“Aktualisht papunësia në Bashkimin Evropian është e një niveli shumë të ulët që prej dhjetë vitesh, por ende të rinjtë e papunë janë shumë." Këtë e bëri të ditur Komisionarja Evropiane e Punësimit dhe Çështjeve Sociale Marianne Thyssen gjatë takimit joformal të ministrave socialë nga BE-ja që u zhvillua në Sofje.
Forumi u mbajt në kuadrin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Në qendër të debatit ishin masat për inkurajimin e mësimit gjatë tërë jetës, rritja e aftësive dhe diturive të krahut të punës, sigurimi i përkrahjes aktive ndaj punësimit dhe i mundësive të barabarta për realizimin në tregun e punës. Theksi u vu te ofertat për inkurajimin e integrimit të njerëzve në gjendje të pabarabartë në shoqëri dhe në tregun e punës. Në programin e takimit joformal u përfshi një vizitë në Forumin e shtatë evropian të sipërmarrësve, ku morën pjesë shumë ndërmarrje sociale nga Bullgaria dhe nga akoma 6 shtete evropiane, të cilat paraqitën prodhueshmërinë e vet dhe mundësitë për inovacione në këtë fushë.
“Sipas të dhënave të Eurostatit gjatë shkurtit niveli mesatar i papunësisë është 7 për qind, gjë që është niveli më i ulët që nga shtatori i vitit 2008. Të dhënat tregojnë se kriza ekonomike tashmë është “prapa kurrizit tonë”, por ajo i ka pasojat e veta, të cilat ende ndikojnë mbi realizimin e disa grupeve të veçanta në tregun e punës” – vuri në dukje Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Ai shtoi:
“Në momentin e tanishëm të rritjes së qëndrueshme ekonomike duhet t’i përqendrojmë përpjekjet tona dhe të punojmë për përgatitjen e krahut të punës të BE-së, në përputhje me zhvillimin dinamik të teknologjive dhe të ekonomisë digjitale. Mjetet, të cilat shtetet-anëtare i drejtojnë rritjes së kualifikimit të krahut të punës, duhet të konsiderohen jo si shpenzime, por si investim. Duhet t’u propozojmë shtetasve evropianë një drejtim perspektiv dhe afatgjatë, që të mos e humbin besimin e tyre në BE. Theksi kryesor gjatë mbledhjes ishte realizimi i më të moshuarve në tregun e punës. E përqendruam vëmendjen tonë edhe te politikat për përkrahje të punësimit, për integrimin e të rinjve dhe të të papunëve në tregun e punës. Papunësia e të rinjve në moshën deri në 25 vjeç në Bullgari në periudhën 2013 – 2017 është ulur nga 28 për qind në 13 për qind, që është ulje me afro 15 për qind. Në saje të zbatimit të masave të punësimit në Bullgari, gjatë katër viteve të fundit rreth 100 000 të rinj kanë filluar të punojnë për herë të parë. Tani përpjekjet tona duhet të përqendrohen te përfaqësuesit e grupeve të prekura në tregun e punës dhe te njerëzit që banojnë në rajonet më të largëta, të cilët aktualisht nuk ndiejnë aspak përkrahje.”
Sipas të dhënave të fundit për papunësinë në Evropë mbi 3.5 mln njerëz të rinj nuk mund të realizohen në tregun e punës. Është shumë i madh numri i të papunëve të përhershëm në Evropë – mbi 8 mln veta. “Ekonomia ecën lart dhe tani është momenti që njerëzit të ndiejnë një ndryshim pozitiv” – bëri të ditur në Sofje Komisionarja Evropiane Marianne Thyssen.
“Le t’u sigurojmë njerëzve mundësive më të mira – ky është prioriteti më i rëndësishëm i KE-së. Në kushtet e sotme të ndryshimeve të shpejta ekonomike ne duhet të investojmë në krahun e punës. Popullsia e kontinentit tonë po plaket, po pakësohet edhe numri i punonjësve. Ne duam që ekonomia jonë të jetë e konkurrueshme në fushën e ekonomisë digjitale. Për këtë qëllim njerëzit duhet t’i aktualizojnë aftësitë e tyre, që të adaptohen në kushtet e ndryshimeve të shpejta. Parimi kryesor është zhvillimi gjatë tërë jetës. Çështja është se si të investojmë te njerëzit gjatë tërë jetës së tyre. Kjo duhet të fillojë herët, duke investuar në kujdesin cilësor ndaj më të rinjve. Gëzohem shumë se Presidenca Bullgare e ka shndërruar në prioritet të vet arsimin që në moshën më të hershme të fëmijës. Dallimi në kompetencat e njerëzve është shkaku kryesor i papunësisë afatgjatë. Ende 63 mln evropianë nuk kanë dituri digjitale. Mirëpo, që ta rritim nivelin e konkurruehsmërisë, tashmë duhet të investojmë në dituritë e larta.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..