Besarabia për të praktikuar. Ne i përfshijmë edhe në studimet tona. Para disa vitesh morën pjesë në gërmimet arkeologjike të Kështjellës Tuida – një monument arkeologjik nga epoka e antikitetit të vonshëm.

Tuida

Atëherë me ne punuan bullgarë të Besarabisë nga Moldavia dhe Ukraina. Ideja është që nëpërmjet shkencës dhe kulturës të tërheqim ata të rinj dhe t’u tregojmë atyre, se i përkrahim. Mendoj, se arrijmë të plotësojmë këtë mision me sukses" – tha në përfundim drejtori i Muzeut Regjional Historik në qytetin Sliven, Nikollaj Sirakov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personaldhe bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD