Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti i Turqisë zhvilloi një miting paraelektoral në Sarajevë

Foto: BGNES

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbajti në Sarajevë një fjalim paraelektoral para mijëra shtetasve turq, të cilët erdhën posaçërisht për këtë nga shtete të ndryshme evropiane. Presidenti zgjodhi të kërkojë përkrahjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 24 qershor, pikërisht në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, sepse shtetet evropiane, ku jetojnë shumë turq – Gjermania, Austria dhe Holanda, i refuzuan të zhvillojë agjitacion paraelektoral në territoret e tyre. Në shenje mirënjohjeje ndaj autoriteteve boshnjake Erdogan e caktoi vendin si “shembull për demokracinë” për shtetet e tjera evropiane, të cilët nuk i lejuan atij të organizojë fushatë paraelektorale aty. Në fjalinë presidenti u bëri apel përkrahësve të marrin pjesë aktive në politikën evropiane si një mënyrë për zbutjen e qëndrimit antiturk në shtetet ku banojnë.


Athina nuk e pranon emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë

Foto: BGNES

Qeveria greke shpalli, se vendimi për emrin e Maqedonisë duhet të arrihet në përputhje me propozimet e të dërguarit special të OKB-së Matju Nimic mbi bazë të emrit të përbërë, i cili të përfshijë caktim gjeografik ose kronologjik. Në këtë kontekst emërtimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë” nuk është e pranueshme për Athinën. Pas këtij reagimi Maqedonia e Sipërme dhe Maqedonia e Re prapë kthehen në tryezën e bisedimeve si variantet më të mundshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, komentuan mediat greke. Sipas tyre Athina mund të kthehet te emrat “Maqedonia e Sipërme” ose “Maqedonia e Re”. Përveç këtyre emrave kohët e fundit Matju Nimic ofron edhe “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, “Republika Maqedonia e Veriut” dhe “Republika Maqedonia (Shkup)”. Më 24 dhe 25 maj ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Dimtrov dhe Nikos Koxias do të takohen në Nju Jork në praninë e ndërmjetësit.


Mijëra kroatë protestuan kundër aborteve

Foto: BGNES

Afro 10 mijë kundërshtarë të aborteve organizuan në Zagreb “Marsh për jetën”, duke mbajtur parulla “Unë nuk jam zgjedhje, por fëmijë”.  Mijëra të tjerë protestuan në Split dhe Rieka. Policia arrestoi më se 20 mbrojtës të të drejtave të grave, të cilët u përpoqën të bllokojnë demonstratat kundër aborteve. Aborti në Kroaci është i ligjshëm deri në javën e 10-të të barrës, në përputhje me një ligj miratuar në vitin 1978. Vjet Gjykata Supreme e vendit hodhi poshtë apelet për ndalimin e aborteve. Në të njëjtën kohë ajo rekomandoi, që parlamenti të miratojë një ligj të ri për abortet duke evidentuar, se legjislacioni në fuqi është i vjetruar. Mbrojtësit e të drejtave të grave kanë frikë, se kjo mund të bëhet shkak për ligje më restriktive, të cilat do të bëjnë që aborte të bëhen më vështirë.


Presidenti serb nuk është optimist për Kosovën

Foto: BGNES

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranoi, se nuk është optimist përsa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën. Në një intervistë për botimin spanjoll “El Pais” ai komentoi, se kjo çështje nuk është e lehtë për zgjidhje, sepse edhe tani ka shumë urrejtje. Serbia do të vazhdojë të bëjë përpjekje për gjetjen e kompromisit, theksoi zoti Vuçiç në intervistë. Në të njëjtën kohë ai shtoi, se nuk mund të garantojë që edhe pala tjetër do të bëjë po këtë.


Presidenti malazez bëri be, opozita e bojkotoi

Foto: blic.rs

Millo Xhukanoviç u betua si president në Cetine dhe zyrtarisht hyri në detyrë. Kreu i porsazgjedhur i shtetit tha, se do t’ia kushtohet mbrojtjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Malit të Zi dhe afirmimit të tij si një shtet civil, demokratik, ekologjik, shoqëror, bazuar mbi superioritetin e ligjit. Në ceremoni u ftuan anëtarët e qeverisë, klerikë, rektorët e universiteteve, anëtarë të korpusit diplomatikë, atashe ushtarake, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Opozita e bojkotoi betimin.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD