Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Sipas Greqisë nuk ka rrezik nga ana e Rusisë për Ballkanin

Foto: BGNES

Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Jorgos Katrougalos deklaroi se vendi i tij nuk mendon se Rusia është një fuqi armiqësore dhe sipas tij nuk ka rrezik për Ballkanin nga ana e Moskës, citoi fjalët e tij TASS. Z. Katrougalos e bëri këtë deklaratë me rastin e një deklarate të sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo se Rusia përpiqet t’i forcojë me agresion pozitat e saj në Ballkan dhe se administrata amerikane do t’i kundërvihet kësaj. Athina preferon dialog mes Bashkimit Evropian dhe Moskës dhe jo sanksione kundër Rusisë, tha gjithashtu Zëvendësministri dhe shtoi se si anëtar i BE-së Greqia është e detyruar t’i ruajë sanksionet.


Pushtetarët në Malin e Zi i fituan zgjedhjet lokale

Foto: antenam.net

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në pushtet në Malin e Zi arriti një fitore bindëse në zgjedhjet bashkiake. Kjo u bë e qartë pas numërimit të të gjitha fletëvotimeve. Sipas të dhënave të Qendrës së Monitorimit të Tranzicionit Demokratik, DPS është e para edhe në 6 prej gjithsej 10 bashkive në vend. Në kryeqytetin Podgoricë DPS grumbulloi 47.9 për qind prej votave, kurse koalicioni në opozitë “Podgorica për shekullin e XXI”, i formuar nga partitë “Demokratët” dhe URA, ka gjithsej 25.5 për qind. Partitë në opozitë ankohen nga shkeljet e shumta, kurse DPS e akuzon opozitën se “e ka penguar votimin dhe i provokon votuesit”.


Në zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë konkurrojnë mbi 70 parti

Foto: strategic-culture.org

Agjencia Hina njoftoi se gjithsej 72 parti politike dhe 39 kandidatë të pavarur kanë parashtruar dokumente për pjesëmarrje në zgjedhjet e përbashkëta në Bosnjë e Hercegovinë, të planifikuara për datën 7 tetor. Deri në 9 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i ripohojë kandidaturat, të cilat u përgjigjen kushteve. Deri tani ka dy kandidatë të Presidencës kolektive, të cilat ta përfaqësojnë bashkësinë myslimane në vend. Të nominuarit për këtë post janë Denis Beçiroviç nga Partia e Veprimit Demokratik. Zhelko Komshiç, kryetar i Frontit Demokratik, është nominuar për anëtar kroat të Presidencës trepalëshe.


Mediat greke: Nuk ka tym të bardhë edhe pas bisedimeve të fundit për Maqedoninë

Foto: BGNES

“Pa tym të bardhë pas bisedimeve dyditore në Nju Jork, bisedimet midis dy ministrave po vazhdojnë në Bruksel” – zakonisht ky është komenti në mediat greke për raundin e ri të bisedimeve midis ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe të Greqisë. Citohet deklarata e ndërmjetësit të OKB-së Matthew Nimetz, ku ai thotë se tema e emrit të ri të Maqedonisë nuk është shtruar në tryezën e bisedimeve. Mediat greke flasin për emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” si një vendim i mundshëm.


Filluan festimet e përvjetorit të 1000 të Kryepeshkopatës së Ohrit

Foto: BGNES

Në Maqedoni filluan festimet e përvjetorit të 1000 të krijimit të Kryepeshkopatës së Ohrit. Festa qendrore do të zhvillohet në katedralen “Shën Sofja” në Ohër. Në ceremoninë solemne me rastin e jubileut të madh do të mbajnë fjalim Kryetari i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopi i Maqedonisë Stefan, Tërëshenjtëria e tij Mitropoliti Timotej i Peshkopatës së Kiçevos, Presidenti i shtetit George Ivanov dhe Kryeministri Zoran Zaev. Mbijetesa mijëvjeçare e Kryepeshkopatës së Ohrit, si një prej festave më të rëndësishme jubilare për shtetin dhe popullin maqedonas, do të shënohet me shumë aktivitete kulturore, shkencore, arsimore dhe sportive.


Rexhep Erdogan u bëri thirrje turqve që t’i këmbejnë të gjitha paratë e tyre në lira turke

Foto: BGNES

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan u bëri thirrje shtetasve turq që t’i këmbejnë të gjithë dollarët dhe eurot e tyre në lira turke, që të përballohet ulja e madhe e lirës. Deri në momentin e tanishëm ajo këmbehet 20 për qind në krahasim me dollarin amerikan sesa para një viti. Banka Qendrore turke vendosi ta rritë përqindjen e saj tregtare të interesit me 300 për qind në takimin e ngutshëm më 23 maj, pasi lira u ul me 5 për qind kundrejt dollarit amerikan.


Protesta kundër qeverisë në Tiranë

Foto: BGNES

Në Tiranë disa mijë simpatizantë të opozitës shqiptare morën pjesë në protesta kundër qeverisë me kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të Ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj. Demonstruesit udhëhiqeshin nga lideri i partisë kryesore opozitare në Shqipëri, Partia Demokratike. Opozita e akuzon Kryeministrin për lidhje me kriminalitetin e organizuar, kurse Ministrin Xhafaj se e ka fshehur veprimtarinë kriminale të vëllait të tij Agron, i cili u dënua në Itali për trafikim narkotikësh gjatë vitit 2002. Pas një presioni të fuqishëm nga ana e shoqërisë javën e kaluar Agron Xhafaj shkoi në Itali, ku u dorëzua tek autoritetet italiane.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD