Nuk ka ndonjë shtet tjetër në Evropë, edhe në botë, i cili të disponojë një vegël aq të madhe të perkusive, në të cilën të ekzekutohen vepra muzikore nëpërmjet tingujve të sinkronizuara të kambanave të ndryshme. Para afro 40 vitesh në periferitë e Sofjes u ndërtua një monument madhështor në të cilin mbi themele të fuqishme prej betoni u montuan 107 kambana të ndryshme nga mbarë bota. Ndër to ka edhe kambana të vjetra – njëra nga shekulli i XI, dhe tjetra kopje – origjinali i së cilës daton nga shekulli i IV para erës sonë. Ky monument ishte pjesë e një nisme me përmasa të mëdha në Bullgarinë socialiste. Në vitin 1979 në kuadrin e Asamblesë Ndërkombëtare të Fëmijëve “Flamuri i Paqes” në vend mbërritën 135 fëmijë nga të gjitha këndet e botës. Secili prej tyre mbante me vete nga një kambanë si një simbol i atdheut nga i cili vinte. Kështu u krijua monumenti të cilin edhe më sot njihet si “Kambanat”. Megjithëqë në të kaluarën kishte popullaritet të madh, vite me radhë ai ishte i zhytur në harresë.
Sot Sofja rinovohet dhe zhvillohet me pjesëmarrjen e shumë njerëzve aktivë dhe të rinj, të cilët nuk mbajnë mend ideologjinë e viteve para 1989-tës. Ata dëshirojnë të tërheqin vëmendjen mbi këtë monument, si një nga simbolet më të mira të paqes, mirëkuptimit dhe besimit në kryeqytet. “Ka shumë njerëz të cilët edhe nuk dinë për ekzistencën e këtij monumenti. Prandaj është e domosdoshme të flitet më shumë për të” – thotë Hristo Iliev, bashkorganizator në nismën civile #Ndaji Kambanat”, e cila ka shumë pasardhës. Vjet u investuan 11 mijë leva të siguruara nga bashkia për mirëmbajtjen e rajonit përreth monumentit. Me ato mjete u pastrua konstruksioni prej betoni, u sigurua ndriçimi i pjesës më të lartë të monumentit, u vunë tabela me informacion për kambanat e ndryshme. “Dëshirojmë të rikthejmë shkëlqimin e këtij monumenti të kulturës” – rrëfen Hristo Ilievi. Sipas tij përveç pamjes së mrekullueshme të cilën e kanë kambanat në sfondin e malit Vitosha, tërë parku, i cili është me sipërfaqe nga 380 dynym, është një vend tërheqës për shëtitje. Hristo Ilievi vazhdon:
“Personalisht unë jam 29 vjeç dhe nuk mbaj mend atë kohë. Por çuditem kur disa njerëz na pyesin pse me para bashkiake rinovojmë një monument nga koha e komunizmit. Sipas neve ky nuk është lapidar i ndonjë partie, sepse aty nuk ka një simbolikë të tillë. Përkundrazi Kambanat ishin një monument jo tradicional për ideologjinë e atëhershme. Ai nuk është tipik për artin socialist, edhe nuk ka asgjë të përbashkët me atë periudhë. Monumenti është i ndërtuar shumë mirë dhe nuk do të jetë e tepruar në se do të thuhet, se ai përbën një formë të lartë të artit monumental të komunizmit. Xhiruam Kambanat nga lart me një dron dhe kuadrot prezantojnë monumentin me gjithë bukurinë e tij. Bëmë propozim që të organizojmë një vizitë të miqve të cilët do të vijnë për Presidencën Bullgare të Këshillit të BE-së për të parë këtë vepër unik për mbarë Evropën. Asgjëkund nuk ka aq shumë kambana të cilat mund të tingëllojnë në sinkroni si një vegël muzikore.”
Në faqen internet të shoqatës #Ndaji Kambanat” mund të lexohen fakte interesante kureshtare për Asamblenë Ndërkombëtare të Fëmijëve, e cila u zhvillua në Sofje nën moton “Unitet, krijimtari, bukuri”. Aty mund të lexojmë, se në vitin 1979 Bullgaria deshi të lërë prapa konfrontimet politike të Luftës së Ftohtë dhe t’i tregojë shoqërisë ndërkombëtare se është një shtet tolerant i hapur drejt botës. Tani 40 vjet më vonë ideja për një Asamble Fëmijësh në Sofje u ringjall dhe i gëzohet përkrahjes dhe entuziazmit të qindra të rinjve.
“Do të përpiqemi që me përkrahjen e qytetarëve dhe të Bashkisë së kryeqytetit të organizojmë një asamble të tillë prapë. Ideja jonë nuk është të ringjallim komunizmin, por që në vendin tonë të vijnë dhe të takohen fëmijë nga mbarë bota. Kështu ata jo vetëm që do të njihen me njeri tjetrin, por do të paraqesin kulturën e shteteve të tyre. Që në vitet 80-të të shekullit të kaluar asambleja fitoi një popullaritet aq të gjerë, që shteti vendosi që ajo të kthehet në një aktivitet të rregullt, i cili të mbahet çdo tre vjet. Do të bëjmë provë që vitin e ardhshëm me rastin e jubileut 40-vjeçar të organizojmë një asamble të tillë. Kështu që ftojmë secilin që ka ide ose dëshirë të ndihmojë për realizimin e kësaj ideje të lidhet me ne” – tha në përfundim Hristo Iliev nga nisma civile #Ndaji Kambanat”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..