Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festivali i byrekut rreckaman” e rikthen gëzimin në fshatin Vërbica

БНР Новини

Fshati Vërbica ndodhet në pjesën qendrore të Bullgarisë Veriore. Infrastruktura e regjionit është në gjendje të keqe, koha i ka rrëzuar shumë prej shtëpive në fshat, në të cilat prej vitesh askush nuk jeton. Ndërtesat e shkollës dhe kopshtit të fëmijëve janë të mëdha, por fëmijët në to çdo vit bëhen më pak. Ndoshta ky vit shkollor do të jetë i fundit për shkollën e fshatit, pastaj edhe godina e saj do të boshatiset. Gjysma e popullsisë së Vërbicës janë bullgarë, gjysma tjetër – romë – rreth 500 vetash, е shumica prej tyre janë pensionistë. Të rinjtë ikin në qytetet e mëdha apo jashtë shtetit dhe rrallë kthehen. Larg fshatit i rritin fëmijët e tyre. Rruga e keqe, e cila e çon udhëtarin deri tek Vërbica është akoma një pengesë për vendasit dhe për vizituesit. Fshati nuk është larg qyteteve më të mëdha – vetëm 25 kilometra është distanca deri në Gorna Orjanocica dhe Veliko Tërnovo.

СнимкаDëshirën dhe ambicien për të gjallëruar jetën e fshatrave i shikojmë në idenë për një festival të ri, të propozuar nga Anelija Dimitrova – drejtoresha e Vatrës vendore të kulturës. “Toka e fshatit Vërbica është e madhe dhe shumë pjellore. Këtu rrisim misër, grurë, sojë, bizele dhe kultura të tjera. Pothuaj s’kemi vite të këqija bujqësore” – tregon Anelia Dimitrova. Që nga fillimi i punës së saj në vatrën e kulturës ajo nuk pushon të mendojë për këtë se si mund ta bëjë jetën e njerëzve më të mirë dhe më të lumtur. Është e bindur se jeta në fshatin e tyre nuk është e mërzitshme dhe vendasit kanë nevojë për pak inkurajim. Ata kanë nevojë vetëm t’i tregojnë dikujt punën dhe aftësitë e tyre. Kështu shfaqi ideja për një festival, kushtuar gatesës më të parapëlqyer bullgare – byrekut. Secili e di se byreku më i mirë është ai i bërë në shtëpi, me kore të plasaritur, e cila kërcet në gojë, dhe prandaj me pak humor e kanë quajtur ngjarjen e tyre “Festivali i byrekut llacaman”. “Në fshatin tonë byreku bëhet me raste të ndryshme – që nga Krishtlindjet deri në ditën e Shën Pjetrit, kur kemi djathë të freskët” – tregoi Anelia Dimitrova.

Снимка

Gratë vetë i gatuajnë petat në mënyra të ndryshme – i hapin, i tëhollin, i shtrijnë, i tërheqin. Mund të jenë të holla apo të trasha. Dhe shija e byrekut gjithmonë është e mrekullueshme. S’ka asgjë më të mirë se ushqimi i gatuar në shtëpi nga duart e bullgarit. Në Vërbica s’kemi një recetë karakteristike për byrek, por secila nikoqire përpiqet ta bëjë byrekun më të mirë dhe eksperimenton. Dëshironim të bënim diçka të ndryshme, të mos jemi si të tjerët – zakonisht festivalet janë muzikore apo folklorike. E përfshimë këtë element kulinar. Dhe pse jo, pasi byreku është aq i parapëlqyer në Bullgari. Ai mbretëron në tryezën tonë gjatë të gjitha stinëve të vitit."

Снимка

Sivjet Festivali i byrekut rreckaman u zhvillua për herë të pestë në pjesën e dytë të muajit maj. Në vitet e para kanë marrë pjesë vetëm mjeshtre nga fshati, por pak nga pak festivali është bërë më i madh dhe më i larmishëm. Vitin e kaluar në të kanë marrë pjesë 14 ansamble nga 8 bashki të Bullgarisë. Duket se rruga është e drejtë dhe kjo është mënyra, në të cilën mund të gjallërohet fshati. “Gjithmonë para festës lutemi për mot të mirë, sepse një aktivitet i tillë nuk mund të zhvillohet në ambient të mbyllur” – tha Anelia dhe vazhdoi:

Снимка

Kur janë shtruar tryezat e gjata, kur ka skenë për folklor autentik, kur njerëzit hedhin valle, siç është tradita bullgare, atëherë ndiejmë atmosferën e festës. Ndoshta shumë njerëz nuk do të më besojnë, por unë jam e bindur se njerëzit në fshat jetojmë më mirë sesa ata në qytetin e madh. Njerëzit këtu ndihmojnë më shumë njëri-tjetrin, mblidhen shpesh, punojnë dhe argëtojnë së bashku, por e keqja është se ata bëhen gjithnjë e më pak” – tha drejtoresha e vatrës së kulturës në fshatin Vërbica Anelia Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD