Para më se tri dekadash letrari Pjeter Bogdan e quajti qytetin Çiprovci “lulja e Bullgarisë”. Kjo për shkak se krijesat më të mrekullueshme natyrore me ngjyra laramane zbuloheshin në qilimat e punuara në këtë qytet. Sot veprat e përsosura të mjeshtreve të këtij vendbanimi malor zbukurojnë muze në Evropë dhe shtëpitë e njerëzve të mbarë botës të cilët pasi i shikuan mbetën të magjepsur përgjithmonë.
Si enden qilimat e Çiprovcit – nga tjerrja e fillit, përmes mbledhjes së lëmshit, rregullimit të vegjës dhe endjes së qilimit, do të shikojnë të gjithë ata të cilët do të frekuentojnë Festivalin e Qilimit të Çiprovcit. Ai do të mbahet më 5 dhe 6 maj në qytetin me të njëjtin emër. Konkurs për endjen e një figure mbi qilimin dhe ekspozitë të qilimave karakteristike për qytetin, janë veprimtaritë e tjera interesante të programit.
“Studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative do të bëjnë një revu të veshjeve me motive të qilimave karakteristike për qytetin Çiprovci – tregon Anita Komitska, drejtoreshë e Muzeut Historik në qytet. – Në shesh gjithashtu do të shiten qilima, suvenire të vogla dhe artikuj të zanateve tradicionale vendore. Të gjithë zanatçinjtë shfrytëzojnë elemente nga qilimat e njohura për të treguar se bukuria mund të mishërohet kudo në art. Ditën e parë të festivalit do të prezantojmë një film kushtuar qilimit të qytetit Çiprovdki, vepër e regjisorit iranian Xhavad Daneshvar dhe operatorit Petër Petrov. Kështu do të kërkojmë analogji me qilimat e Lindjes, do të përpiqemi të zbulojmë tiparet e përbashkëta, për më tepër fjala të cilën e përdorim për ato endje, erdhi nga Persia.”
Qilimat e parë në qytetin Çiprovci u punuan në shekullin e 17-të. Ky zanat u lulëzua në qytet në epokën e Rilindjes Bullgare, shekujt 18-të dhe 19-të.
“Në etnologji imponohen dy mendime kontradiktore për zanafillën e punimit të qilimave në qytetin Çiprovdki – tregon Anita Komitska. – para kohe dominonte teza, se banorët e qytetit Çiprovci e sollën aftësinë e endjes së qilimave pas Kryengritjes së Çiprovcit nga viti 1688, kur ata ikën në fshatrat rreth Pirotit dhe aty përvetësuan këtë zanat. Mirëpo, kjo ide u zbeh, sepse sot flasim për punimin e qilimave në pjesën lindore dhe në të perëndimore të vendit. Punimi lindor i qilimave ka të bëjë me endjen e tyre në qytetin Kotell, ndërsa ai perëndimor është karakteristik për qytetet Çiprovcki, Pirot, Prilep, Ohër, Caribrod, Samokov. Ato kanë një teknikë të njëjtë të endjes në tezgjahun vertikal. Qilimat e perëndimit kanë edhe ornamente dhe kolorite të përngjashme. Nuk mund të themi, se qilimi i Çiprovcit u huazua nga ai i Pirotit. Kjo për shkak se modelet e tij më të vjetra – motivi “karakaçanka” dhe qilimi tipi bakamski, enden që para shekullit të 17-të dhe nuk hasen në Pirot. Kështu që më tepër mund të flasim për zhvillimin e qendrave të përafërta dhe për ndikim reciprok të modeleve dhe motiveve kryesore.”
Drejtoresha kujton se si u ndryshuan qilimat e Çiprovcit gjatë shekujve:
“Në periudhën më të lash kur endeshin qilimat, ngjyrat e shfrytëzuara ishin më të zbërdhulëta, gjë që u jepte qilimave një butësi. Ato qilima karakterizohen me një fushë kryesore dhe me disa bordure plotë motive me forma gjeometrike.
Etapa e dytë e quajtur “dekorative” karakterizohet me pasurimin e ngjyrave dhe motiveve. Në qilimat e punuara gjatë kësaj periudhe shihet pema e jetës, hardhia pranverore dhe ajo e vjeshtës, degëza me zogj, simbole të lashta. Në fillim të shekullit 20-të mbi qilimat rikrijoheshin motive të imta të cilat përtëriteshin në mënyrë ritmike. Koloriti i këtyre qilimave është më i hapët dhe i ndezur për arsye të bojërave kimike. Qilimat në qytetin Çiprovci vazhdojnë të enden edhe më sot e kësaj dite.”
Për fat të keq kjo bëhet një traditë, e cila mund të humbet me mjeshtret e fundit të këtij artizanati. Megjithëkëtë Anita Komitska është optimiste, se bullgarët herët ose vonë do të vlerësojnë pasurinë e qilimave të Çiprovcit, jo vetëm për bukurinë e tyre, por për arsye se në të janë të mishëruar simbole të së mirës, mirëqenies dhe prosperitetit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: ich.unesco.org и chiprovtsi.bgDeri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..