Me rastin e 24 majit – Festës së Shkrimit Sllav dhe të Kulturës Bullgare, që të njëjtën ditë në galerinë e kryeqytetit “Gifted Sofia” u hap një ekspozitë ndërkombëtare kushtuar alfabetit cirilik në graffiti. Aktiviteti organizohet për të dytin vit me radhë, kurse mbikëqyrësi i ekspozitës është Aleksi Ivanov – “street-art” artist i njohur në rrethet grafiti nga qyteti Varna, autor i konceptit për ekspozitën “Alfabeti cirilik – graffiti nga “A” deri në “Я” (”A” është shkronja e parë e alfabetit bullgar, kurse “Я” – shkronja e fundit).
“Në vitin 2017 ekspozita përfshinte vetëm graffiti-artisë bullgarë dhe gëzoi një interes të madh. Sivjet Aleksi Ivanov vendosi ta zgjerojë rrethin e autorëve dhe përfshiu krijues nga Maqedonia, Serbia, Ukraina, Rusia, Greqia dhe Lituania - na tregoi piktori në mjedisin uraban Nikollaj Petrov, pjesëmarrës në realizimin e ekspozitës. – Aleksi Ivanov që prej kohe e studion alfabetin cirilik në graffiti. Ai ekziston që prej mjaftë kohe në të gjitha vendet, të cilat aktualisht marrin pjesë në këtë ekspozitë. Pikërisht atje ka lindur ideja që të paraqitet alfabeti cirilik dhe të tregohet një këndvështrim tjetër, më modern ndaj diçka, të cilën ne zakonisht e konsiderojmë si të vjetër, madje arkaike. Mirëpo, unë mendoj se kjo është një gjë e vjetër dhe prandaj është e vlershme, për këtë arsye duhet të gjejmë mënyra për ta zgjatur jetën e tij, ta interpretojmë me gjuhën e kohës së re, me gjuhën e ditës së sotme.”
Sot një gjuhë e tillë janë të ashtuquajturat graffiti. Si subkulturë ky lloj arti u përhap realitivisht vonë në Bullgari – në fund të viteve 90 të shekullit XX. Deri në vitin 2002-2003 zhvillimi ishte mjaftë i fuqishëm, niveli u rrit, Bullgaria doli në skenën evropiane dhe bëri përshtypje. Mjaftë artistë udhëtonin për shfaqje të ndryshme, emrat e tyre dihen dhe stili i tyre është i njohur jashtë territorit të vendit. Sot vëzhgohet një valë e re prej krijuesish të rinj të kësaj rryme në Bullgari. Ata punojnë më vete (writers), ose përfshihen në ekip nën një emër (crews).
Sipas konceptit të ekspozitës ajo duhet të paraqesë artistë, të cilët krijojnë në sferën graffiti, të hapësirës së qytetit dhe të cilët kanë punuar me alfabetin cirilik në të kaluarën, ose po punojnë në momentin e tanishëm dhe e përdorin aktivisht në krijimtarinë e tyre. Sipas vendimit të organizatorëve të ekspozitës, duhet të rikrijohen në graffiti 30 shkronjat e alfabetit bullgar dhe shkronja "Э" e alfabetit rus.
“Autorët u ftuan për të përdorur dhe pikturuar shkronjën e parë të pseudonimit të tyre, ose po të kenë dëshirë të krijojnë një shkronjë tjetër – na shpjegon Nikollaj Petrov. – Çdo një shkronjë është realizuar nga një artist i ndryshëm. I vetmi kufizim është formati – A4. Nuk ka kufizime për ngjyrat, stilet, teknikën etj.”
Në fakt graffiti nuk janë thjeshtë mbishkrime me ngjyrë të ndryshme, ose piktura në hapësirën urbane.
“Graffiti do të thotë liri – liri të shprehjes, të interpretimit, liri në kuptimin e plotë të fjalës sa i përket këtij arti. Mund ta shprehësh vetveten lirisht pa aspak kufizime” – është i bindur Nikollaj Petrov.
Ekspozita “Alfabeti cirilik – graffiti nga “A” deri në “Я”, ku mund ta shihni këtë liri të shprehjes, shumëllojshmërinë e mjeteve të shprehjes dhe koloritin dhe vendimet origjinale krijuese, do të vazhdojë deri më 5 qershor.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Desisllava Semkovska
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..