Edhe sivjet më 17 maj, kur festojmë Ngritjen e Zotit Krisht në Qiej, ose Spasovden (Ditën e Shën Spasit), siç e quan festën populli, do të grumbullohen shumë njerëz në livadhin e madh rreth “Pusit të Spasit”. Vendi është emblemë e qytetit të Zllaticës dhe e tërë regjionit. Që në kohërat e largëta njerëzit kanë shkuar atje, që të luten për shëndet dhe berqet dhe të nderojnë fuqinë kuruese të natyrës. Kodra e Spasit, ku gjendet vetë burimi, është buzë malit. Atje mund të shkoni shumë lehtë në një shteg të asfaltuar. Për nder të Shën Spasit këtu është ndërtuar një kishë prej guri, e cila mirëmbahet me mjetet personale të vendasve. Edhe sot me rastin e Ngritjes së Zotit Krisht në Qiej do të mblidhen shumë njerëz rreth pusit, do të derdhin ujë kurues dhe do të ndezin nja një qiri për shëndet, siç kanë bërë stërgjyshërit tanë. Mirëpo, shumë pak janë njerëzit, të cilët e dinë se ky ka qenë një vend i shenjtë disa shekuj para Krishtit.
Uji i kulluar i pusit, që buron nga brendësia e tokës, është i pastër si lot, kurse temperatura e tij nuk ndryshon nga të ftohtët e dimrit dhe vapa verore. Që në kohërat më të lashta shumë popuj të ndryshëm kanë ardhur këtu si shenjë respekti dhe kanë hedhur një monedhë të tyre. Ndoshta edhe ato si ne sot kanë besuar se pas hedhjes së monedhës në ujë do të plotësohet ndonjë dëshirë e tyre. Brezat kanë ndryshuar, por monedhat e hedhura kanë mbetur dhe po vazhdojnë të na tregojnë për ta. Kështu para disa vitesh gjatë punimeve rreth kapjes së ujit dhe ndërtimit të çezmës këtu gjetëm afro 80 monedha, më e vjetra prej të cilave është që nga koha e trakëve – thotë Boris Geçev, banor i qytetit Zllatica, i cili e ka kultivuar vetë këtë vend, ndërsa pas zbulimit të sendeve krijoi një muze, që të mund t’i ruajë për brezat e ardhshëm. Ja më shumë hollësi:
“Pse e ka emrin “Pusi i Spasit”? Në saje të majave të larta malore, të cilat e rrethojnë tërë rajonin, stërgjyshërit tanë kanë arritur t’u rezistojnë sulmeve të sunduesve osmanë më shumë se 30 vjet. Në fakt Zllatica është një nga vendbanimet e fundit, të cilat u pushtuan nga turqit. Në rajon ka shumë fortifikata, por pasi u pushtua Goljamoto Kale në krahinën Zhekov Vir, gratë, fëmijët dhe burrat e gjallë kërkuan shpëtim në kështjellën e vogël mbi qytetin Zllatica afër majës Golesh. Kishte dy vojvodë – Spas dhe Sallko. Gjatë shpëtimit Sallko i udhëhiqte gratë, kurse vojvoda Spas me akoma dy çeta arriti t’u kundërvihet ushtrive turke, që i ndiqnin. Në krahinën Brusovete, e cila ndodhet mu kundër Pusit të Spasit, u mbajt një betejë e rëndë, ku Spasi u plagos rëndë. Shokët e tij e çuan te pusi dhe i pastruan plagët me ujin. Kështu ato u shëruan. Atëherë pjesëmarrësit e çetës e quajtën këtë burim me emrin e udhëheqësit të tyre, që ta përhapin famën e tij. Shërimi i plagëve e ka shpjegimin e vet. Disa inxhinierë - kimikë nga Instituti i Stara Zagorës punonin për Kombinatin për prodhim çeliku. Me kërkesën time ata i bënë ujit të pusit një analizë të hollësishme mikrobiologjike. Analiza konstatoi kategorikisht se ai është nga grupi i ujërave minerale. Atje nuk ka aspak mikroorganizma dhe është si uji i destiluar. Prandaj ky ujë i ka dezinfektuar plagët e Vojvodës Spas.”
Dorëshkrimet më të vjetra, ku përmendet emri i pusit, janë që nga shekulli XV. Ato janë të dy vëllezërve Georgi dhe Panço Duraliev. Ata disponojnë një defter familjar, ku ruhet kujtesa e fisit në vazhdim të 5 shekujve. Shkrimet e fundit janë që nga viti 1943. Ja akoma hollësi për “Pusin e Spasit”:
“Monedha më e vjetër e gjetur në fund të pusit është e argjendtë dhe është nga koha e trakëve. Në njërën anë është imazhi i Dinonisit – Zoti i Verës dhe Vreshtarisë. Në anën tjetër është Herakliu – një trim i madh në mitologji, i njohur për forcën e tij të madhe dhe për 12 veprat e tij heroike, njëra prej të cilave është beteja me luanin. Në monedhë ai është pa veshje, në derën e djathtë ka një topuz, kurse në atë të majtë – lëkurë prej luani. Një monedhë tjetër është nga shekulli I para Krishtit, ajo është prerë në ishullin Thasos, rreth këtij shekulli është datuar një denar i argjendtë romak, si dhe akoma disa monedha romake dhe bizantine nga një periudhë më e vonshme. Ka gjithashtu një monedhë nga Mbretëria e Dytë Bullgare, e prerë gjatë udhëheqjes së Mbretit Ivan Asen II. Këtu gjenden edhe monedha nga Mbretëria e Parë Bullgare – pronësi e Muzeut Historik Kombëtar. Ndër sendet e gjetura ka një kryq antik prej sedefi, ku shihet Jisu Krishti, disa zbukurime të tjera, si dhe artefakte të keltëve. Edhe sot e kësaj dite njerëzit vazhdojnë të hedhin monedha në “Pusin e Spasit”. Ndoshta një pjesë prej tyre do të zbulohen në të ardhmen. Gjithçka që kemi gjetur deri tani tregon se ky ka qenë një vend i shenjtë që në kohërat më të lashta."
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal dhe sabori.bg
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena,..